SPECIALE/ Robert Haxhi : Këpucët e grisura të Ramës dhe brekët e Shukriut

576
Sigal

Këpucët e Ramës, pasqyrë e 8 viteve keqqeverisje të “Rilindjes”

Çudi e madhe vërtet !
Sot kryeministri doli me këpuce të grisura copë copë, dje Shukriu me brekë të grisura copë-copë. Ku venë këta!? Çfarë mund të presësh nga këta që kërkojnë përsëri pushtetin këta s’kanë brekë në byth për vete dhe këtej duan të na bëjnë mirë neve. Imagjino kur erdhi Kryeministri në 2013 erdhi i veshur dhe i kullarisur, tamam kryeministër ndërsa sot pas 8 vjetësh qeverisje nga ai vetë është katandisur si Luli i Vocërr i Migjenit.

Çfarë do shikojmë më. A ka ngelur më shfaqje tjetër teatrale për të parë ky popull ? Shikoni tani kur kllounet e politikës dhe servilat e pushtetit të na dalin të leckosur fare për të treguar që janë varfëruar për neve deri në atë masë saqë kanë ngelur këmbëzbathur dhe që nuk kanë më as brekë në bythë….

O shqiptarë të pashpirt ku e katandiset Kryeministrin me këpucë copë copë që po rropatet për juve dhe juve bëni pallë. Juve o popull mosmirënjohës po i ndërroni këpucët dhe kostumet sipas qejfit, po ngrihuni ore mbelidhni nga pesë lekë seicili dhe blijini jo një palë këpucë Kryeministrit po dy palë, një palë ti ketë për ditën dhe një palë për natën,se per të mirën tuaj rropatet . Tani pa filluar mirë fushata zgjedhore ka mbetur pa këpuce po kur të fillojë e të ndizet tamam me se do vijë vërdallë Kryeministri, zbathur..!?  Prandaj vini gishtin kokës mblidhni lekë dhe blini këpucë. Mua përvete më bëhet qejfi që e shikoj në atë gjendje, se unë nuk e kam votuar asnjëherë dhe as e votoj. Po juve të partise së tij që e ka ndërtuar vetë me aq mund e sakrificë ta lini në atë gjëndje. Turp t’ju vijë..!

Mirë kryeministri që se ka mendjen fare te këpucët se ka hallet e popullit, por juve çfarë bëni?

Se me juve e kam gjithë inatin, ju jeni bukeshkalë. Ngrihuni një orë e më parë dhe blijini këpucë Kryeministrit se kaq duan kundërshtaret tuaj. Dhe kam frikë se mos e shikojnë zbathur këta që ikën nga LSI – ja dhe u bashkuan me PS, dhe mos fillon efekti i kundërt dhe fillojnë e kthehen prap te LSI – ja. Kjo do ishte e tmerrshme, prandaj shtrëngoni radhët..! O burra te dyqani i këpucëve.. Nxitoni sa pa dalë Erion Veliaj me shfaqjet e tij teatrale para tee gjitha mediave siç e ka zakon kur të mbjelli pemën e radhës me gishtin e madh të këmbes dalë nga këpuca e grisur e tij.. O zot na ruaj gjynah i madh po robëtohen për neve dhe neve nuk jua dimë, s’ka me keq se mosmirënjohja…nejse..

Që ta mbyll po si bletë juve këpucë, dijeni se do mbilidhemi neve populli opozitar për inatin tuaj dhe do ti blejmë jo vetëm këpucë, por edhe kostum dhe do veshim e do ta bëjmë tamam dhënderr.. Po ju ku do ngeleni..!?  Se pastaj kuptohet që s’keni më gojë të flisni juve brekë çjerrë ..ok ..!!!