Xhevat Lluri, i paharruari!

21
Sigal

Dragua Shehu: Se njeriu nuk vdes kur mbulohet me dhe! Në kujtim të 3-vjetorit të ndarjes nga jeta të intelektualit dhe atdhetarit, Xhevat Lluri. Jeta, shkollimi, aventura për të shkruar librin e jetës deri tek aktivizimi në punët shoqërore, si pasardhës veteran.Shënimet e fundit të Xhevatit: Duke kërkuar varrin e nënës!

…Se njeriu nuk vdes kur mbulohet me dhe’…

… po kur harrohet!…

Xhevat Lluri, u lind, u rrit dhe u edukua në shkollë në ambiente patriotike, ai u qëndroi besnik dhe mbrojtës i këtyre idealeve, Xhevati thoshte se patriotizmi nuk është vetëm “dyfeku dhe lufta” po është dhe dija dhe shkollimi, ndaj Xhevati eci në rrugën e dijes pa u lodhur, ku u bë një kuadër jurist i talentuar i saj, kurse unë inxhinierinë.

 

Nga Dragua Shehu

“…Do ta ruaj të fshehtë nga Lejlaja aventurën, për të shkruar librin e jetës sonë, ndryshe ajo nuk do të më lërë, të fshehtat kanë bukurinë dhe magjinë e tyre ?!…

 I dashur Xhevat…

Vdiqën, disa pa u thënë bashkë me Ty!…

Në këto tre vjet, pa ja thënë Lejlasë, Anilës, Blertës dhe Elbarës… Mbase Lejla  nuk do të lejonte të botoheshin. Tani… Qetësi!?

Jo i dashur Xhevat, me Inicjativën  e Lejlasë, Anilës, Blertës dhe Elbanës u botua gjithë ky Libër, që për mua do të qe një botim i rrallë dhe pse jo do ta quaja. Një Ko+ODIK TË SHENJTË, si në formë dhe në përmbajtje, në familjen e madhe  “Lluri ”.

Vetëm  me fotot e këtij libri, që janë një histori e gjallë dhe dokumente të gjalla, për Prongjinë dhe gjithë krahinën, do të mjaftonin për historikun.

Edhe pse jam  5 vjet  më i madh nga  Xhevati vazhdoj të shkruaj…Megjithatë më vjen  keq që shkruajta për Ty! Të mbaj mënd si Njeri me zemër të madhe! Ndonëse unë s’kam lindur në Progji si Xhevati, e shumë gjera nuk i di, prandaj më duhet të hap “Një dritare… “

-“Vëndlindja ime dhe prejardhja, është nga Tepelena. Klasën e dytë fillore e kam kryer në fshatin Prongji, në vitin 1941-1942, bashkë me motrën e madhe  Hatixhen, që ishte në klasë të tretë, pas luftës italo-greke. Në këtë kohë, babai im Reshat Shehu ka qënë Kryetar Komune në Prongji dhe Sekretar i saj ka qenë Siri  Çarçani nga Fushëbardha. Familja jonë banonte në shtëpinë e patriotit  Emin Zogu, në qëndër të fshatit. Emini ishte invalid, kishte fëmijë të rritur në shkollë Çarçanin dhe Zenepen, që ishte më e madhe shkonte në shkollë me motrën tonë në klasë të tretë. Shkolla atëhere ishte në lindje të fshatit, Ruzhdiun dhe Pertefin, djemtë e Majko  Llurit i mbaj fare pak mënd. Familja Lluri dhe Zogu, kishin miqësi familjare. Me Çarçan Zogun e kemi  ruajtur shoqërinë deri vitet e fundit. Në këto vite sa kish filluar Lufta Nacional Çlirimtare. Babai im qe pjesë e saj. Disa herë është arestuar për lidhjen dhe bashkëpunimin me Bedri Spahiun, Tahir Kadarenë, Seldi Haxhialinë, Shefqet Peçin etj. Shtëpia jonë u bë bazë dhe çerdhe  partizanësh si gjithë Prongjija dhe  fshatrat për rreth. Edhe tani pas mëse 80  vitesh mbaj mënd familjet e lidhura me Luftën si Hamza Makashi, familja e Emin Zogut, Gani Aloçit, familjen e Majko Llurit, Ligajt, Shkreli e të tjerë.

