Skandal/ Të dhënat e “CENS-2023” po përpunohen jashtë INSTAT

24
Sigal

Më 7 shkurt 2024, te emisioni “Opinion” , Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Certifikimit e Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa, foli për sulmin ndaj INSTAT-it nga grupi hakerues “Homeland Justice”, duke dhënë garanci se ndërhyrja e tyre nuk ka shkaktuar dëme.

Pyetjes, nëse hakerat kanë marrë apo dëmtuar të dhënat e “CENS-2023”, drejtori Igli Tafa iu përgjigj: – Të dhënat e CENS nuk janë prekur, sepse nuk ndodhen në INSTAT, por krejt tabletat janë në një vend tjetër dhe i administron një palë e tretë që nuk është pjesë e INSTAT.

Kjo deklaratë, zbulon një skandal të rëndë shtetëror, që të dhënat e shqiptarëve, të mbledhura zyrtarisht në konfidencialitet derë më derë, me garancinë shtetërore se janë të sigurta, qeveria ia ka marrë INSTAT-it, i ka nxjerrë nga INSTAT dhe ia ka dhënë një grupi privat që nuk dihet se kush është dhe ku është.Sipas nenit 2 Ligjit nr. 17/2018, grumbullimi dhe prodhimi i statistikave shtetërore, ose të dhënave fizike apo elektronike të shtetasve, përpunohen dhe mbahen vetëm brenda mjediseve të INSTAT; ndërsa në nenet Neni 31 e 32 të ligjit, thuhet se INSTAT ruan konfidencialitetin duke pasur dijeni vetëm punonjësit e autorizuar.

Pra, 6000 tabletat me të dhënat e mbledhura, nuk janë dorëzuar në INSTAT, si institucioni i autorizuar me ligj që ka bërë CENS-in, por te persona që nuk janë punonjës të INSTAT.Këtë skandal, SPAK duhet ta hetojë si krim të organizuar shtetëror, i kryer me vetëdije e qëllim falsifikimin e të dhënave të “CENS 2023”; veprim i mbajtur i fshehtë deri tani, por i bërë publik nga drejtori i sigurisë kibernetike.

Përveçse e ndalon ligji, nxjerrjen e të dhënave të CENS-it jashtë institucionit, ato janë çuar të mbahen e përpunohen nga një palë e tretë; kur INSTAT ka punësuar 1200 përpunues vetëm për të dhënat e këtij procesi, dhe ka 243 specialistë të saj e ka marrë afro 17 milionë Euro nga shteti.

Sipas informacionit, pista e vetme e këtij skandali, është kjo: Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar Drejtoreshën e INSTAT, Elsa Dhuli, që tabletat me të dhënat e mbledhura për “CENS-2023”, të përpunohen nga një grup jashtë INSTAT.Më qëllim, që shifra e numrit të popullsisë në Shqipëri dhe numri i të ikurve nga vendi, të deklarohet aq sa e ka për të fshehur shpopullimin masiv gjatë 10 viteve të qeverisjes së tij; që sipas informacioneve, thuhet se kanë ngelur 1.5 milionë banorë, nga 2.7 milionë që deklaroi “CENS-2011”.Pamfleti