A do të jetë Gianni de Biasi trajneri i ri i Kosovës? Ja si përgjigjet italiani që shkroi historinë me Shqipërinë

Federata e Futbollit e Kosovës nuk e ka kontaktuar Gianni de Biasin për ta ulur në stol. Felix Magath, Ëalter Zenga dhe braziliani, Roberto Carlos – janë opsionet më reale për ta marrë drejtimin e ‘Dardanëve’.

Kombëtarja e Kosovës është vënë pas një emri për ta ulur në stol, pas shkarkimit të Bernard Challandes.

Sigal

Menjëherë pas shkarkimit të trajnerit zviceran, janë përmendur shumë emra për të marrë drejtimin e “Dardanëve”, në mesin e tyre edhe emri i njeriut që shkroi histori me Shqipërinë, Gianni de Biasi.

Gazeta Express e ka kontaktuar ish trajnerin e Kombëtares shqiptare, i cili nuk ka hezituar që të jap një përgjigje lidhur me spekulimet që e lidhin me Kosovën.

Duke treguar se ka kontratë me Azerbajxhanin, De Biasi lavdëroi organikën e Kosovës.

“Sapo kam arritur në Baku nga Beogradi. Deri tash nuk më ka kontaktuar askush. Unë kam kontratë me Azerbajzhanin deri më 30 nëntor dhe nuk është e ndershme të flas për Kombëtaret tjera. Megjithatë, mund të them se Kosova e ka një ekip të mirë/shkëlqyeshëm”, tha De Biasi.

Kryetari Agim Ademi menjeherë pas shkarkimit të Challandes, ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim mund të ketë risi sa i përket trajnerit të ri.

Favorit për ta marrë postin e selektorit të Kosovës është trajneri gjerman, Felix Magath. 68 vjeçari Magath është pensionuar nga roli i trajnerit, por mund të rikthehet për “Dardanët”.

Ndërkohë, burimet tregojnë se në opsion janë edhe trajneri italian Walter Zenga dhe ai brazilian, Roberto Carlos – legjenda e Real Madridit.