Dhunohet sulmuesi i Laçit, Arturo Rexhinaldo

586
Sulmuesi nga Mozambiku i Laçit, Arturo Rexhinaldo, mësohet se është dhunuar barbarisht gjatë ditës së djeshme në Kamëz. Ai bashkë me partneren e tij ju drejtuan policisë, por burimet bëjnë dije se ende nuk është bërë një zyrtar kallëzim nga ana e futbollistit. Dje, në portalet e ndryshme sportive në Shqipëri, Rexhinaldo ka hezituar të japë shumë hollësi për dhunën ndaj tij, por edhe hipotezat kanë filluar të “flasin”. Gjithçka për këtë rast, mendohet se lidhet me jetën jashtë futbollit të luajtur.
Sigal