Takimi Regan-Gorbaçov më 19 nëntor 1985, ndryshoi botën.

338
Sigal

Presidenti amerikan Ronald Reagan i kërkoi komunitetit shkencor që të zhvillojnë teknologjinë e re të raketave antibalistike për të shndërruar armatimet nukleare sovjetike të pavlefshme dhe të vjetëruara. Teknologjia e re do të duhej të përfshinte lazerin, pajisje me frekuenca të largëta, predha të reja me rreze të gjerë veprimi dhe gjithçka për të bërë të pavlefshme marrëveshjen “SALT2” mbi armatimin nuklear. Në një fjalim në televizion, live nga Uashingtoni, më 23 mars të vitit 1983, Reagan tha se Shtetet e Bashkuara do të duhej ta drejtonin politikën mbrojtëse larg armatimit bërthamor, madje duhej ta pengonin atë, dhe të ecnin drejt zbulimit të mënyrave të reja të shkatërrimit të raketave të armikut, përpara se këta të fundit të arrinin objektivat e tyre. Për të ilustruar nevojën e tij për më shumë armë shkatërruese, Reagan shfaqi publikisht foto sekrete të instalacioneve të inteligjencës sovjetike dhe armatimet e tyre ushtarake në Amerikën Qendrore: “Sovjetikët kanë rritur fuqinë e tyre ushtarake, po tentojnë gjithnjë e më shumë të zgjerohen. Ata po përhapin influencën e tyre ushtarake në mënyra që drejtpërdrejtë sfidojnë interesat tona jetike dhe ato të aleatëve tanë. Këto fotografi ajrore, shumica prej tyre sekrete deri më tani, ilustrojnë këtë pikë në një zonë kritike, shumë pranë shtëpive tona, në Amerikën Qendrore, por edhe në bazat tona ushtarake në Karaibe. Fabrika e inteligjencës sovjetike është vetëm 100 milje larg bregdetit tonë”. Që prej vitit 1979, siç tregojnë pamjet, në Nju Meksiko, në Albaqurque, ishin ngritur disa laboratorë të forcave ajrore amerike, atje ku po zhvillohen armatimet me lazer, të cilat më pas u testuan. Shefi i KGB-së, që zuri vendin e Brezhnjevit, vdiq në vitin 1984 dhe u zëvëndësua nga Kostantin Chernenko. Ashtu si për paraardhësin e tij, edhe për Andropovin nderimet e fundit u zhvilluan në Sheshin e Kuq të Moskës, në një funeral shtetëror. Chernenko mbajti fjalimin e rastit.

Gorbaçov merr drejtimin

Një vit më pas, edhe Chernenko do të ndahej nga jeta, për t’u pasuar në detyrë nga Mikhail Gorbaçov, si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste. Historia do të përsëritej. Gorbachev mbajti fjalimin shtetëror në vdekjen e Chernenkos. Presidenti i SHBA, Ronald Reagan dhe ushëheqësi i ri i Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbachev, e përshëndetën njëri-tjetrin ngrohtësisht kur u takuan për herë të parë në Gjenevë të Zvicrës, më 19 nëntor 1985. Larguan këshilltarët e tyre dhe dy burrat u takuan kokë më kokë, veç me njëri-tjetrin, për më shumë se 1 orë, në takimin e tyre të parë. Ishte takimi i parë i liderëve të dy superfuqive, si SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, që prej vitit 1979, kur ish-Presidenti Carter ishte takuar me Leonid Brezhnjevin, kur firmosën SALT 2, marrëveshjen strategjike për limitimin e armëve.

