Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shkatërron 14 barraka në lumin Erzen

317
Sigal

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në shkallë të gjerë në kontrollin e lumenjve, burim, shtrat dhe grykëderdhje, lidhur me menaxhimin mjedisor.

Sot IKMT ka filluar të ndërhyjë në grykëderdhjen e lumit Erzen, ku do të prishen 14 objekte të cilat, përmes aktivitetit të tyre ndotin në vijimësi lumin dhe brigjet e tij.

Objektet, që janë kryesisht të destinuara për aktivitetet e peshkimit, nuk kanë as dokumente të rregullta.

IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të vijojë pandërprerë aksionin në gjithë vendin, në mbrojtje të mjedisit duke ndëshkuar çdo shkelje.