Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve Atdhetarë / Diskriminimi i mijëra ushtarakëve që kanë marrë pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi

590
Sigal

Diskriminimi i mijëra ushtarakëve që kanë marrë pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi, Akti Normativ famkeq i Bodes dhe pse qeveria Rama e ka lënë në harresë premtimin elektoral me të cilin na mori votat

Statusi i Ushtarakëve lënë në harresë nga qeveria, duke mos u marrë parasysh detyrimi i institucioneve përkatëse për trajtimin e drejtë financiar 

 

Edi Rama shkel Statusin e ushtarakut dhe hesht

Vijon numri tre i ankesave dhe propozimeve drejtuar Kryeministrit Edi Rama kryetarit të “rilindjes” nga Komiteti Drejtues i Shoqatës “Lidhja Kombëtare e Ushtarakëve Atdhetarë”, që i kujton se në këmbim të votes, premtoi të trajtonte e shikonte me kujdes për Statusin e  Ushtarakëve. Pas shtatë vitesh në pushtet ky premtim nuk është ekzekutuar, transparenca për fondet dhe buxhetin finaciar të ushtarakëve sipas statusit është në pikëpyetje. Ushtarakët shprehen se nuk do të heshtin ndaj indiferencës së kësaj çështjeje siç  ka bërë Rama, por do të mbahet një qëndrim.

Pas heshtjes antikushtetuese disa mujore të Kryeministrit Edi Rama, kryesia e shoqatës kombëtare të “Lidhja e Ushtarakëve Atdhetarë të Shqipërisë”,  u këshillua nga “burokratët aparatçikë”, të kërkonte zgjidhje pranë Zyrës së Bashkëqeverisjes “Shqipëria që Duam” nga ku mori përgjigje formale evazive dhe aspak shteruese në pikëpamje administrative, siç e kemi publikuar.

Referuar “përgjigjes” së ardhur nga Zyra e Bashkëqeverisjes

 

Kryeherit përmendim se letër-përgjigjja e platformës politike “Shqipëria që Duam”, nuk mban parasysh informacionet dhe faktet ligjore të poshtshënuara:

  • Ushtarakët e shërbimit aktiv, që u nxorrën në rezervë apo lirim, pas daljes së statusit, ligjit nr.7496, datë 3.7.1991, janë trajtuar deri më datën 31.12.1995  me shpërblim të pjesshëm, sipas VKM nr.225, datë 29.5.1992.
  • Me VKM nr.7, datë 10.1.1996 “Për pagën e ushtarakëve, që dalin në lirim nga zbatimi i reformës në Forcat e Armatosura”, pika 2 e tij, antiligjërisht, ua hoqi të drejtën e përfitimit të kësaj pagese. Ky vendim qëndroi në fuqi deri më datën 28.3.1996.
  • Ligji nr.8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës  së Shqipërisë”, nuk bëri rregullimin ligjor për trajtimin financiar të ushtarakëve; të cilëve, antiligjërisht, iu mohua kjo e drejtë me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.7/1996; që vendosi një kufizim të ri “vite shërbimi me status”. Sipas këtij kufizimi, të gjithë ushtarakët e nxjerrë në rezervë e lirim nga viti 1991, deri në vitin 1994, nuk përfitonin më nga ky ligj.
  • Nga ligji nr.8087, datë 13.3.1996 zbatoheshin pjesërisht vetëm nenet  8,10 dhe 17; gjithashtu, nuk përcaktohej organi që do të merrej me zbatimin e këtij ligji; pra, moszbatimi i këtij ligji, nga data 1.1.1996,  deri më 31.12.1999,  “ka ardhur si rezultat i mosnxjerrjes së akteve nënligjore në zbatim të tij.”
  • Sipas të dhënave zyrtare: rezulton se, duke filluar nga 1 janar 1999, kanë përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi 5,780 ushtarakë të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, me një efekt financiar 490,638,000 lekë për vitin 1999. Paga mesatare referuese mujore për këta ushtarakë ishte 11,000 lekë, pensioni i parakohshëm maksimal ishte 8,000 lekë dhe përfitimi mesatar mujor për person ishte vetëm 7,074 lekë.
  • Në nëntor të vitit 2011 u bë rillogaritja e pensioneve të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, që hyri në fuqi më datë 1.07.2009. Masa e rritjes së pensioneve për vjetërsi shërbimi, të bëra me 16 Vendime të Këshillit të Ministrave; të cilat janë ende në fuqi, barabitej me koeficientin 2.3; ndaj efektet financiare vjetore për trajtimin me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi për sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin kalendarik 2011 përllogariten 2,366,609,408 lekë. Pensioni maksimal mujor i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ishte 18,400 lekë dhe përfitimi mesatar mujor për 5,780 ushtarakë ishte 16,272 lekë në muaj.
  • Pikërisht në këto momente, duke shfrytëzuar përmbajtjen e nenit 30 (nxjerrja e akteve nënligjore) të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, ku përcaktohej: “Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë akte nënligjore në zbatim të neneve 3, 4, 5 pika 1; 11, 22, 23 pika 3; 24 pika 1; 26 e 29 të këtij ligji.”; doli Akti Normativ Nr.5, datë 10.11.2010, i propozuar nga ministri i financave Ridvan Bode, i cili, duke përdorur si mjet juridik antikushtetues, dhe de jure inekzistues aktin nul 10120, Ligj numër  10367, datë 23.12.2010  “Për miratimin e  Aktit  Normativ me fuqinë e ligjit, nr.5, datë 10.11.2010  të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime shoqërore suplementare të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, në Republikën e Shqipërisë” që de jure asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi; u përpoq të ndryshonte pagën mesatare referuese, duke e zëvendësuar antiligjërisht atë me “pagën referuese neto”.
  • Gjithashtu kjo VKM antikushtetuese, pikat 1 dhe 2 të nenit 14 të ligjit organik nr.10142, datë 15.5.2009 i ndryshoi, duke e zëvendësuar përmbajtjen e tyre me brendi juridikisht inekzistuese.

