Acarohet situata në derbi, lojtarët përleshen në fushën (VIDEO)

253
Sigal

Një skenë e shëmtuar u regjistrua në derbin e Izrealit, mes Makabi Haifas dhe Hapoel Haifas, që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve të Makabit.

Teksa gjyqtari sinjalizoi përfundimin e sfidës, në këto moment shpërtheu një përleshje masive, ku morën pjesë lojtarët e dy ekipeve, stafet teknike dhe lojtarët e stolit.

Shkak për këtë përleshje janë bërë ngacimet e stolit të Makabit, kundrejt kundërshtarëve, duke provokuar nervat e këtyre të fundit me thumbime dhe ofendime. Reagimi i futbollistëve të Hapoelit ka qenë tepër impulsiv, teksa pamjet e sherrit janë duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.