Vaji i ullirit, aleati më i mirë kundër sëmundjeve

547
Vaji i ullirit është aleati më i mirë i njeriut kundër sëmundjeve dhe renditet i pari në listë nga dhjetë gjërat ushqimore më të shëndetshme për organizmin e njeriut dhe për këtë shkak e quajnë “ar i… Vaji i ullirit është aleati më i mirë i njeriut kundër sëmundjeve dhe renditet i pari në listë nga dhjetë gjërat ushqimore më të shëndetshme për organizmin e njeriut dhe për këtë shkak e quajnë “ar i lëngshëm”. Lëngu natyral i vajit të ullirit është eliksir i shëndetit dhe jetëgjatësisë.
Njerëzit që jetojnë në vendet bregdetare shumë kohë më parë përdorin vajin e ullirit në ushqimet e veta dhe shumë më pak kanë probleme kardiovaskulare, gjakderdhjes në tru dhe sëmundje malinje në organet e tretjes, gjë që e kanë vërtetuar edhe shumë hulumtime. Në kohërat e sotme në Spanjë përdoren disa përbërës të vajit të ullirit për të lyer bukën e që janë të dobishme kundër plakjes. Vaji i ullirit përmban thartirë të yndyrës të pashtrydhshme, lecitin, polifenol dhe vitamina A, D, E dhe K. Përbërësit shërues të vajit të ullirit rrjedhin para së gjithash thartirë të yndyrshme të pashtrydhshme dhe antioksidant.
Hulumtimi i ekspertëve nga Universiteti i Filadelfias ka treguar se vaji i ullirit përmban përbërës të njëjtë si edhe brufeni, përafërsisht si ibuprufen, që do të thotë se doza ditore e vajit të ullirit do të ndihmonte tek të sëmurët me reumë dhe sëmundje të zemrës, si dhe do të ndihmonte në dhimbje të ndryshme. Më së miri është të përdoret vaji i ullirit ekstra i virgjër, i cili bëhet para se të bluhet ullinjtë në mulli apo të shtrydhën, përkatësisht që bëhet në mënyrë natyrale. Më i mirë është kur përdoret i thatë nëpër sallata dhe perime, ku edhe realizohet efekti i tij i plotë, ndërsa kur përdoret për skuqje efekti i tij vjen e zvogëlohet. Këshillohet që të përdoret sa më shumë në ushqim për të rritur dhe fëmijë. Vaji i ullirit ndikon në zvogëlimin e mbledhjes së kolesterolit dhe rregullon marrëdhënien LDL dhe HDL të yndyrës duke çuar kështu tek shumimi i yndyrës së ‘mirë’ (HDL) ndërsa zvogëlon yndyrën e ‘keqe’ (LDL).
Mbron zemrën dhe trurin: Vaji i ullirit zvogëlon mundësin e të sëmurit nga kanceri i zorrëve dhe gjirit. Femrat që përdorin vaj të ullirit për 45 për qind janë më të mbrojtura ndaj kancerit të gjirit. Në vende bregdetare ku konsumimi i vajit të ullirit është më i madh, janë shumë më të ulëta paraqitjet e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë këtu kancerin e gjirit, vezoreve dhe gjëndrave.
Ndihmon në tretje: Tretet lehtë dhe ka rol mbrojtës në traktin digjestiv. Lukthi i njeriut shumë më lehtë e pranon vajin e ullirit nëse e krahasojmë me yndyra të tjera. Ndikon shumë mirë në organet e tretjes. Ndihmon tek gastriti. Rregullon enzimat e pankreasit dhe parandalon formimin e gurëve në kanalet e tëmthit. Parandalon yndyrën në mëlçi. (asteatoza).
Diabeti: Zvogëlon rrezikun e të sëmurit nga diabeti dhe i ndihmon të sëmurët nga diabeti që përdorin insulinë të mos vijë deri tek ndonjë komplikim.
Dobësim: Ndikon në ndarje të barabartë dhe në humbje të shtresave të yndyrshme.

I dobishëm edhe në kozmetikë: Përdoret si përbërës i rëndësishëm në preparatet kozmetike, të cilat kanë për qëllim ruajtjen nga dielli, mirëmbajtjen e lëkurës së thatë, heqjen e shenjave nga djegia. Vaji i ullirit është përbërës antiaging (kundër plakjes) i shkëlqyeshëm i cili ju ofron jetëgjatësi. Është shumë i mirë për lëkurën tuaj, ndërsa flokët i bën të shkëlqyeshëm dhe të mahnitshëm. Vaji i ullirit mundëson edhe mbrojtje nga helmimi. Gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të muskujve, nëse nxehet dhe masazhohen vendet ku ju dhëmbin. Ndikon edhe në hemorroide, sëmundjet e lëkurës, ekzemat, psoriazën dhe infeksione kërpudhale duke përfshirë edhe likenet.
Sigal