Robert Elsie, në shqip ”Bektashinjtë shqiptarë”/ Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj: Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan

532
Sigal

Botohet në shqip, libri Libri “Bektashinjtë shqiptarë. Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan”

 Takimet me albanologun e njohur Robert

Elsie dhe pengu për projektin e mbetur në mes

Nga Kujtim BORIÇI

E shtunë, 5 shtator 2020. Kolegu, publicisti dhe studiuesi i arkeologjisë, Nuri Çuni, teksa po bisedonim në kafe, më zgjat një kopje-projekt të librit të albanologut të njohur Robert Elsie, të përkthyer nga anglishtja e përgatitur për botim në shqip nga një shtëpi botuese e njohur në Kosovë, duke më kujtuar takimin e kohëve më parë me Elsienë dhe projektin e mbetur në mes, për shkak se ai ndërroi jetë. Libri në fjalë, është ai me titull ‘Bektashinjtë shqiptar’, i fundit që shkroi Elsie, të cilin (kopje e vetme) shtëpia botuese ja kishte sjellë për disa korrektime Çunit, i cili për gjashtë muaj rresht, kishte bashkëpunuar me Elsienë për përgatitjen e këtij libri. “E pashë me kujdes, kam bërë disa korrigjime teknike, si saktësim drejtshkrimor të disa objekteve bektashiane, ndonjë datë, term fetar etj, e së shpejti do ua dërgoj. Është një periudhë bashkëpunimi, për të cilin unë kam shumë biseda me ‘të, shkrime me dorën e tij, mendime të ndryshme etj, që shpresoj ti hedh në një libër… Kur ndërroi jetë studiuesi, e sipas dëshirës së tij u varros në alpet e vendit tonë, në homazhet që u bënë në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, për shkak të mungesës së Kryegjyshit Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj, me porosi të të tij, unë së bashku me dervish Sali Petin, bëmë homazh dhe lamë shënime në libër dhe vlerësim ….” -më thotë kolegu Çuni. Në vazhdim, Çuni më kujton takimin në zyrën e tij me Elsienë, atë ditë të bukur  prilli të vitit 2007. Ishte takimi im i parë me albanologun (do të takohesha dhe herë të tjera me ‘të më pas), krejt i rastësishëm. Në një tavolinë, në zyrën e kolegut Çuni, pashë një njeri të përkulur që shfletonte disa dokumente e mbante shënime, si dhe 2-3 të tjerë, në këmbë që po bisedonin me kolegun. I uluri në tavolinë që vazhdonte pa u shqetësuar, më la përshtypjen se ishte shumë më i moshuar se sa ishte në fakt. Bashkëbiseduesit që ishin në këmbë ikën. Mbetëm ne të tre.

-E njeh zotërinë që po punon në tavolinë- më pyet kolegu.

-Jo… Ndoshta si fytyrë e parë, por…- vazhdova unë.

-Është albanologu Robert Elsie, po punon këtu me ne për një libër që lidhet me bektashizmin- shtoi Çuni.

…U takuam, iu prezantova.

-O, po, të kam lexuar ditka, gëzohem që po takohemi dhe kështu- shtoi Elsie.

…Vazhduam gjatë bisedën atë ditë. U takuam dhe dit të tjera. Kolegu e shoqëronte dhe në guida pune në krahina të ndryshme të vendit, tek objekte të kultit. Në një ga bisedat, Elsie më premtoi një intervistë të gjatë. Bile, një pjesë të saj e realizuam… Kishte një kërkesë Elsie dhe më kërkoi ndihmë nëse mund ta shoqëroja në disa fshatra shqiptar në zonën Pogradec-Dibër, brenda e jashtë kufirit.

-Në dokumente të vjetra kam gjetur se në Qarrishtë, Frëngovë, Ladorisht deri në Dibër të Madhe, dikur ka pas ngujime autoktonë bektashinjsh.. Dua të shkoj- më tha.

-Do gjemë kohën dhe do shkojmë-i premtova.

-E mirë, faleminderit. Shpresojmë të shkojmë sa më shpejt dhe kur të kthehemi, e mbarojmë intervistën, e pasurojmë më shumë atë me fakte- tha si duke qeshur.

…Kaluan dit, javë e muaj. Elsie lëvizi për punë. U befasova kur mësova se më 2 tetor ai ndërroi jetë (kishte lindur në Vankuvër të Kanadasë më 29 qershor 1950). Kishet lënë amanet që të varrosej në bjeshkët veriore të Shqipërisë, e kështu u bë.  Mbeti pa u realizua plotësisht projekti i përbashkët me ‘të. Shpresoj që kolegu Çuni, që ka qindra faqe dorëshkrime të tij, biseda e shënime të përbashkëta udhëtimi, të botoj sa më shpejt librin e premtuar për ‘të. Që të hidhet më shumë dritë mbi të famshmin  Elsie, albanologun, shkrimtarin dhe përkthyesin që Shqipërinë e deshi aq shumë dhe ka lënë për ‘të e shqiptarët një pasuri të vyer shkencore, historike e kulturore. Aq shumë e deshi, sa kërkoi që eshtrat e tij të prehen përjetësisht në tokën e saj.

Homazhi në bibliotekën kombëtare, Çuni, bashkë me dervish Sali Petin, me porosi të KB, lanë shënime në libër dhe vlerësim ….

“…Vazhduam gjatë bisedën atë ditë. U takuam dhe dit të tjera. Kolegu e shoqëronte dhe në guida pune në krahina të ndryshme të vendit, tek objekte të kultit. Në një ga bisedat, Elsie më premtoi një intervistë të gjatë. Bile, një pjesë të saj e realizuam… Kishte një kërkesë Elsie dhe më kërkoi ndihmë nëse mund ta shoqëroja në disa fshatra shqiptar në zonën Pogradec-Dibër, brenda e jashtë kufirit. …Kaluan dit, javë e muaj. Elsie lëvizi për punë. U befasova kur mësova se më 2 tetor ai ndërroi jetë (kishte lindur në Vankuvër të Kanadasë më 29 qershor 1950). KishtE lënë amanet që të varrosej në bjeshkët veriore të Shqipërisë, e kështu u bë. “