Sot, 75-vjetori i fitores mbi fashizmin dhe dita e BE-së

495
Sigal

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, u prodhuan 650 mijë aeroplanë, 290 mijë tanke dhe 1.5 milionë gryka zjarri. Në këtë luftë morën pjesë 110 milion trupa dhe u vranë mbi 50 milion njerëz. 

Në të morën pjesë 110 milion trupa, që vepruan në 40 shtete ku mbi 50 milionë vetë u vranë

Më 9 maj festohet 70-vjetori i fitores kundër fashizmit

1945 – 9 MAJ – 2020

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, u prodhuan 650 mijë aeroplanë, 290 mijë tanke, 1,5 milionë gryka zjarri

Bashkim Qeli- studiues

Më 9 maj të këtij viti mbarë njerëzimi përparimtar botëror, feston 70-vjetorin e fitores kundër fashizmit. Në emër të lirisë e pavarësisë kombëtare, në emër të demokracisë e të përparimit, popujt që luftuan kundër nazi-fashizmit, bashkë me ta edhe populli shqiptar, derdhën shumë gjak dhe përballuan shumë vështirësi, mundime e vuajtje. Lufta e Dytë Botërore, ishte ndeshja më e madhe ushtarake në historinë e pafund të luftërave, që e kanë zanafillën e tyre, që kurse shoqëria njerëzore u nda klasa antagoniste, në shtypës e të shtypur, në shfrytëzues e të shfrytëzuar. Nga 14 500 e më shumë luftëra që kanë llogaritur historianët, që nga antikiteti deri më sot, ku kanë gjetur vdekjen pothuajse aq njerëz, sa ka bota sot banorë. Lufta e Dytë Botërore dallohet për shtrirjen e saj shumë të gjerë, në shkallë botërore, për teknikën e lartë të armatimit dhe sasinë jashtëzakonisht të madhe. Ajo tërhoqi në orbitën e saj 61 shtete, me një popullsi rreth 1 miliard e 700 milionë njerëz, e barabartë me 80 për qind të popullsisë së botës. Në të morën pjesë 110 milion trupa, të mobilizuar, që  zhvilluan veprime e tyre luftarake në territoret e 40 shteteve dhe mbi 50 milionë vetë u vranë në front e në prapavijë, prej të cilëve 26 milionë ushtarak dhe 24 milionë nga popullsia civile.

Ajo gëlltiti mjete financiare kolosale

Shpenzimet ushtarake dhe humbjet gjatë 6 vjetëve të zhvillimit të saj e kalojnë shumën fantastike të 14 mijë miliardë dollarëve. Prodhimi gjatë viteve të Luftës së Dytë botërore, vetëm nga SHBA, BS, Anglia dhe Gjermania, të mbi 650 mijë aeroplanëve dhe të afro 290 mijë tankeve e ALV, pothuajse 1,5 milionë gryka zjarri ( topa e mortaja BQ), dëshmon për atë bazë të fuqishme të industrisë ushtarake, që pati me të vërtetë kjo ndeshje gjigante, e pa krahasuar në historinë e njerëzimit. Nga ana tjetër, ato tregojnë se ç’burime të mëdha materialo–teknike, krijuese, shkencore, janë sakrifikuar për faj të shkaktarëve të kësaj lufte.  Popujt liridashës e paqedashës në të katër anët e botës, së bashku me ta edhe populli ynë, festojnë me krenari ditën e fitores mbi nazi-fashizmin. Ajo ishte një fitore e mëdha e mbarë njerëzimit e cila u arit me gjak e sakrifica të shumta. Kohët ndryshojnë breza të rinj vinë në jetë, ndryshime ndodhin vazhdimisht, por ideali që i ngriti dhe i bashkoi në luftë popujt e vendeve të ndryshme, vlerat dhe arrtijet e kësaj lufte do të ruhen të gjalla e të shtrënjta nga popujt e mbarë botës sepse ato i hapën rrugën e demokracisë e njerëzimit. Lufta e Dytë botërore ishte një provë e madhe për të gjithë popujt dhe shtetet e forcat politike. Në flakët e kësaj lufte u vlerësuan dhe u provuan jo vetëm fuqitë ushtarake të shteteve pjesëmarrëse por edhe vlerat morale të popujve. Në një plan të përgjithshëm nuk mundë të kuptohet në thellësi bota e sotme, raportet e forcave brenda saj, aleancat dhe konfliktet e hapura e të maskuara në të, sistemet politike dhe ekonomike, financiare, grupimet politike e ushtarake, sidomos në kontinentin europian pa njohur zhvillimet e pasojat që shkaktoi Lufta e Dytë Botërore, pa zbërthyer ato mekanizma të brendshme, që çuan në shpërthimin e saj dhe në atë fund logjik të këtij konflikti të përbotshëm.

