Xhafer Murseli : Plaçkitja e pasurive nuk ka të ndalur

206
  • -Deputetët tonë jargitën natë e ditë duke u sharë në mes veti, kurse pasurit tona plaçkitën nga bandat moderne
  • – Kompanit e huaja që nxjerrin naftën marin 97% të fitimit nga shitja e naftës, shteti mer vetem 3%
  • -Krimi dhe plaçkitja e pasurive në gjeografinë shqiptare nuk ka të ndalur
  • – Në tërë Evropën është ngritur alarmi për burime energjetike, dhe është ndaluar rreptësisht eksportimi i tyre, Kosova kriminalizon, shet qymyrin e saj maqedonis-serbis për vetëm 8 EURO / Tonin
  • – Shteti më i fuqishëm i Evropës Gjermanisë paralajmëroj rikthimin e termocentraleve të qymyrit për shkak të krizës
  • -FATKEQËSISHTË -zëmë vendin e parë në botë, që vetëm për rreth 30 vite kombi të përgjysmohët!
Sigal

Krimi dhe plaçkitja e pasurive në gjeografinë shqiptare nuk ka të ndalur.

Në konferencën gjithëshqiptare mbi energjinë dhe mineralet, që u mbajt në Prishtinë, u demaskua ashpër plaçka dhe krimi mbi pasuritë tona. Ishte edhe kjo arsyeja pse qevereritarë e opozitarë nuk patën guximin të vinin në konferencë.

Qeveritë vijnë e shkojnë, krimi dhe plaçkitja e pasurive tona strategjike vazhdon me të vjetrën. Deputetët tanë jargiten natë e ditë duke u sharë në mes veti, kurse pasuritë tona plaçkiten nga bandat moderne gjoja biznesmenë pa ua prish askush tymin e duhanit.

Derisa në tërë Evropën është ngritur alarmi për burime energjetike, dhe është ndaluar rreptësisht eksportimi i tyre, Kosova kriminalizon, shet qymyrin e saj maqedonit-serbit për vetëm 8 EURO / tonin ndërsa Maqedonia -Serbia me qymyrin tonë të blerë pothuajse falas i shesin Kosovës një MWh deri në 250 €. Tani udhëheqja kriminale e kek-ut paralajmëron një shitje të madhe qymyri maqedonasve për 12 € / ton.

Për njoftim me 2,2 ton qymyr kosove mund të realizohet një MWh energji elektrike. Pra 16 Euro merr e jep 250 Euro.

Përderisa shteti më i fuqishëm i Evropës Gjermanisë paralajmëroj rikthimin e termocentraleve të qymyrit për shkak të sigurisë kombëtare, qeveritë e kaluara e zbulojnë gazin, kurse qeveria momentale zbuloi erën dhe diellin, kurse qymyrin që garanton energji për vetëm 3 Cent / KWh ja len dhuratë kompanive kriminale t’u dhurojnë maqedonisë-Serbisë.

Mos të harrojmë KEK i shet turkut që ka marrë rrjetin elektrik 1 MWh për vetëm 29 €, kurse kompaniët kriminale blejnë për Kosovën nga Maqedonia-Serbia 200 – 250 € për MWh e në dimër deri në 350 €.

E njëjta valle ekziston edhe në shtetin amë Shqipëri, deri sa kompanitë e huaja që nxjerrin naftën marrin 97% të fitimit nga shitja e naftës, shteti merr vetëm 3% të ashtuquajtur njëfarë takse minerare.

A mbahen shtetet me rrena, me biznesmenë e politikanë ordinerë ?

Konferenca gjithëshqiptare e mbajtur më datën 21 maj 2022 në Prishtinë

Ishte kjo konferenca e parë gjithëshqiptare, që u mbajt bashkë me inxhinierët, profesorët dhe ekspertët nga gjithë hapësira shqiptare. Pati numër të madhe të kumtesave shkencore nga ekspertët tanë edhe përtej oqeanit nga Kanada dhe SHBA.

Në konferencë u konstatua se populli shqiptar nuk është në krizë për shkak të këtyre pasurive kolosale, që posedon gjeografia shqiptare, por problemi kryesor qëndron si t’i ruajmë këto pasuri nga ziliqarët dhe lakmiqarët tanë në bashkëpunim me të huajt.

Autorët e Kumtesave:

Prof DR, Vangjel Kici

Prof Dr. Shyqyri Kelmendi

Prof Dr. Çaush Xhufi

Inxh i dip Abdullah Begolli

Inxh i dip Xhafer Murseli

Prof Dr. Rafet Zeqiri

Inxh i dip gjeolog Mark Pepkola

Inxh i dip Ilmi Mancaj

Inxh i dip Arsim Thaqi

Prof Dr Bashkim Lleshi

Inxh i dip Gazmend Begolli

Dr Hazbi Shehu

Mr Xheneta Zengo

Inxh i dip Ramiz Osmani

Prof Dr Gjergji Foto

Inxh i dip Ujup Murseli

Prof Dr Afat Serjani

Prof Dr Jorgji Hanxhari

Prof Dr Jusuf Tushe

Diskutime dhe propozime gojore:

Inxh i dip Burhan Kavaja

Inxh i dip Faik Nahu

Naim Sopaj , jurist dhe pjesëtar i UÇK -së

Kërkojmë falje nga të gjithë ata që dërguan kumtesat e tyre pas datës 17 maj, që për shkaqe kohe nuk u përfshinë në agjendën e konferencës, por punimet e tyre do të ruhen në arkivë.Vlen për t’u theksuar, se konferenca u bojkotua nga qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës. Qeveritarët tanë dhe parfaqësuesit e partive tona, do të ishte më mirë të merrnin pjesë në këtë konferencë të organizuar nga ekspertë burimorë shqiptarë, që ia dëshirojnë të mirën vendit dhe fëmijëve tanë, sesa të marrin këshilla nëpër skute nga „Këshilltarët“ e huaj (të kush e di kujt)

Megjithate përpjekjet tona për mbrojtjen e pasurive tona nuk do ndalen dot. Konferenca e ardhme do të mbahet në kryeqytetin Gjithëshqiptar në Tiranë.

Rekomandimet e dala nga konferenca, do t`u dërgohen institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe arkivave tona shtetërore.

 

Specifika

E pamë të nevojëshme mbajtjen e kësaj konference, ngase zhvillimet dramatike mbarëbotërore kanë në thelb mu pasuritë natyrore me të cilat vendi ynë shquhet si rrallë ndonjë vend tjetër në glob.

Andaj, kush duhet ti ndriҫoj dhe kush e njeh të vërtetën e pasurive të vendit tonë, nevojave të tij dhe mundësinë e shfrytëzimit të tyre për vete sa ne vetë?

E vërteta është, se në njerën anë, nuk ka ditë apo natë, që televizionet e shumëta që e kanë mbuluar vendin, trillojnë lloj lloj dezinformatash e që e kanë ҫ’orientuar popullin tejmase, por në anën tjetër, nuk ndihet një zë i përbashkët i intelegjencës( e ka edhe detyrim), rreth të vërtetave të vendit tonë. Më mirë, më fuqishëm, më largë… dëgjohën dy fjalë si zë i përbashkët sesa mijëra fjalë si zë i vetmuar.

FATKEQËSISHTË -zëmë vendin e parë në botë, që vetëm për rreth 30 vite kombi të përgjysmohët!