Aksioni opozitar, Berisha zbulon planet: Protesta të fuqishme kundër Edi Ramës…

124
Sigal

Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot jashtë parlamentit për protesta të fuqishme kundër Edi Ramës, si një nga planet e betejës me mazhorancën.

I pyetur nëse ka një plan B, nëse gjykata do vendosë kundër votimeve në PD, Berisha tha se po ecet në një betejë shumë planëshe.

“Ne po ecim në shumë plane. Njëri është plani i protestave të fuqishme kundër Edi Ramës. Plani i dytë është i primareve dhe standardeve të reja demokratike, plani i tretë është plani i angazhimit maksimalt të shoqërisë. Është një betejë shumëplanëshe.

Fashoja 800 kilovat është shpallur para një muaji, kurse vjeshta e protestave është një ide e kahershme, e cila duhet të konkretizohet sa më shpejt. Tërheqja e tij, unë e quajta palosja e tij nga ultimatumi i opozitës, ajo u shtua në axhendë, por axhenda për betejë me Edi Ramën është më e madhe se Mali i Dajtit”- tha Berisha.