Sali Niazi Dede, Kryegjyshi Botëror Bektashian që u vra më 28 nëntor 1941, sepse kundërshtoi pushtimin fashist të Shqipërisë

36

Sali Niazi Dede, ish-kreu i Bektashinjve, mik i Qemal Ataturkut dhe luftëtar i çështjes kombëtare shqiptare, u ekzekutua natën në Selinë e Shenjtë në Tiranë

Sigal

Nga Kujtim BORIÇI

 

Para patriotit Sali Niazi Dedej, 82 vite më parë, vendosën dokumentin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe në cilësitë e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, i kërkojnë të firmosë këtë akt, ku pushtimi, duhej të quhej ‘ftesë nga vetë shqiptarët’. Sali Dedej refuzoi duke thënë: “Ky është pushtim dhe asgjë tjetër! Nuk mund të firmos për robërinë e shqiptarëve, për pushtimin e vendit tim”. Këto fjalë, të fiksuara dhe në dokumentet e kohës, u pasuan menjëherë me vendimin për ekzekutimin e tij nga pushtuesit e qeveria kuislinge. Kjo ndodhi më 28 nëntor të vitit 1941, në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore në Tiranë. “Sali Niazi Dede, është krenaria e bektashizmit dhe patriot i çështjes kombëtare shqiptare…” -pohon mes të tjerave Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Kush është Atdhetari, Sali Niazi Dede?

Sali Njazi Dede lindi më 1876 në fshatin Starje (Starja) të Kolonjës. Në moshë të re, me familjen e tij emigroi në Turqi, ku përfundoi studimet në gjimnaz. Në moshën 20 vjeçare, filloi studimet fetare në teqenë e Haxhi Bektash Veliut…Në postin e lartë të Kryegjyshit u zgjodh në vitin 1913 në Haxhi Bektash. Me përkushtim, arriti cilësi të larta morali. Shumë shpejt u bë i njohur në rrethin klerikal të Turqisë, Egjiptit, Sirisë, Iranit, Irakut, Greqisë, Rumanisë Bullgarisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Shqipërisë etj. Misioni i ngarkuar i dha një përvojë të pasur si klerik, organizator dhe drejtues i aftë i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Në vitin 1925, Ataturku me ligj, ndaloi dhe mbylli teqet bektashiane në Turqi. Në vitin 1929, Kongresi i tretë bektashian në Korçë vendosi që qendra e Kryegjyshatës Bektashiane të vendosej në Shqipëri (mbasi ishin bërë bisedimet disa vjeçare me Sali Njazi Dede e qeverinë shqiptare të Zogut dhe Turqisë). Kryegjysh u vendos të ish sërish Sali Njazi Dede, i cili ka vlera të veçanta në privilegjin dhe në respektin e madh që i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve për vendosjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë. Ai bashkëpunoi me qeverinë e asaj kohe për ligjin mbi fenë. I dha dimension të ri bektashizmit në Shqipëri dhe marrëdhëniet e bashkëpunimin me teqetë në rajon dhe në botë. Ishte krijues i talentuar me mjaftë shkrime. Më 28 nëntor të vitit 1941, Sali Njazi Dede për shkak të mos nënshkrimit prej tij të aktit të kapitullimit të Shqipërisë nga Italia fashiste e vranë mizorisht bashkë me dervishin e tij, Azizin. Ai mbetet një figurë e lartë e bektashizmit në Shqipëri dhe në botë. Albapost, në ciklin e figurave të shquara për vitin 2001, ka emërtuar në emisionin e pullave Sali Njazi Dedein. Sali Dede para se të vinte në Shqipëri si Kryegjysh Botëror, ka një aktivitet të madh si klerik e atdhetar në Turqi, Greqi, Egjipt e vende të tjera… Mes të tjerave, referuar arkivave të kohës, kryesisht atyre turke, shqiptari Sali Njazi Dede, si mik i Mustafa Qemal Ataturkut, ka kontribuar dukshëm dhe në pavarësinë e kombit turk. Sipas këtyre dokumenteve, “..më 17 dhjetor të vitit 1919, Mustafa Qemal Ataturku viziton teqen e Haxhibektashit ku ishte Sali N. Dedej, ku merr mbështetjen morale dhe materiale të tij dhe Xhemaladin Çelebiut për luftën çlirimtare. Sali Dede u bë aq ndikuesnë përpjekjet e tij në pavarësinë e kombit turk, sa ishte dhe për prosperitetin e popullit të tij’.

Nata e krimit të rëndë

Mbështetur në dokumente arkivore, nata e 28 nëntorit e vitit 1941, kur u vra Sali Niazi Dede, është paraprirë me një ditë debatesh të ashpra mes tij dhe përfaqësuesit të mbretit italian në Shqipëri, për të pranuar pushtimin e italianëve si liri, nëpërmjet një shkrimi që ai ta botonte të nesërmen (ditën e 28 nëntorit) në gazetë. Ja si vjen kjo ngjarje në dokumentet e dëshmitë e kohës: “…Sali Niazi Dede ftohet nga përfaqësuesi i mbretit italain i cili i tha: ‘…Edhe drejtuesit e tjerë shpirtërorë kanë thurur lavde për italianët dhe mbretërinë, po ju nuk do të shkruani!’. Sali Niazi Dede iu përgjigj: ‘Unë jam udhëheqës shpirtëror i bektashinjve, nuk jam drejtues i një partie politike, nuk merrem me punë politike’. Pas debatesh të shpra, refuzimit të Sali Dede, funksionari i lartë italian i tha:’…Lëreni, mos flisni, do e shohësh këtë…!’”. Po çfarë ndodhi pak orë më vonë? Pa u afruar mesnata, Sali Dede qe banonte në Selinë e Kryegjyshatës, pasi ka qëndruar deri vonë me dervishët e punonjësit, ka shkuar si zakonisht të flejë gjumë në dhomën e tij. Ndërkohë, sipas një skenari të parapërgatitur, disa persona futen në dhomën e tij dhe e ekzekutojnë, bashkë dhe me një dervish që dëgjoi zhurmë e vajti në ndihmë. Pastaj largohen. Vrasja e Kryegjyshit Botëror Bektashian, bëri bujë të madhe. Menjëherë u arrestuan 17 persona, e zyrtarisht u tha se, ‘vrasja ndodhi nga një grup vjedhësish që donin të merrnin një orë shumë të shtrenjtë të Njazi Dede”. Por në fakt, kjo ishte alibi, pasi ora, më voën u gjet. Atë e vranë pushtuesit dhe kuislingët vendas, pasi nuk pranoi të firmosë pushtimin italian si ‘liri për vendin…