Xhevat Lluri, u lind, u rrit dhe u edukua në shkollë po dhe në këto ambjente patriotike, ai u qëndroi besnik dhe mbrojtës i këtyre idealeve, nga ish mbeturinat neofashiste e ballistët, që ende mbrojnë me fanatizëm bëmat tradhëtare ndaj, Shqipërisë dhe Popullit Shqiptar.

Prongjiotë dhe fshatrat për rreth e njohin mirë historinë e tyre, njihet mirë pushtimi turk, luftën patriotike të krahinës së Gjirokastrës, Kardhiqit dhe e gjithë Labërisë, të Çerçiz Topullit, Bajo Topullit, Bajram Ligut dhe shumë patriot të tjerë. Njihen mirë dhe luftrat ndaj andartëve grekë dhe barbarizmi i tyre në këtë krahinë.

Xhevat Llurri nuk studioi për histori. Po historinë e krahinës dhe  njerëzit i njihte mirë, historinë e mësoi nga babai nga fisi i vet, nga Prongjia dhe  fshatarët e tjerë. Xhevati thoshte se patriotizmi nuk është vetëm “dyfeku dhe lufta po është dhe dija dhe shkollimi, ndaj Xhevati eci në rrugën e dijes pa u lodhur.

Pas mbarimit  të shkollës fillore mbaroi dhe 7 –vjeçaren në Prongji, ngjiti shkallët e shkollimit me rradhë, mbarroi dhe Teknikumin Bujqësor në Fier. Në teknikumin bujqësor u njohë me Lejlanë me të, do të krijonin  një familje të mbrekullueshme me tre vajzat e tyre  të shkolluara  dhe të edukuara.

Pastaj Xhevati vazhdoi shkollimin e lartë për Ministrinë e Punëve të Brendshme ku u bë një kuadër jurist i talentuar i saj, kurse unë inxhinierinë.
  

Pas daljes në pension, u aktivizua shumë në punët shoqërore, si Pasardhës Veteran. Në këtë organizatë ka qenë drejtues i saj në njësinë nr. 3 të Tiranës. Prongjotët dhe fshatrat përqark njohin mirë historinë e krahinës së tyre dhe veprimtarinë e Xhevatit, që ishte me vlera të mëdha edhe ndaj Shoqatës “Labëria”.

*   *  *

Në Tiranë na ka ribashkuar puna, na rrinjohu edhe Çarçan Zogu. Unë punoja në Presidiumin e Kuvendit  Popullor e ti në Ministri,  u takove dhe me vëllezërit e mi, me Isakun dhe me Fizion Shehun, që edhe ata tani nuk jetojnë më. Gati ishin një moshë me ty të mbanin  mënd që në Prongji…Të kam prezantuar dhe me vëllanë tim Maks Shehun piktor në Pallatin e Kulturës, që ka lindur në Prongji në 31 korrik 1942.

Pastaj koha kur dolëm në pension në proceset demokratike. Më vonë në Komitetin e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇIT “Nder i Kombit”, ku pothuaj së fundi takoheshim për ditë.

Prongjotët dhe fshatrat për rreth njohin mirë historinë e krahinës së tyre. Njohin mirë dhe veprimtarinë e Xhevatit, që ishte me vlera të mëdha edhe ndaj Shoqatës Labëria, njihen tashmë kontributi kryesor i tij, në hartimin e historikut e sidomos në bërjen e sponsorizimin e bustit  të Bajram Ligut në Prongji, korrik 2018.

