Vdes ish-drejtori i centralit bërthamor të Çernobilit

143
Sigal

Ish-drejtori i centralit bërthamor të Çernobilit, Viktor Briukhanov, ka vdekur. Ai ishte në krye të uzinës nga fillimi i saj deri në ngjarjen e 26 prillit 1986, i cili ishte aksidenti më i madh bërthamor në histori.

Viktor Bryukhanov ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, u njoftua nga shërbimi për shtyp i termocentralit bërthamor të Çernobilit.

“Stafi dhe menaxhmenti i termocentralit bërthamor shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e të ndjerit,” thuhej në deklaratë, pa specifikuar se ku ai vdiq ose shkakun e vdekjes. Dihet se ish-drejtori i termocentralit bërthamor të Çernobilit jetonte në Kiev.

Bryukhanov u emërua drejtor i centralit bërthamor të Çernobilit para se të ndërtohej në vitin 1970. Ai ishte fillimisht përgjegjës për ndërtimin dhe më pas për funksionimin e termocentralit bërthamor. Pas aksidentit, ai u hoq nga menaxhimi i termocentralit bërthamor dhe u dërgua në gjyq. Bryukhanov u dënua me dhjetë vjet burg, ndërsa në vitin 1992, u lirua.