Senati dhe Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nderon Gjeneral Kadri Hajredin Cakranin, shqiptarin nacionalist si hero i Holokaustit dhe luftës së tij antikomuniste

125
Sigal

Albian Islamllari/

/Telegraf.al/ Më 11 Nëntor 2023 në Kongresin Amerikan në Uashington, Kongresmeni Donald Nurcross i Distriktit Neë Jersey në sezonin e parë, debati 118 paraqiti kërkesën e tij në këtë Kongres , të cilën e hapi me fjalët; Zoti drejtues; Ngrihem sot për të nderuar dhe lavdëruar Kadri Cakranin, heroin e Holokaustit! Pasi thekson se të parët e tij, Hajredin e Bektash Cakrani kanë qënë themeluesit e shtetit shqiptar, ndalon gjatë në shkollimin e tij në Akademinë Thereziane Vieneze dhe veprat e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, si shpëtimi i qindra hebrejve të qytetit Berat, luftën kundër forcave komuniste shqiptare, shpëtimin e infermiereve amerikane dhe shpëtimin e Kodikëve të shenjtë të Beratit nga Nazistët, e përfundoi me fjalët; -Heroizmi i tij është shruar në mëmorialin e Aushëits Memorial Museum, The United States Holocaust Museum, The Ilinois Holocaust Museumm Solomon museum in Albania. Ai njihet si Oskar Shindleri i Shqipërisë, i cili duke përdorur fuqinë dhe financat e tij për të shpëtuar shumë hebrenj nga nazistët. Kreu i Senatit Amerikan, Uashington duke iu drejtuar kongresmenëve pjesmarrës tha; – Ju kërkoj të bashkoheni në nderimin dhe vlerësimin e madh për shërbimin trimëror që Kadri Cakrani u ka ofruar njerëzimit anembanë globit!

Në Shtetin e Illinois-it në SHBA, guvernori i tij Josh B Pritzker i Partisë Demokrate (të majtë) me anë të një proklamate shpalli për komandantin shqiptar në Luftën e Dytë Botërore “Ditën e Kadri Cakranit”, ku në të renditen veprat e tij, sa heroike dhe humane si shpëtimi i qindra hebrenjve në Shqipëri nga përndjekja e pushtuesve nazistë, shpëtimi i infermiereve të ushtrisë amerikane, lufta e tij antikomuniste, etj,

“Komandand i Ballit Kombëtar, Kadri Cakrani, mbi të gjitha komandant shqiptar, ushtarak karriere, patriot dhe humanist në kohë të vështira, diti të vështrojë edhe në kaosin e luftës nga ana e duhur e historisë, nga Perëndimi, ai erdhi emigrant politik në SHBA jo vetëm për t’i shpëtuar përndjekjes së diktaturës komuniste, por dhe për ta vazhduar misionin atdhetar.” Për këtë ngjarje të këtij shteti të rëndësishëm, në kryeqytetin e tij Chicago, në universitetin  të këtij qyteti eventi historik e shkencor mbi figurën historike, luftarake, patriotike dhe atdhedashëse  mbi  jetën dhe veprën e Kadri Cakranit.

Më 27 Janar 2024 në Ditën e Holokaustit nazist, përfaqësuesi i shtetit amerikan theksonte; “Sot është dita e Përkujtimit të Holokaustit dhe 79 vite nga çlirimi i kampit të përqëndrimit Auschëitz-Birkenau. Shqipëria është vendi i vetëm Europian që të kishte më shumë hebrenj pas Holokaustit sesa para luftës. Sot duam të theksojmë dhe eventin që u zhvillua në Nëntor 2023 me titull; “Familja Cakrani e Shqipërisë: Rimëkëmbja e fabrikës së historisë,” ku ceremonia u mirprit nga shumë përfaqësues të shtetit Amerikan.”

Po cili ishte Kadri Hajredin Cakrani, shqiptari i vetëm që është nderuar e vlerësuar kaq skajshëm në histori?

Natyrshëm biri i fnënshkruesit të pavarësisë ushtarakut Hajredin bej Cakrani, që pas shkollimit të Akademisë Ushtarake Thereziane Vienë, do të kulmonte në Luftën e Dytë Botërore me një luftë të ashpër ndaj forcave komuniste të dirigjuar nga serbët, armiqtë shekullorë të shqiptarëve dhe do të shndriste vepra e tij me shpëtimin e hebrejve të qytetit Berat, ku ai ishte Komandant i Përgjithshëm Nacionalist i “Ballit Kombëtar”, shpëtimin e infermiereve amerikane dhe atë të kodikëve mijravjeçarë të Beratit. Vetëm kaq rreshta të verifikuar do të mjaftonin për të ngritur një përmendore me përmasat e Davidit të Mikelanxhelos në sheshin kryesor të Beratit. Por jo!

Edhe kur na i nderojnë të huajt apo dhe miqtë e një fuqie botërore si SHBA, përsëri historiografia shqiptare e përgjakur, nuk do tja dijë. Gjithsesi, më mirë ta dijë e gjithë bota, mirnjohëse, sesa qofshin bashkartdhetarët e tij bukëshkalë. E vërteta zhytet por nuk mbytet kurrë!