Si çdo fenomen tjetër shoqëror, Lufta e Dytë Botërore u përgatit dhe pati një periudhë të saj “ të inkubacionit ”. Rrënjët e saj i gjejmë në krizën e përgjithshme të viteve 1930 ( dhjetëra milionë të pa punë të vitit 1931 paralajmëronin dhjetëra milionë viktima të luftës BQ), në lindjen e regjimeve fashiste në Itali, Gjermani dhe Japoni, në politikën e lëshimeve të fuqive imperialiste ndaj fashizmit, në synimet e tyre agresive ndaj vendit të parë socialist në botë BS (sot Rusia BQ). Vetë shpërthimi i luftës ishte në vetvete një revansh i forcave të errësirës, mbi popujt, lirinë e tyre, mbi idealet më të larta e më të çmuar të njerëzimit. Prandaj njohja e faktorëve, që çuan në këtë luftë të përbotshme, mbetet edhe sot temë e hapur e me vlera mjaftë aktuale. Ato duhet njohur jo si kuriozitet, por që të nxirren mësime për sot e të ardhmen, për të patur një vizion më të gjerë rreth zhvillimeve të fenomeneve të kohës sotme. Është kjo arsyeja tjetër që e mbanë kurdoherë të ndezur interesin mbi Luftën e dytë Botërore.

Por ka edhe një arsye tjetër

Në qoftë se shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore ishte revanshi i forcave të errësirës, fundi logjik i saj ishte në vetvete triumfi i idealeve të lirisë, pavarësisë, përparimit kombëtar e shoqëror të popujve në mbarë botën, të cilët ishin edhe fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore. Njohja e kësaj lufte të popujve, e kësaj fitoreje të tyre ndaj bishës nazi-fashiste, është burim krenarie e optimizmi revolucionar, që forcon besimin në të ardhmen, për fuqinë e pathyeshme që kanë popujt për të mbijetuar përballë çdo rrebeshi të historisë. Për ne shqiptarët, si një popull i vogël, i copëtuar disa herë e i nëpërkëmbur vazhdimisht e që kësaj here rrezikohej të humbiste krahas lirisë edhe pavarësisë së atdheut edhe vetë qenien e tij si popull e si komb. Lufta përbënte një barrë të rëndë e një provë të vështirë, që kërkonte jo vetëm guxim e trimëri për të përballuar privacione të shumta, të cilat nuk i kishin munguar edhe më parë, por mbi të gjitha pjekuri e aftësi për t’u orientuar drejt e për të zgjedhur rrugën që duhej ndjekur, për të realizuar aspiratat kombëtare, për të ndërmarrë ato vendime e për të kryer ato veprime që do ta renditnin në një rradhë me forcat demokratike e përparimtare të kohës. Sot mbas 75 vjetësh, nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, kur rezultatet e përfundimet e saj kanë qenë objekt studimesh e analizash të shumta , të studiuesve  tanë e të huaj, mund të thuhet me plotë gojën, se populli shqiptar e kaloi me sukses këtë prove të vështirë të historisë, duke qëndruar me dinjitet dhe krenari, në një radhë me popujt përparimtar e liridashës që kontribuuan në fitoren mbi fashizmin. Dhe merita për këtë i takon në radhë të parë popullit shqiptar, por edhe Partisë Komunistë, Frontit Nacionalçlirimtar dhe Ushtrisë Nacionalçlirimtare me Komandant Enver Hoxhën, të vetmet forca që i dolën për zotë atdheut në momentet më kritike, që po kalonte vendi dhe bota, që e rreshtuan popullin tonë në Koalicionin Antifashist përkrah aleatëve të mëdhenj dhe popujve të tjerë liridashës dhe e udhëhoqën atë në luftën më të vështirë e më të përgjakshme, por edhe më e lavdishme e më fitimtare në historinë e tij.