 

Konkretisht, pikat 1 dhe 2 të nenit 14 u ndryshuan dhe u bënë, si më poshtë vijon:

-Pensioni i parakohshëm, për personat që plotësojnë kushtet e përfitimit, është 1.5 për qind e pagës mesatare referuese mujore neto, për çdo vit shërbimi.

-Në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë.

-Me VKM-në antikushtetuese nr.5, datë 10.11.2010, duke përdorur si mjet juridik spekulativ aktin 10120, Ligj numër 10367, datë 23.12.2010, de facto u ndryshuan pika 1 dhe pika 2, paragrafët 1 dhe 2 të nenit 4; si dhe pikat 1 dhe 2 të nenit 14, të ligjit numër 10142, datë 15.5.2009; që de jure kostatohen të pandryshuara asnjëherë.

-Me këtë strategemë juridike antikushtetuese dhe antiligjore, 5780 ushtarakët e nxjerrë në lirim dhe rezervë, që kishin përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në 1 janar të vitit 1999 dhe ata të nxjerrë në lirim dhe rezervë deri më datën 22.04.2004, që merrnin në çastin e lindjes së të drejtës trajtimin me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të kufizuar me një pension bazë, ose  maksimumi 8,000 lekë në muaj; ndonëse pas 12 vitesh, ky pension bazë, me ligje dhe 16 VKM për rritjen e pagave dhe të pensioneve ishte rritur në masën e koeficientit 2.3 herë; kjo e drejtë themelore, e fituar me ligjet e mëparëshme dhe e paprekshme, sipas parimit të sigurisë juridike; u shkel dhe vijon të shkelet haptazi antiligjërisht për 10 vite rresht.

 

-Në bazë të ligjit nr.9418, datë 20.05.2005  “Për sigurimin shoqëror të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”,  janë trajtuar nga data 1 janar 2006  deri më 1.07.2009,  kur hyri në fuqi ligji nr.10142, datë 15.5.2009, me 4 pensione bazë, të gjithë ushtarakët e nxjerrë në lirim dhe reserve, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004  “Për Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Por nuk janë trajtuar me 4 pensione bazë 5,780 ushtarakë, nga data 1.1.2006 deri 30.06.2009; që iu njoh e drejta me ligjin nr. 8087, datë 13.03.1996, i ndryshuar me ligjin nr.8521, datë 30.07.1999  “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 8087/1996, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të FA të RSH”; si dhe disa qindra të tjerëve, të dalë në lirim dhe rezervë nga data 2.01.1999 deri më 22.03.2004.

-Të gjithë ushtarakët, e nxjerrë në lirim dhe rezervë nga data 3.7.1991 deri më 31.12. 1995,  nuk janë trajtuar për 3 vite rresht, nga dt.1.1.1996  deri më 31.12.1998,  me pension të pjesshëm për vjetërsi shërbimi, sipas nenit 16 të statusit të ushtarakut, të miratuar nga ligjbërësi më datën 3.7.1991.

-Mijëra ushtarakë, që kanë marrë pensione të parakohëshme për vjetërsi shërbimi nga data 1.07.2009 deri ditën që u ka lindur e drejta ligjore për të përfituar pension të plotë pleqërie, janë diskriminuar antiligjërisht; sepse gjatë kësaj kohe, pensionet e tyre i kanë marrë të cunguara, ose të “grabitura” financiarisht nga Akti Normativ nr.5/2010 i Këshillit të Ministrave, si dhe strategema antiligjore e “pagës mesatare referuese neto”, e imponuar në kundërshtim me statusin e ushtarakut  dhe ligjin nr.10142/2009 nga VKM-ja, pjesërisht antikushtetuese, nr.252, datë 9.2. 2011  “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr.793, datë 24.9.2010 i Këshillit të Ministrave në zbatim të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009”.