Mikhail Gorbaçov

Andrei Sakharov, një disident rus dhe fizikant nuklear në profesion, së bashkë me bashkëshorten Yelena Sakharov, u rikthye në Moskë më 23 dhjetor të vitit 1986, pas azilit të rëndë në një provincë të largët, dhe menjëherë i kërkoi liderëve të Bashkimit Sovjetik që të lirojnë disidentët dhe të burgosurit. Sakharov, tashmë 65 vjeç, ishte përndjekur në qytetin Gorky në janar të 1980, me akuzën e regjimit të Brezhnjevit në atë kohë, për organizim të aktiviteteve antishtetërore. Gruaja e tij, Yelena, iu bashkua bashkëshortit në azil në vitin 1984, për të njëjtën akuzë. Fizikanti disident u nderua në vitin 1975 me çmimin Nobel për Paqen, por autoritetet ia ndaluan që ai të udhëtojë drejt Norvegjisë për të pranuar çmimin. Për shumë gjatë, ai është konsideruar si “Babai” i teknologjisë së bombës me hidrogjen të Bashkimit Sovjetik. Qeveritë e mëpasshme sovjetike, përfshirë edhe atë të drejtuar nga Mikhail Gorbaçov, do të theksonin se Sakharovi ishte në dijeni të shumë sekreteve nukleare të Bashkimit Sovjetik, ndaj ai do të kishte përjetë të ndaluar të emigronte apo të vizitonte vende të tjera, përfshirë edhe Perëndimin. Vëzhgues të huaj tregonin se jeta e Sakharov dhe të tjerëve disidentë rusë, ka qenë shumë e vështirë.

Fjalimi i Reagan në Murin e Berlinit

“Sekretar i Përgjithshëm Gorbachev, nëse ju kërkoni paqe, nëse ju kërkoni prosperitet për Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore, nëse ju kërkoni liberalizimin, atëherë ejani këtu, në këtë mur. Z. Gorbachev, ejani hapeni këtë mur. Z. Gorbaçov, hajdeni rrëzojeni këtë mur”, thonte Reagan në fjalimin e tij në Murin e Berlinit. Pak ditë përpara kësaj deklarate, delegatët ishin mbledhur në një kongres për të festuar 70-vjetorin e Revolucionit Bolshevik, atje ku lideri i sovjetikëve, Gorbachev do të deklaronte: “Ne kemi nevojë për më shumë ndërmarrje, më shumë demokraci, më shumë organizim dhe disiplinë, vetëm atëherë do të mund të sjellim ristrukturim, për të ecur me shpejtësi të plotë dhe të zhvillojmë socializmin”. Ngjarjet pasuan. Zyrtari i Partisë Komuniste, Boris Yeltsin dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë, me argumentin se ishte i pakënaqur nga ecuria e reformave. Ambasadorët e vendeve perëndimore morën pjesë në festimet e Ditës së Majit në Moskë, më 1 maj të vitit 1988, për herë të parë nga inkursioni sovjetik në Afganistan, në 1979. Më 16 maj 1988, Ushtria sovjetike u tërhoq nga Afganistani.

Rrëzimi i regjimit sovjetik

Revolucioni i vitit 1989 solli rrëzimin e regjimit sovjetik, vendosur në Europën Qendrore dhe atë Lindore. 31 tanke sovjetike u larguan nga Kiskunhalas, në jug të Hungarisë më 25 prill, 1989, në atë që njihet si faza e parë e tërheqjes së forcave sovjetike nga Europa Lindore. Ato ishin vendosur aty që në vitin 1956. Qindra vetë u dënuan me burg dhe dhjetëra të tjerë u lënduan kur Gjermania Lindore i dha fund festimeve të 40-vjetorit, duke dalë në rrugë me kërkesën për reforma politike, në demostratën më të madhe që nga protesta e punëtorëve në 1953. Policia u përlesh me protestuesit në lindje të Berlinit dhe Lajpcig pas festimeve zyrtare dhe heroi i shumë protestuesve, Presidenti sovjetik Mikhail Gorbachev, u largua për në Moskë. Muri i Berlinit, 160 km i gjatë, që për rreth 50 vjet ndau Gjermaninë në dy pjesë, pjesën demokratike (Gjermania Perëndimore) dhe atë komuniste (Gjermania Lindore) u shkatërrua zyrtarisht më 9 nëntor 1989. Ndarja 3 metra e lartë mes dy gjermanive nuk ekzistonte më.