Shqipëria u bë viktima e parë e agresionit fashist në Ballkan

 

Megjithëse në kushtet të vështira, ai u tradhtua edhe nga mbreti Zog dhe regjimi i tij i kalbur, i mbetur i vetëm dhe pa përkrahje nga jashtë, populli shqiptar i priti me pushkë në dorë agresorët fashist Italian dhe  më pas edhe atë gjerman duke treguar edhe njëherë shpirtin e papërkulur e liridashës të tij. Në këtë mënyrë ai u radhit i pari në Ballkan e në Europë, që e nisi luftën më armë në dorë, kundër pushtuesve fashist, pa filluar ende Lufta e Dytë Botërore dhe pa u krijuar Koalicioni Antifashist dhe Aleanca tri palëshe anglo – sovjeto –amerikan. Populli shqiptar nuk priti, që lirinë t’ia sillnin si dhuratë të gatshme të tjerët , nuk priti gjithashtu derisa pesha e luftës të anonte nga koalicioni antifashist, pastaj të përcaktonte qëndrimin e tij ndaj agresionit fashist. Rezistenca e nisur më 7 prill 1939, u ngrit në një shkallë cilësisht më të lartë, me krijimin e PKSH dhe  formimin e Frontit Nacionalçlirimtar të Shqipërisë në shtator 1942. Nën drejtimin e tyre ajo u shndërrua në një luftë mbarë popullore, krijoi ushtrinë nacionalçlirimtare, me një strategji të qartë e organizim të shëndosh, në të cilën u përfshin shtresa të gjëra shoqërore dhe patriot të njohur e me autoritet në të gjitha krahinat e vendit. Në këtë proces u formua UNÇSH-ja, që  në fund të luftës do të numëronte 70 mijë luftëtar në radhët e saj, bija e bijë, më të mirët e popullit tonë, të rreshtuara në batalione, brigada, divizione dhe korparmata. Në zjarrin e kësaj lufte, u sigurua bashkimi i mbarë popullit shqiptar pa dallim bindjeje, feje, krahine e ideje, rreth një ideali të madh e të shenjtë, çlirimit të vendit nga okupatorët nazi-fashist. Me një përbërje të tillë gjithë përfshirëse e të bashkuar rreth Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, që do të bëhej faktori vendimtar i bashkimit, i organizimit e i mobilizimit të masave popullore në luftën kundër pushtuesit. Gjë që mundësoi çuarjen e luftës së popullit tonë në fitoren përfundimtarë më 29 nëntor 1944, çlirimin e Shqipërisë me forcat e veta.

Lufta nacionalçlirimtare ishte pjesë përbërëse e rezistencës europoiane. Lidhjen dhe bashkëveprimin me vendet e tjera në kuadrin e Koalicionit Antifashist Botëror, LANÇ-i nuk e konceptoi si një aderim apo si një solidarizim i thjeshtë, por si një angazhim total të politikës e të strategjisë së tij, të mobilizimi të të gjitha forcave e mjeteve që dispononte për shkatërrimin përfundimtar të bishës naziste duke bashkëvepruar krah për krahë me popujt e vendet e tjera. Në territorin e Shqipërisë pushtuesit nazi-fashist përqendruan 15 divizione me rreth 700 mijë trupa, të cilët pësuan një humbje me rreth 70 mijë trupa.

