E kryer/ Laçi i “rrëmben” Tiranës talentin e Shpresave të Shqipërisë

44
Sigal

U përfol shumë kohët e fundit për një kalim të tij tek Tirana, por mesa duket Agan Majki e ka bërë zgjedhjen e tij.

Mbrojtësi 20-vjeçar i Kombëtares sonë së Shpresave duket se ka vendosur ti bashkohet ekipit të Laçit.

Një goditje në merkato për kurbinasit duke përforcuar kështu repartin e mbrojtjes.

Kujtojmë që Mjaki ka qenë pjesë edhe e skuadrës së moshave të Groningen në Hollandë.

Teksa së shpejti pritet edhe zyrtarizimi nga klubi kurbinas për këtë afrim.