A do të jetë gati Dybala për ndeshjen ndaj Interit? Ja si përgjigjet Max Allegri

153
Sigal

I dëmtuar në ndeshjen kundër Sampdoria (fitore 3-2) në fund të shtatorit, Paulo Dybala ka qenë jashtë fushave që prej asaj kohe. Një mungesë me peshë për Juventusin pasi sulmuesi argjentinas kishte shënuar 3 gola dhe kishte dhënë 2 asiste në 6 ndeshje. Në një konferencë shtypi para sfidës me Zenit, trajneri i bardhezinjëve, Massimiliano Allegri foli në lidhje me situatën e futbollistit 27 vjeçar.

Nëse nuk do të luajë kundër rusëve, ka shpresë se do të kthehet kundër Interit këtë të diel. Massimiliano Allegri preferoi të ishte evaziv në këtë temë: “Dybala po bën mirë, por ende nuk është stërvitur me ekipin. Me siguri do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Interin.” Ndeshja e së dielës? “Nuk ka kuptim të flasim për të tani, kemi një tjetër ndeshje para.”