Dr. Zekri Palushi: Pastaj mos thoni se s’keni ditur gjë…!

Speciale nga Dr. Zekri Palushi,
Kardiolog, Australi

Dr. Zekri Palushi analizon raportet botërore lidhur me terapinë e gabuar covidiane që u nxit nga oligarkia. Nisin masivisht vdekjet e papritura dhe gjobat, ku dëmshpërblimet në Amerikë arrijnë shifrën e 100 mld USD. Si u ndalua kryerja e autopsive dhe probleme e zemrës nga vaksinat

Në këtë fund viti, më parë se të flasim për të rejat shkencore, në lidhje me disa dëmtime specifike të shkaktuara nga vaksinat Covidjane, dëshiroj që ta filloj këtë shkrim me një falenderim të përzemërt, dhe mirënjohje të thellë, drejtuar gazetës Telegraf, dhe stafit të saj të mrekullueshëm, me drejtor Z. Engjëll Musai, për përpjekjet e tyre të vazhdueshme, dhe të admirueshme, në kërkim të së vërtetës, dhe ndarjen e saj, me lexuesit; e njëherësh, t’ju uroj si atyre, dhe të gjithë popullit Shqiptar, – Gëzuar Krishtlindjet – këtë festë të rëndësishme, sa religjioze, aq edhe tradicionalo-kulturore, simbol i rilindjes, ripërtëritjes, sakrificës, faljes, mirësisë, dashurisë, lumturisë, paqës, dhe vullnetit të mirë.

Sigal

Tema për të cilën do flasim jo pa qëllim, e kam titulluar: “Pastaj mos thoni se s’keni ditur gjë’’! Falë gazetës Telegraf, unë kam publikuar mjaft shkrime për problemet Covidjane, por sërisht e pashë të arsyeshme që t’ju ve në dijeni, në lidhje me disa nga gjetjet më të reja, të kësaj fushe, që vazhdon të jetë e ‘minuar’, dhe me viktima të shumta.

Nga disa prej agjensive të sigurimit të jetës mësojmë se Amerika, vetëm gjatë 9 muajve të fundit të këtij viti (2023), ka patur vdekje të shumta, dhe të papritura, të shoqëruara me 158.000 kërkesa, më shumë, në krahasim me të njejtën përiudhë të vitit 2019.
Në vitin 2020, atyre ju është dashur të paguajnë si dëmshpërblim 90 miliard dollar, ndërsa, kjo shumë gjatë vitit 2021, kishte kapur shifrën e 100 miliard dollarëve.

“Nga disa prej agjensive të sigurimit të jetës, mësojmë se Amerika, vetëm gjatë 9 muajve të fundit të këtij viti (2023), ka patur vdekje të shumta, dhe të papritura, të shoqëruara me 158.000 kërkesa, më shumë, në krahasim me të njejtën përiudhë të vitit 2019. Në vitin 2020, atyre ju është dashur të paguajnë si dëmshpërblim 90 miliard dollarë,  ndërsa, kjo shumë, gjatë vitit 2021, kishte kapur shifrën e 100 miliard dollarëve.”

“Nga të dhënat e fundit, të Departamentit të Mbrojtjes së Amerikës, mësojmë se, tashmë ka mjaft  evidencë se probleme të shumta të zemrës, lidhen me bërjen e vaksinave kundra COVID-19. Të dhënat e Pentagonit tregojnë se gjatë vitit 2022, rastet e Dështimit të Zemrës, në pilotët, patën një rritje prej rreth 1000%!”

Nga të dhënat e fundit, të Departamentit të Mbrojtjes së Amerikës, mësojmë se, tashmë ka mjaft  evidencë se probleme të shumta të zemrës, lidhen me bërjen e vaksinave kundra COVID-19. Të dhënat e Pentagonit tregojnë se gjatë vitit 2022, rastet e Dështimit të Zemrës, në pilotët, patën një rritje prej rreth 1000%!

Leintnati Ted Macie, në një postim të medias sociale, citonte një letër, ku konfirmohej se gjatë vitit 2021, kishte pasur një rritje drastike në disa prej problemeve më serioze mjekësore; krahasuar këto, me mesataren e 5 vjetëve të mëparshme. Në këto probleme mjekësore, përfshihen: *Hipertensioni Arterial (2,181%), *Ç’rregullimet neurologjike (1,048%), *Multiple-scleroza (680%), *Guillain-Barre syndrome (551%), *Canceri gjoksit (487%), *Infertiliteti femëror (472%), *Embolizmi pulmonar (468%), *Migrena (452%), *Dysfunksionim ovarian (437%), *Canceri testikular (369%), dhe *Takikardia (302%).