-Duke keqinterpretuar vendimin nr.2, datë 18.02. 2013 të Gjykatës Kushtetue se sikur gjoja kjo Gjykatë ka arsyetuar mbi gjoja pajtueshmërinë e kushtetutës me ligjin juridikisht nul nr.10367/2010; pra, duke spekulluar me konceptet dhe keqinformuar, sikur gjoja VKM-ja nr.5/2010 e ka “ndryshuar” ligjin organik  nr. 10142/ 2009,  Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore llogaritjen e pensioneve të parakohëshme të ushtarakëve për vjetërsi shërbimi, nga data 1.07.2009  deri në daljen e tyre në pension të plotë pleqërie e kanë mbështetur  te neni 14 i ligjit nr.10142 , datë 15.05.2009, gjoja i ndryshuar nga VKM nr.5/2010, si vijon:

 

   “1. Pensioni i parakohshëm, për personat që plotësojnë kushtet e përfitimit, është 1.5 për qind e pagës mesatare referuese mujore neto, për çdo vit shërbimi.

  1. Në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm s’mund të jetë më e ulët se pensioni bazë.
  2. Duke zbatuar këtë metodë mashtruese dhe antiligjore ISSH dhe Ministria e Mbrojtjes, pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi e kanë llogaritur më të ulët se ajo e përfituar më parë, ose sa “…1.5% e pagës mesatare referuese mujore neto, për çdo vit shërbimi…”; pra jo sipas të drejtës së parashikuar në nenin 14, pika 1 të ligjit nr.10142/2009, ku përcaktohet se:

   “1. Pensioni i parakohshëm për personat, që plotësojnë kushtet e përfitimit, (12 vjet vjetërsi shërbimi për femrat dhe 15 vjet për meshkuj) është 50 për qind e pagës mesatare referuese mujore. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, sipas përcaktimit, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës mesatare referuese.

 

 Masa e pensionit të parakohshëm

 

  1. a) Për personat, që nuk kanë paguar kontribute suplementare, nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë.
  2. b) Për personat, që kanë paguar kontribute suplementare, shuma e pensionit mujor të parakohshëm nuk mund të jetë më e madhe se se dyfishi i pensionit bazë të pleqërisë, plus 20 për qind të pagës referuese të muajit të fundit të punës.
  3. c) Neni 4 i ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 përcakton taksativisht se: “1. Përfitimet, që jepen nga ky ligj, llogariten mbi bazë të pagës referuese.”; kurse neni 16 i po këtij ligji mëton se: “Pensioni suplementar i pleqërisë llogaritet me 1 për qind të pagës mesatare mujore për çdo vit shërbimi, por jo më shumë se 50 për qind e e pensionit të pleqërisë,” ndaj kostatohen absolutisht të pavlefshme dhe antiligjore VKM-të nr.5/2010 dhe nr.252, datë 9.2.2011, të cilat prej 11 vitesh janë përdorur dhe vijojnë të përdoren si strategemë mashtruese për të krijuar psikozën se përllogaritja dhe rillogaritja e pensioneve të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, për pension të plotë pleqërie dhe pension suplemetar mbi atë të pleqërisë, gjoja bazohen “te paga mesatare referuese neto”.
  4. d) Si konkluzion shterues, për fat të keq, Zyra e Bashkëqeverisjes “Shqipëria që Duam”, është dakort me veprimet dhe mosveprimet antiligjore të Ministrisë së Financave dhe ISSH-së, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe QPR-së; të cilat refuzojnë zbatimin e ligjit dhe preferojnë trajtimin abuziv të ushtarakëve sipas Vendimeve antiligjore nr.5/2010 dhe nr.252, datë 9.2.2011 të Këshillit të Ministrave.

Lind pyetja troditëse: përse disa digastere dhe institucione të pushtetit të pavarur ekzekutiv shtetëror,  janë kundër zbatimit ligjor të statusit organik të ushtarakut ?

Si ka mundësi që Ministria e Mbrojtjes dhe pushteti i përkohshëm politik i Këshillit të Ministrave, me në krye kryeministrin jollogaridhënës Edi Rama, kanë lejuar që përfitimet e pensioneve suplementare mbi atë të pleqërisë të llogariten jo mbi bazën e pagës mesatare referuese, por mbi bazën e pagës neto ?

Pse prej shumë vitesh ISSH dhe QPR ushtrojnë grabitjen sistematike të Pensionit Suplementar mbi atë të Pleqërisë të mijëra ushtarakëve, duke përdorur jo formulën ligjore të llogaritjes sipas Pagës Mesatare Referuese, por formulën antiligjore të Pagës Mesatare Referuese Mujore Neto ? që  i “grabit” seicilit ushtarak mesatarisht 3,000 lekë të reja në muaj, 36,000 lekë të reja në vit, ose në total mbi 208 milionë lekë të reja çdo vit kalendarik. A mund të na thotë  Zyra e Bashkëqeverisjes “Shqipëria që Duam” se: në cilët  “xhepa” kanë përfunduar këto 1.7 milionë euro çdo vit ?ë

 

Komiteti Drejtues i Shoqatës “Lidhja Kombëtare e Ushtarakëve Atdhetarë”