Studim historik – Labët ose Lapët Pellazgë (Pjesa e 3-të)

783
Sigal

Akademik Edmond Nasi Konstantin Pinguli*

(Vijon nga numri i kaluar)

EPIRI, “Epiri Pellasgjik”, shtrihej që nga Iliria deri në Ambraqi (duke përfshirë edhe këtë të fundit). Kufitë e saj dëshmohen nga shkrimtarët e mëposhtëm :

  1. Skylaks Kargandeus ( Periplus ) shkruan këto:

“Prej këtej ( Ambroqisë ) fillon të jetë e pandërprerë Greqia gjer në Lumin Penelos”. (Përmbledhje e shkurtër e atyre që kanë thënë gjeografët e vjetër, Vol. I, Vjenë, 1807, f. 31÷32).

  1. Straboni thotë këto:

“Pastaj që nga gjiri i Ambraqisë që banojnë me radhë nga lindja….janë vende të Greqisë”. (Kap. 323, 20÷30).

Epiri nuk ishte vend grek, po “Pellasgjik”, që banohej prej Pellasgësh. Kjo provohet nga

gjurmët e shumta “Pellasgjike”, që gjejmë në të, duke u bazuar edhe mbi dëshmitë e

shkrimtarëve të vjetër grekë dhe mbi gjuhën “Shqipe”, trashëgimtaren e “Pellasgjikes”.

Homeri thotë:

“Se mbrojtës i Dodonës ishte “ZEUSI PELLASG”, ku ndodhet edhe faltorja e tij”.

Akili duke i bërë lutje Zeusit thotë :

“Zeus, Perëndi e Dodonës Pellasgjike, që banon larg, Zot i Dodonës rrahur prej stuhive dhe

rreth janë Sellët”. ( Homeri, Iliada, Vol. 233÷234).

Efori (përmendur nga Straboni ) thotë:

“U zhduk edhe “Faltorja e Dodonës” si të tjerat, që siç thotë Efori, është ndërtuar prej

Pellasgëve”. (Straboni, Kap. 327, 10, 1÷5).

Hesiodi (përmendur nga Straboni) thotë:

“Dodona dhe “Dushku” ishin banesa të Pellasgëve”. (Straboni Ibid).

Por gjithashtu Straboni shkruan këto:

“Shumë veta, i quajnë Pellasge Kombet e Epirit”. (Kap. 221, 5÷10).

Po ky autor thotë, se ato arrinin deri në 14.

“Theopompi thotë, se “Kombet Epirote” janë katërmbëdhjetë”. (Kap. 323, 15÷20).

 

Këto fise Pellasge ishin:

“Kaonët, Thesprotët, Molosët, Kasopejtë, Amfilokët, Athamanët, Aithikët, Tymfejtë, Orestët, Parorejtë, Atintanët, Perrevejtë, Enienët (Ainianët), Euritanët”.

Në rapsodinë VII-të (7) të Odisesë (Vol.8÷9) lexojmë këto fjalë për fjalë:

“Plaka Apeiraie ( është emër kombëtar i plakës, Kameriera Enrymedusa ), të cilën dikur e suallën nga Apeira anijet e shpejta” ( në origjinal “Apeirethen” është ndajfolje vendi ).

Pra, fjalët “Apeiraie e Aperirethen” lidhen ngushtë me fjalën “Epeiros”.

“Apeiraie, Epeyrotis greys n. 8 (nga trajta e vjetër), “Apeiros” është në vend të mëvonshëm “Epeiros”. Me këtë “Nietzche-i” (kupton një vend të madh të panjohur), që ndodhej nga Veriu, “Ameis-i” një vend mitologjik dhe “Doderlain-i” një “Epir Stere”, e kundërta e ishullit. Këto mund të thuhen edhe për fjalën”.