Në Itali, (sipas Vigilant News), ish ministri i shëndetësisë, gjatë periudhës Covidjane, (shtator 2019 -tetor 2022), Roberto Speranza, ndodhet nën investigime për mbytje masive njerëzish (mass homocide), për shkak se nga Email-et e tij, është zbuluar se, -ai, edhe pse dinte që në fillim se vaksinat Covidiane ishin duke mbytur njerëz, -ai prap se prap, kishte urdhëruar autoritetet lokale shëndetësore, që t’i fshihnin si vdekjet, ashtu dhe efektet e tjera anësore, serioze të lidhura me këto vaksina.

Në Kanada, -numëri i vdekjeve nga  “shkaqe të panjohura’’, (‘Unspecified Causes’), ka pësuar një rritje prej 300%! Një shifër alarmante kjo, që ka nxitur disa ekspertë të vërtetë shëndetësor, të kërkojnë investigime, nëpërmjet të cilave, të gjendet shkaku i kësaj rritje drastike vdekjesh, dhe nëse këto shkaqe lidhen me vaksinat Covid-19.
Sipas raportit të Statistics Canada, (që njifet edhe si StatCan), publikuar me 27 Nëntor, në: ‘’The Daily’’, – numri i vdekjeve nga shkaqe të panjohura ‘’unspecified causes’’, në 2022, ka qenë më i madh se numri i vdekjeve me shkaqe të njohura si psh., -nga insultet cerebrale, aneurizmave, bronkiteve kronike, emfizemës, astmës, diabetit, influezës, dhe pneumonisë, sëmundjeve kronike të mëlçisë, cirrozës, Alzheimerit, dhe rasteve suicide.

“Të dashur bashkatdhetar, mos mendoni se këto kanë ndodhur vetëm në Amerikë, Itali, Angli, apo në Australi, – jo, jo! Këto gjëra, dhe ndoshta edhe më keq, kanë ndodhur edhe në Shqipëri, e vendet e tjera të botës. Ekspertët tanë shëndetësorë, gjatë kësaj përiudhe, kanë qenë të dedikuar për realizimin e një padrejtësie shumë të madhe, nëpërmjet së cilës, u shkaktuan dëmtime shëndetësore, kurrë të para ndonjëherë.”

Në lidhje me këtë, -kardiologu i mirënjohur në të gjithë botën mjekësore, dhe hartuesi i protokollit për trajtimin e hershëm të infeksionit Covidian, -Profesor Peter Mçullough, – tha se rritja dramatike e vdekjeve nga ‘’unspecified causes’’, në Kanada, reprezanton një çvendosje sistemike  dhe shqetësuese të mjekësisë Perëndimore.

Përpara se të ndodhte pandemia, shkaqet e vdekjeve në vendet Perendimore, diheshin mjaft mirë, pra 40% lidheshin me sëmundje të njohura cardiovaskulare, 40% lidheshin me sëmundjet terminale neoplazike/kanceri, dhe 20%, lidheshin po me shkaqe të njohura, që janë, vrasjet, vet-vrasjet (suicide), dozat e mëdha të drogës (drug overdose), dhe vdekjet aksidentale. Ai vazhdon duke thënë se:   “qysh nga shpërndarja e vaksinave, ne kemi parë vdekje të shumta, që s’kanë ndodhur kurrë më parë. Një seri e madhe autopsish të publikuara nga Hulscher et al, ka gjetur se 73.9% e vdekjeve pas vaksinimit me Covid-19, ishin si rezultat i problemeve të shkaktuar prej këtyre vaksinave’’.

Edhe vdekjet e papritura, (‘Unspecified death’), duhet t’i atribohen syndromit të dëmtimeve fatale nga vaksinat e Covidit ( fatal COVID-19 vaçine injury syndrome’’), -tha Profesor Mçullough.

