Presidenti Meta: Në 25 prill, Shqipëria do të zgjedhë perëndimin, hallet nuk na i zgjidhin ndërkombëtarët

198
Sigal

Në vijim të intervistës, Presidenti Meta u shpreh se në zgjedhjet e 25 prillit, Shqipëria do të zgjedhë rrugën e perëndimit dhe se hallet që kemi brenda shtetit tonë nuk na i zgjidhin dot ndërkombëtarët.

Pjesë nga intervista:

25 prilli është dita e demokracisë. Është dita e ndarjes nga shpopullimi. Është dita kur populli rimerr sovranitetin e tij. Është mision patriotik pjesëmarrja në zgjedhje. Fuqia e popullit është vetëm vota!

Një nga ata qe ka problem me drejtësinë amerikane është Kryeministri aktual që shkoi në SHBA i maskuar si grua për të bërë një foto me Presidentin amerikan. Vota e shqiptarëve do mbrohet me çdo çmim!

Mjerë çdo bandit dhe oligark, që angazhohet për ta prekur atë!

Kupa është mbushur, tani duhet thyer!