Kështu pra fjalët “Aperaie e Apeirithen” në dukje janë greke, por në të vërtetë janë të një kombësie parahelenike dhe konkretisht Pellasgjike. Vështirësia që gjejnë gjuhëtarët grekë, për të bërë etimologjinë e fjalës “Epeiros”, i detyron të pranojnë, se fjala është helenike. Kështu për shembull G.P. Anagnostopulli shkruan këto :

“Megjithë që emri “Epeiros ka etimologji me emrin “Epeiros”, ose është fjalë parahelenike ( si shumë toponimitë e vjetra greke, e veçan ato që mbarojnë me “ssos, ttos e nthos” që më vonë pati etimologji të gabuar, nuk mund të thuash me siguri”. (Enciklopedia e Madhe Greke, Vol. XII, f. 317, 1930, Athinë).

Etimologjia e vërtetë dhe shpjegimi i drejtë i fjalës “Epiros” bëhet dhe arrihet vetëm me anën e gjuhës Shqipe, trashëgimtares së gjuhës Pellasgjike. Kuptimi, pra i fjalës “Epeiros” si emër i përveçëm i një vendi të caktuar, d.m.th. “Epirit” tregon sterenë, që ndodhet kundrejt Korfuzit. Në këtë stere ndodheshin të 14 Kombet Pellasgjike, siç dëshmon Straboni në kapitullin 323.

Që fjala “Epeiros” rrjedh me të vërtetë prej fjalës “epër”, mund ta nxjerrësh nga antitezat, që vuri re njeriu që nga kohët më të vjetra, që janë antiteza midis “steres dhe detit”. Pra, kjo antitezë është e trefishtë. Nga të trija këto antiteza në fjalën : Epeiros është pikërisht e treta (duke nënkuptuar edhe dy të tjerat), që fjala Epeiros është e kundërta e : “detit, pellgut, pontitit”, etj. dhe është sinonim pothuaj me : “tokën, dhenë, të thatën” etj. Këtë gjë, e shohim edhe tek Homeri.

Fjala “Epeiros” përmendet edhe si emër i përveçëm prej Pindarit, i cili thotë këto :

“Ftia, Neoptolemi (djali i Akilit) në “Apiren” e gjërë, ku shtrihen sheshe, që fillojnë nga Dodona në Detin Jonian”. (“Pindari Carmina”, Lipsia, “B. G. Teubneci”, 1862, f. 138, “Nemea”: IV, 51÷52).

Nga sa analizuam më sipër, u provua, se fjala “Epeiros” është fjalë Pellasgjike d.m.th. Shqipe. Si rezultat del, se ky vend banohej prej “Pellasgëve, të parëve të Shqiptarëve të sotëm”.

Pellasgët d.m.th. Shqiptarët e Epirit ishin një “Komb” përpara Luftës së Trojës, pra përpara shekullit XIII (13) p.e.s.

Enianët dhe Perrevejtë ishin “Kombe Epirote”, se banonin rreth Dodonës, e cila ndodhej në Thesproti të Epirit. Meqenëse Lufta e Trojës ndodhi aty nga shekulli XIII p.e.s. (1270 – shih “Historia e Kombit Grek” prej K. Paparigopullos Athinë, Vol. I, 1901, f.45), del qartë se “Pellasgët e Epirit” d.m.th. “Shqiptarët e Vjetër” ekzistonin si “Komb” shumë më përpara luftës në fjalë, d.m.th. përpara shekullit XIII p.e.s.

Straboni shkruan se :

“Enianët, që ishin më të shumtët në Iten u dëbuan nga Lapithët dhe aty sunduan duke rrëmbyer disa vise të Dorianëve dhe Maliejve gjer në Heraklen dhe Ehini”.(Kapitulli 442, 10).

Në Molosi,e cila përfshihet në Epir, i cili banohej prej Pellasgëve në kohët e Luftës së Trojës, si edhe përpara kësaj lufte ekzistonte “Mbretëria e Pellasgëve” d.m.th. e “Shqiptarëve të Vjetër” me “Mbret Aidonenë”. Që ky rronte gjatë Luftës së Trojës dhe para kësaj lufte. Provohet nga fakti, se ishte bashkëkohas me Heraklinë, Tezeun dhe Peirithin, siç e dëshmon Plutarku. Kur Aidomeu mori vesh, se njerëzit e Peirithit kishin ardhur jo për ta këkuar vajzën e tij, po për ta rrëmbyer, i kapi të dy dhe Peirithin menjëherë e zhduku me anën e qenit, ndërsa Tesenë e burgosi dhe e ruante. (Plutarku, “Jetët Paralele”, Teseu, XXXI (31), f.28).