Ndërsa, sipas një studimi tjetër, të publikuar po gjatë muajit nëntor, në journal Vaçines, ku ishin analizuar 19,096 njerëz të vaksinuar në Itali, gjatë korrikut 2021, nga të cilët, 15,368 kishin marrë vaksinën Pfizer, 2,077 kishin marrë versionin Moderna, ndërsa 1,651 kishin marrë, vaksinën AstraZeneca, del se rreth 31.2% e të vaksinuarve, kishin zhvilluar komplikime neurologjike.

Nga AstraZeneca, komplikacionet më të theksuara ishin: dhimbje koke, tremor/dridhje, spazma muskulare, pagjumësi, dhe tinnitus (zhurmë, tingëllimë në vesh). Ndër ato që kishin marrë Moderna, komplikacionet më të shpeshtat ishin: përgjumshmëria, vertigo, (një ndjenjë mjaft e keqe, dhe e frikshme, ku të duket sikur ti, ose ambjenti rrethues, ështe duke lëvizur/rrotulluar), diplopia (shikim dy-figurësh), paresthesia (ndjenjë mpirje, apo kruarje të lëkurës), ndryshime në shijimin e ushqimit, apo ndryshim të nuhatjes, dhe dysphonia (zë i ngjirur, ose humbje të timbrit të zërit normal).

“Përse u ndalua kryerja e autopsive, ku sipas ekspertëve më të mirë në Shqipëri, i referohem intervistave në Telegraf të Prof.Dr.Bardhyl  Çipi, i cili ka kërkuar me ngulm kryerjen e autopsisë, sikurse është vepruar edhe me HIV/AIDS?”

Kurse të vaksinuarit me Pfizer, kishin zhvilluar një mjegullim truri, (brain fog), që është një tip çrregullimi në proceset e të menduarit, të arsytuarit, dhe aktiviteteve të ndryshme intelektuale, dhe gjendje ankthi.

Në Angli, para se të jepeshin vaksinat, shërbimi i urgjencës merrte 2000 telefonata në ditë, për urgjenca jetë-kërcënuese, ndërsa, pas marrjes së vaksinave, ky numër u rrit në 2,500.

Këtu, në Australinë Jugore, në vitin 2018, janë rregjistruar 13,250 urgjenca kardiake, ndërsa, në vitin 2021, ky numër shkoi në 17,900, -pra 35%, më shumë.

Të dashur bashkatdhetar, mos mendoni se këto kanë ndodhur vetëm në Amerikë, Itali, Angli, apo në Australi, – jo, jo; këto gjëra, dhe ndoshta edhe më keq, kanë ndodhur edhe në Shqipëri, e vendet e tjera të botës.

Ekspertët tanë shëndetësor, gjatë kësaj përiudhe, kanë qenë të dedikuar për realizimin e një padrejtësie shumë të madhe, nëpërmjet së cilës, u shkaktuan dëmtime shëndetësore, kurrë të para ndonjëherë.

Siç po shifet tani mjaft qartë, ata institucione që supozoheshin të mbronin të drejtat tona fondamentale, po i shkelin ato, bile shumë haptasi, dhe pa pikën e turpit, apo të frikës.

Tani për tani, jam i bindur se ato, për dëmtime kaq të mëdha ndaj qytetarëve të tyre, të shkaktuara nga keq-përdorimi më i keq i mjekësisë, në historinë e njerëzimit, -jo vetëm që s’do të mbajnë asnjë përgjegjësi, por unë dyshoj se ata, me eksperiencën e fituar, do të jenë më konfident, dhe më të vullnetshëm për të përdorur të njejtën teknikë, dhe strategji, në një të ardhme, jo shumë të largët, kundra nesh.

Bashkatdhetar të nderuar, nqs ju, akoma s’keni nxjerrë mësime prej kësaj Tiranie Covidjane, atëherë unë s’mund të imagjinoj se çfarë duhet të ndodhë më tepër, që ju të zgjoheni nga gjumi, për të mbrojtur vehten tuaj, fëmijët tuaj, familjet tuaja, nga shteti, dhe pushteti, – armiku më i madh, – nga i cili, ju duhet të ruheni.

Po e mbylli me një thënje të shkrimtarit dhe filozofit Anglez, Aldous Huxley: “Medical science has made such tremendous progress that there is hardly a healthy human left’’, që pak a shumë përkthehet kështu: Shkenca mjekësore ka progresuar aq shumë sa është mjaft zor që të ketë mbetur ndonjë njeri i shëndetshëm.