Sa herë që do e takoja, sidomos vitin e fundit, bisedonim  për probleme shëndetësore familjare …Ishte njeri shumë i dashur, i sinqertë dhe i ndjeshëm. Sa e kërkoje varrin e NËNËS në Zhulat? Do t’i mbushte  syt me lot. “Lëre këtë histori O Xhevat!…”

Këto i ka pasqyruar në mënyrë shumë prekse edhe në Libër. Dihet tashmë tregimi shumë prekës për  varrin e Nënës së tij që nuk e gjeti kurrë! Ka shkruar në Libër, kam shkruar edhe unë…Sa më ka  prekur! Ka shkruar shumë edhe për jetën familjare. Brenda tre vitesh ju ndanë nga jeta tre  motra të mëdha, më vonë dhe  vëllai i madh Ruzhdiu dhe më vonë akoma edhe Pertefi. Po, siç shkruan në Libër: Se, gëzimet janë më të thella se hidhërimet. Për martesat e vajzave; një gëzim tjetër i madh…kur Xhevati me Lejlanë u bënë gjyshër.

E kështu me radhë edhe gëzimet.

Para disa vitesh u takuam rastësisht në Spitalin “ Shefqet Ndroqi”, atje kisha vajzën mjeke, shefe pavioni, biseduam bashkë po ti ishe shumë i shqetësuar, kishe  një problem mjekësor familjar. Pastaj u zgjidh. Dhe ti s’ma harroje kurrë, e ma zije gjithmonë në gojë këtë të mire që të kisha bërë !?

Një herë i thashë për bashkëshorten time që ka ndërruar jetë. Ai u pre! Më fal Drago! Nuk e di, kam qënë jashtë shtetit. Unë e kam njohur vet. Atë mësuese të mrekullueshme  dhe të re në moshë, të “Shkollës së Kuqe”…Eh’ si qënka  Jeta, sa të pa pritura ka !?

S’ka gjë më të mire, kur njeriu që ikën, mbetet i gjallë në zemrat e atyre që lë nga pas!?

Ndaj  të thoshja  e mban mënd ? :

 

Dhe me Lejlën krah për krah, që të rrosh 100 e ca !…


Si ushtarak dhe si kuadër i lartë i përgatitur dhe jurist për më se 20 vjet me radhë në organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhevat Lluri është dekoruar, nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhëra dhe Medalje, me Urdhërin e Shërbimit Ushtarak, me Urdhërin Ylli i Kuq, kl. I, Urdhërin Për Shërbime të Shquara  Shtetërore dhe Shoqërore, etj. Mbas daljes në pension, u aktivizua shumë në punët shoqërore, si Pasardhës Veteran. Në këtë Organizatë ka qenë drejtues i saj në njësinë nr. 3 të Tiranës. Komiteti Kombëtar LANÇI “Nderi i Kombit” E ka nderuar me Titullin më të Lartë, të firmosur nga shokët e tij, Kryetari Rustem Peçi dhe Sekretari i Përgjithshëm Odhise Porodini. Edhe  Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të njësisë nr.3, me kryetar Shefki Velaj.

Dhe Shoqata e Labërisë “Nderi i Kombit” e ka vlerësuar Xhevatin  me Titullin më të lartë “Mirënjohje e Labërisë”.

Edhe Qarku i Gjirokastrës i ka dhënë Xhevat Llurit, Titullin e Lartë:

“Nder i Qarkut të Gjirokastrës, për gjithë veprimtarinë e tij në nxjerrjen e vlerave historike dhe patriotizmin e gjithë krahinës dhe sidomos në përkushtimin, ndaj Legjendës së Labërisë, Bajram Ligut dhe Bustit të tij të vendosur në Vendlindjen Prongji.

Duke prekur fundin e këtij artikulli përkujtimor, dua të bëj dhe një vlerësim për librin:

Përgëzime edhe njëhere për librin model dhe të kohës, natyrisht merita e madhe është e Xhevatit, është e autorit, po në këtë rast edhe pse  në gjëndje të Kov.19, dua të përgëzoj në veçanti edhe Anilën, Blertën dhe Kristaq Lakën, që kanë bërë një redaktim dhe një korektim të shkëlqyer të librit. Gjithashtu dhe nga ana e lidhjes, teknikisht është i nivelit të lartë cilësor. Libri u përurua nga familja Lluri, me një ceremoni të madhe e dinjitoze në Hotel  “Rogner” më 16 qershor 2021.Ky libër e ka bërë  Xhevat Llurin akoma më të pavdekshëm !XHEVAT!… Kaluan tri vite që trupin s’ta shikojmë, kurse emrin ta dëgjojmë