Më poshtë Plutarku vazhdon :

“Kur Aidoneu Molosi e priti si mysafir Heraklinë, gjatë bisedës zuri në gojë rastësisht Tesenë dhe Peirithin dhe i tregoi, se me çfarë qëllimi kishin ardhur tek ai dhe se çfarë pësuan, kur u zunë, pa ekzekutuar qëllimin. Herakliu duke dëgjuar këto u hidhërua shumë. Për arsye se njëri nga ata u vra në mënyrë të shëmtuar dhe tjetri ishte gati, duke u vrarë. Sa për Peirithin nuk u ankua, mbasi nuk kishte, se çfarë të bënte, por për Tesenë iu lut ta falë dhe ta lirojë. Aidomeu ja dëgjoi lutjen dhe e liroi Tesenë, i cili u kthye në Athinë dhe tërë ato prona që ia kishte falur qyteti, ja kushtoi Herakliut, ashtu siç tregon Filokori”. (Ibid XXXV, f. 31).

Që Teseu dhe Peiruthiu ishin bashkëkohës me Luftën e Trojës, kemi dëshminë e Homerit ku na jep Nestorin, duke folur me Akilin dhe Agamemnonin, (tek Iliada I, 247÷284).

Në këto vargje Nestori flet për luftën, që bëri Teseu dhe Peirithi me Centaurët dhe për këtë luftë ja se çfarë shkruan Plutarku :

“Pas kësaj Peirithi u martua me Deidameian dhe iu lut Teseut të vijë, që ta njohë vendin dhe të bashkohet me “LAPITHËT”. Në darkë i kishte ftuar edhe Centaurët, por këta meqë ishin dehur, bënin gjeste të shëmtuara dhe nuk largoheshin nga gratë. Lapithët i sulmian dhe disa prej tyre i vranë, disa të tjerë i mundën në luftë dhe i nxuarrën nga vendi, duke pasur bashkëluftëtar dhe Tesenë”. (Teseu XXX, f. 27).

Pikërisht këtë betejë me Centaurët dhe shpartallimin e tyre, për dërmimin e tyre ndihmoi Teseu, kujton Nestori me anën e vargjeve 262÷272 (Iliada Kapit.I), duke marrë pjesë edhe ky vetë në dasmën dhe betejën kundër Centaurëve ( Vargjet 295÷394 të Këngës XXI (21) të Odisesë ). Që Herakliu ishte bashkëkohës i Teseut dhe Peirithit dhe rronte gjatë “Luftës së Trojës”, bile edhe ca më përpara nga kjo kohë e kësaj lufte, dihet nga të gjithë dhe nuk ka asnjë dyshim dhe diskutim. Kjo vërtetohet nga Homeri me ato vargje ku Perëndesha “HERA” i thotë “GJUMIT”.