Presidentët Mikhail Gorbaçov jtur në Maltë. Dy liderët dolën në një konferencë për shtyp. Bush tha: “Teksa largohem nga Malta drejt Brukselit për një takim me aleatët tanë të NATO-s, jam optimist se nëse Perëndimi punon së bashku me durim dhe bashkëpunon vazhdimisht me Bashkimin Sovjetik, ne mund të vendosim paqen jetëgjatë dhe mund të transformojmë marrëdhëniet Lindje-Perëndim, në një bashkëveprim të pafund. Dhe kjo është e ardhmja për të cilën kanë nevojë njerëzit. Tani, kjo është e ardhmja që unë dua të ndërtoj dhe kjo është e ardhmja që Gorbachev dhe unë nisim këtu në Maltë”.

Protestuesit zbritën në rrugën dhe nisën sulmet me bomba benzene kundër autoriteteve sovjetike në Poloni në dhjetor të vitit 1989, duke i vënë edhe zjarrin statujës së Vladimir Lenin. Demonstratat, organizuar nga grupi që njihej si “Lëvizja për një alternativë” nisi nga Nova Huta, një qytezë e ndërtuar në vitet ’50 si modeli i një qyteti industrialist socialist. Një revolucion i përgjakshëm, me ditë të tëra në rrugë, rrëzoi nga pushteti diktatorin komunist Nicolae Ceausescu dhe bashkëshorten e tij Elena, në dhjetor të 1989. Protestat kundër regjimit të tij nisën më 17 dhjetor në Timisoara, 350 km në veri-perëndim të kryeqytetit Bukuresht. Pasi u kapën në qytetin Targoviste, Nikolae dhe Elena dolën përpara gjykatës ushtarake më 25 dhjetor, nën akuzat e genocidit dhe abuzimit me pushtetin. Gjyqi zgjati vetëm 2 orë dhe çifti Ceausescu u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje. Pak minuta më pas, forcat para-ushtarake i qëlluan përpara godinës së gjykatës.

Pamjet e gjyqit dhe ekzekutimit të tyre u transmetuan në televizion. Trupat sovjetike hapën zjarr në anijet tregtare në portin e Bakus, më 24 janar të vitit 1990 pasi njerëzit po zbatonin urdhrat ushtarake për t’iu rikthyer punës normale në republikën sovjetike të Azerbajxhanit. Zhvillimet erdhën 4 ditë pasi Kremlini kishte urdhëruar trupat që të shtypnin dhunën etnike mes myslimanëve dhe të krishterëve në Azerbajxhan dhe përgjatë kufirit me Armeninë. Azerbajxhanasit sfiduan dekretin ushtarak duke organizuar protesta, por trupat sovjetike sulmuan rezistencën dhe arrestuan 43 udhëheqës të dyshuar të Frontit Popullor Nacionalist azerbajxhanas brenda natës. Presidenti sovjetik Mikhail Gorbachev fitoi zgjedhjet, duke siguruar një tjetër mandat bindës si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në zgjedhjet e para sekrete për këtë post, të mbajtura në Kongresin e Moskës.

Ushtria sovjetike shpalli shtet-rrethimin në kryeqytet dhe qytetin e dytë të Lituanisë, Kaunas, pak orë pasi sulmuan dhe nxituan të instalojnë një qeveri të ri pro-Moskës në republikën baltike. Teksa shtet-rrethimi njoftohej, Presidenti tashmë i rrethuar, Vytautas Landsbergis, ftoi mijëra lituanezë pro-pavarësisë që të mblidhen përpara Parlamentit. “E ardhmja jonë do të vendoset sot”, tha ai.

Trupat sovjetike rrethuan kullën e transmetimit, por qindra lituanezë u mblodhën rreth tankëve, duke bërtitur e shprehur zemërimin për abuzimin ndaj trupave që qëlluan me breshëri në ajër. Më 11 mars 1990, Lituania deklaroi shpalljen e pavarësisë, e para republikë sovjetike që e bënte këtë gjë. Këtu nisi shembja e Bashkimit Sovjetik.

Boris Yeltsin u betua më 10 korrik të vitit 1991 si Presidenti i Federatës Ruse, në zgjedhjet e para popullore që u mbajtën në vend dhe premtoi mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të popullit rus.