Aksident në Fier/ Makina përplas motorin, plagoset një person dhe përfundon në spital

185
Sigal

Një aksident rrugor u shënua mbrëmjen e kësaj të mërkure në Fier në vendin e quajtur “Mbrostar Ura”.

Një makinë tip “Benz” me shofer shtetasin me iniciale E.S. ka përplasur një motor, e për pasojë është plagosur drejtuesi i saj.

Ai u dërgua në spital ku aktualisht është nën kujdesin e mjekëve pa plagë serioze.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth 20:15, në vendin e quajtur “Mbrostar Ura” shtetasi E. S duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një motomjet dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.