Në Thesproti, e cila përbën pjesë të Epirit. Gjatë kohës së “Luftës së Trojës” ekzistonte Mbretëria e Thesprotëve, që kishte “Mbret Feidonin”. Kjo ngjarje pikërisht përmendet gjërë e gjatë në Rapsodinë XIV-të (14) të Odisesë. Odiseu mbas shumë peripecish dhe të endurash, arrin në “Ishullin e Feakëve”, ku pritet si mik prej “Mbretit Alqino”. Ky e dërgon Odiseun me një anije të veçantë dhe me dhurata të shumta në Itakë. Por marinarët e zbresin në gjumë nga anija, e cila mori përsëri udhën drejt Ishullit të Itakës, por u shkatërrua gjatë kthimit ( shih kap. XIII (13) të Odisesë ). Këtu në Itakë Odiseu takohet krejt i panjohur me bariun e derrave Euman, të cilin e siguron, se i zoti i tij, d.m.th. Odiseu do të kthehet në “Atdhe”, duke u hakmarrur kundër çdo njeriu, që ofendon të shoqen dhe të birin (Kap. XIV, vargu 148÷164). Duke vazhduar më poshtë Odiseu ( gjithmonë i panjohur kundrejt bariut Eume ), i rrëfen, se si dallgët e detit e hodhën në tokë të Thesprotëve (afër Dodonës së Epirit ), ku Mbreti Feidon i Thesprotëve e priti me nderime të mëdha. Ai ka përgatitur pajisjen e Odisesë me dhurata të shumta dhe të çmuara (Vargu 324, Kap. XIV të Odisesë) me të cilat do ta dërgojë në Atdheun e vet në Itakë sapo ai të kthehet nga “Orakulli i Dodonës”, ku ka vajtur për t’u këshilluar.

Sipas Aristotelit kemi shprehjen :

“Një qytet a një popull është fisnik ose prej fisi, kur është autokton, kur krerët e tij janë njerëz të shquar dhe kanë bërë vepra, për të cilat t’u ketë zili tjetri”.

Toponimitë po të etimologohen dhe shpjegohen drejt, janë dëshmuese të vërteta, që provojnë, se atje ku ndodhen këto, banonte populli me gjuhën e të cilit shpjegohen. Toponimitë janë si zbulimet arkeologjike, që dalin në shesh me anë të gërmimeve. Të dyja këto, nxjerrin në dritë popuj, që jetuan dhe lulëzuan në kohë parahistorike, që nuk mbahen mend. Nëse zbulimet arkeologjike nxjerrin në dritë jetën e atyre dhe gjuhën që flisnin, pra edhe kombësinë e tyre. Që të dyja këto kur kombinohen formojnë histori të pagabuar për popujt, emri i të cilëve ndryshe do të mbetej i panjohur për gjithmonë. Pra shkurt, toponimitë janë gjurmat e popullit, që ka banuar atje, ku gjenden këto toponimi.

Toponimitë që u mblodhën sidomos nga shkrimtarët grekë, që prej Homerit e këtej dhe pastaj nga Latinët, nxorrën përfundimet në të cilat u arrit, që janë aq të sigurta e pozitive, por edhe të papritura e të pabesuara, të cilat mund t’i thuash vetes, atë që i tha Kremili vobekësisë:

“Edhe sikur të më bindësh, nuk do të më bindësh”. ( Aristoteli, Pluti, 590 ).

Kështu, mund të përmendim qytetin “GYRTONE” në Pelasgiotidë të Thesalisë, që përmendet prej Homerit si qytet i “Flegjuasve” (II, B. 738. Ibid, faqe 795). Kjo “Gyrt-on-e” përmendet dhe quhet prej Strabonit Gjyron (Cap.439).

“Gyrt-on-e” është vajza e Mbretit të Lapithëve Flegjys, nga e cila ka marrë emrin edhe qyteti ( Ibid. Faqe 795 ).

Gyrton është edhe vëllai i Flegysë, Themelues i Gyrtones në Thesali.

Sipas Skoliastit Apollonit Rodhias (I, 57), qyteti e mori jo nga Gyrtoni, por nga vajza e Flegjysë, që quhej Gyrtone (Ibid, faqe 795).

Si përfundim del, se në Pellasgjikon-Argos në Thesali qyteti “Gyrtone” ka emrin e vëllait Gyrton të Mbretit Flegys dhe Gyrrtone që është e bija e Mbretit të Lapithëve.

Siç shihet, këto janë fjalë Shqipe dhe përfundimi se kombësia e parë e fjalës “GUR” është Pellasgjike. Dhe Shqiptarët, pra që e kanë të tyren këtë fjalë, janë pasardhës të “Pellasgëve”.

