Yllka Mujo dhe Ermira Hysaj sjellin dramën” Mes çarçfafëve” më 29 shtator

219
Sigal

E madhja Yllka Mujo dhe magjikja Ermira Hysaj në dramën “Mes çarçafëve” të enjten më 29 shtator, në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve

Teatri Shëtitës “Çajupi” sjell këtë sezon artistik shfaqjen teatrore “Mes çarçafëve”. Dramë e shkruar nga Jordi Mand dhe e inskenuar nga Kiço Londo, “Mes çarçafëve” vjen nën interpretimin brilant të dy aktoreve Yllka Mujo dhe Ermira Hysaj. Vepra teatrore do të jetë mbrëmjen e datës 29 shtator në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve, në orën 20:00. Dy aktoret pikturojnë me mjeshtëri thelbin e mrekullueshëm të kësaj vepre të artit dramatik dhe artdashësit mund ti shohin në role mbrëmjen e së enjtes. Pas Tiranës kjo vepër pritet që të jetë në ditët e para të muajit tetor edhe në skenën e qytetit të Korçës. Bazuar në veprën e Jordi Mand, skenografia është e vendosur në një klasë të vitit të tretë dhe rrëfen përballjen e një nëne me mësuesen e djalit, që ka krijuar lidhje me të shoqin. Regjisori dhe dy aktoret përdorin teknikën e njohur të ekspozicionit për të përcjellë emocionet e forta. Vepra teatrore përkthyer nga Artur Lena dhe me regji të Kiço Londos ka qenë dhe në skena të tjera në vend më parë, ku është mirëpritur nga publiku. E shkruar nga Jordi Mand, me regji të Londos pjesa teatrore ka dialogje të forta dhe na vë përballë Terezën, një mësuese të re dhe Marion, nëna e njërit prej nxënësve. Këtu fillon pjesa, e cila ka një logjikë therëse emocionale. Këtë sezon që ka nisur vepra rikthehet për publikun në Tiranë, ku do të jetë një mbrëmje në sallën “Black Box”, por Teatri Shëtitës “Çajupi”edhe në sezonin artistik që kaloi zhvilloi një aktivitet artistik të suksesshëm me shfaqje të ndryshme teatrore. Jo vetëm në skenat e Tiranës, por edhe në skena të qyteteve të tjera shfaqjet janë mirëpritur, duke marrë vlerësimin e publikut.

Ngjarjet në shfaqje

Është fundi i një mbrëmjeje takimi me prindër. Tereza, mësuesja e re, është gati të mbledhë sendet personale e të niset për në shtëpi, kur shfaqet Marion, nëna e njërit prej nxënësve, që do të zhvillojë një bisedë në lidhje me djalin e saj Aleks. Kjo është diçka e beftë për Terezën, meqë Marion nuk ka kërkuar takim dhe gjithsesi, të gjitha bisedat e mëparshme mbi Aleksin, Tereza i ka pasur me babanë e tij, Kurtis, bashkëshorti i Marion. Marion është krejt në dijeni të lidhjes së tyre dhe kjo gjë e ka indinjuar. Madje më tepër se kaq. Aleks është një fëmijë me nevoja të veçanta, nga ato, që duken si rast serioz i mungesës së aftësisë për t’u përqendruar dhe Marionës nuk i pëlqen të mbetet jashtë qarkut të tij. Ajo padyshim që nuk e pëlqen deklaratën e Terezës, që si mësuesja e Aleksit, ajo shpenzon më tepër kohë me të sesa nëna e tij, e cila është një grua në karrierë, dhe prandaj e kupton më mirë atë. Por gjëja, që nuk i pëlqen fare, është zbulimi, që ka bërë kohët e fundit, i cili del në pah nga disa ndeshje verbale fillestare, nga ku mësojmë, se bashkëshorti i saj dhe Tereza janë të dashuruar. Kjo, plus puna me emaile dhe letra të shkruara, shkon për llogari të kuptimit të titullit.