Sakrificat që bëri dhe gjaku që derdhi populli ynë, në luftën për çlirimin e vendit, dhe për kauzën e përbashkët të popujve të tjerë, për shkatërimin e bishës nazi-fashiste, në raportt me popullsinë, janë shumë të mëdha, 28 mijë dëshmorë, bija dhe bijë dhanë jetën e tyre në këtë luftë të pa barabartë, si në forca dhe në mjete. Krahina të tëra u dogjën e u shkatëruan, fshatar e qytete u rrënuan. E tërë pasuria kombëtar që brezat e mëparshëm, kishin mundur të grumbullonin u shkatërrua dhe u rrëmbye nga pushtuesit.. Të llogaritura për frymë të popullsisë, Shqipëria zë një nga vendet e para, për dëmet materiale të pësuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përkujtimi i 9 majit

Përkujtimi i 9 majit nuk është thjeshtë një homazh që u bëhet popujve që luftuan e i kontribuuan fitores mbi nazi-fashizmin. Kjo datë e shënuar, në situatat që po kalojmë, ka marrë një dimension më të plotë e vjen si një kujtesë e si një mesazh për popujt dhe politikën, për të mos harruar e për të mbajtur kurdoherë, parasysh ata faktorë që çuan e mund të çojnë, rishtas në vendosjen e fashizmit e diktaturave fashiste në vende të ndryshme të Europës. Premisat janë.. E për rrjedhojë duhet të merren masa që realisht t’u pritet rruga e nuk u duhet lënë fare hapësirë e mundësi gjallërimit e aktivizimit të forcave fashistë e neofashiste në Shqipëri. Edhe sot pas 75 vjetësh ndryshime të thella, popujt janë të ndejshëm e të shqetësuar për dukurit e fenomenet me prirje e tendenca fashiste e neofashiste, që herë pas herë ngrënë krye në vende e rrethana të caktuara, duke rrezikuar stabilitetin, demokracinë dhe prosperitetin e njerëzimit. Një analizë e gjithanshme historike këtij problemi, tregon se fashizmi si rrymë politike, nuk është një fenomen abstrakt e i rastit; ai nuk lind në një terren bosh e brenda një nate apo muaji. Atë e përgatitin dhe e sjellin në fuqi faktorë të shumtë, politik, ekonomike e shoqëror të brendshëm e të jashtëm. Historia tashmë ka treguar e provuar se dalja në skenën politike të grupeve të caktuara shoqërore, të dëmshme e të etshëm e të papërmbajtura për pushtet e për pasurim në kurriz të masave punonjëse e duke shfrytëzuar mundin e djersën e tyre, bëjnë premtime të bujshme për të marrë pushtetin dhe me marrjen e tij, masat punonjëse shpejt zhgënjehen si pasojë e mos mbajtjes së premtimeve dhe krizës së rëndë ekonomike e shoqëruar me papunësi masive e rënies drastike të nivelit të jetesës së popullit dhe polarizimit të shpejt e të tej skajshëm e dallimit të thellë ne jetën e tij shoqërore, me lulëzimin e korrupsionit, të krimit të organizuar e të mafies në sektorë e fusha të ndryshme, mohimi e shkelja e të drejtave të qytetarëve, denigrimi i kundërshtarëve politik etj, janë disa nga faktorët që favorizojnë e shpejtojnë lindjen dhe ardhjen e fashizmit në fuqi.  Në klimën e sotme demokratike e pluraliste pas viteve 90, kanë ngjallur neveri e urrejtje, përpjekjet dhe veprimet, e Qeverisë Berisha dhe Qeveria Rama,  për rehabilitimin e nderimin e kolaboracionistëve dhe bashkëpunëtorëve të fashizmit, vetëm e vetëm,  se ishin kundër komunistëve,  sot u japin dekorata dhe u ngrenë përmendore, por harrojnë se ata i kishin të lyera duart me gjakun e shtrenjtë të partizaneve, bijave e bijve më të të mirë të popullit shqiptarë, të cilët si idealist që ishin rrëmbyen armët dhe luftuan për çlirimin e vendit nga nazi-fashizmi. Mujo Ulqinaku “Hero i Popullit”, në ditarin e tij, kur po sulmohej vendi, shkruan:-“ Tradhtia e ka mbuluar vendin tonë. Neve na takon të luftojmë për të mbrojtur lirinë e pavarësinë. Të betohemi vëllezër, se s’do të kursejmë, as jetën tonë për mbrojtjen e atdheut.” Për ata faktorë dhe ato forca që i hapën rrugën hipjes së fashizmit në pushtet, qëndron thënia e B.Brehtit, që thotë -“ barku që polli fashizmin akoma nuk është shterpëzuar.” Ndërsa çeku Julius Fuçiku thotë :-“ Njerëz ju dua, jini vigjilent.”.