Po të analizojmë krahinën e “ETRURISË” në Itali do të kemi emrat: Gourasion (Kështjellë), Gortynaia (Qytet në Tirenë), Kyrtonion (Qytet në Etruri), Gortona (Qytet në Etruri). Edhe këto fjalë me veshje greke dhe latine, janë formuar në bazë të fjalës “Pellasgjike Gur” dhe provojnë, se në Etruri banonin Pellasgë. Në Etruri përmenden si banorë “Etruskët ose Juskët”. Po sipas Strabonit Etruskë ose Juskë quheshin prej romanëve, “Turenët”.

“Tyrenët pra quheshin prej romanëve, Etruskët dhe Tuskët”. ( Straboni, Kap. 219,2 ).

Po, sipas Dionis Alikarnaseas, Tyrenë u quajtën Pellasgët, që u vendosën në Itali.

Elaniku Lesbiani thotë se :

“Tyrenët që quheshin më parë Pellasgë, pasi erdhën dhe banuan në Itali, e morën emrin, që kanë sot”. (Dionis Alikarnaseas, Vol. A XXVII, 3).

Mbi banimin e Pellasgëve në Itali dëshmojnë edhe Virgjili dhe Aulus Gelius, duke thënë këto :

“Thuhet se Silvanit, Perëndisë së fushave e bagëtive, i bënë fli Pellasgët, që banuan të parët dikur në viset Latine”. (Virgjili En. VIII, 600÷602).

“Thuhet, se Pellasgët të parët banuan në Itali”. (Aurel Gelius “Noctes Atticae”, I, 10).

Pra del qartë, se në Itali banonin Pellasgë. Dhe Fjala “GUR”, në bazë të së cilës u formuan emrat e mësipërme, është fjalë Pellasgjike, se Latinët, bashkëbanorët e Pellasgëve i thoshin gurit : Lapidem (em. Lapi).

“Orakullin e Dodonës”, fjala “Gyras-Argeios” është “Malosos” aty. Fjala Gyras=gyras-gur, është Pellasgjike dhe tregon, se në Dodonë banonin Pellasgë. Kjo Vërtetohet prej Homerit (Zeus-Pellasgjik, Iliada II, 233÷234), (Odisea IX, 316 dhe XIX, 287), Hesiodit, Eforit e Strabonit (Straboni, 221, 327).

Pra kombësia e parë e fjalës “GUR” është vetëm Pellasgjike dhe çdo kundërshtim kundër këtij përfundimi është pa bazë. Atëhere del e qartë, se edhe kombësia e parë e Shqiptarëve të sotëm, është patjetër Pellasgjike. Njëkohësisht edhe emri i vjetër i Shqiptarëve është “Pellasgjik”, d.m.th. Shqiptarët quheshin në fillim Pellasgë dhe Tyrrenë, Etruskë e Tuskë.

Fjala “MAL” është nga më të vjetra dhe më autentike të gjuhës Shqipe. Kjo është një nga trashëgimet, që patën Shqiptarët prej të parëve të tyre, “Pellasgët para Hënës”, të cilat u ruajtën pa u ndryshuar fare. Kombësia fillestare e fjalës “MAL”, siç mund të kuptohet dhe bile të nxirret përfundimi i patundur e i pakontestueshëm, është se duhet të përjashtohet çdo tjetër kombësi i tij.

Sipas Herodotit edhe Arkadasit ishin në fillim Pellasgë:

“Arkadasit….Pellasgë”. (Libri I, Kap. 146, f. 5÷10 ).

Por edhe Pausania tha :

“Arkadasit thonë, se në këtë tokë i pari erdhi Pellasgu, d.m.th. në Arkadi. Meqë Mbret ishte Pellasgu thonë, se edhe vendi mori emrin Pellasgjia” ( Arkad. VIII, 1, 4 dhe 6 ).

D.m.th. emri i parë i Arkadisë ishte Pellasgjia. Kuptohet, se “Arkadasit Pellasgë”, pasi erdhën grekët në Arkadi, u asimiluan prej tyre dhe u bënë Arkadas grekë. Dhe sipas dëshmisë historike, pra, fjala “MAL” del, se është Pellasgjike.

*Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Evropës

Vazhdimi i artikullit do të publikohet në numra të ardhshëm