– Sot, me 2 milionë banorë, fëmijët nuk kanë mbrojtje, s’kemi ku luajmë, po mbytemi, po vritemi, po ikim, nuk po shtohemi!
- –– Pallatet po vazhdojnë të mbijnë në qendër të qyteteve, aty ku dikur luhej futboll, kullat ngrihen aty ku dikur kishte pemë e tokë me lulishte.
- – Qyteti sot po shihet si një tabelë “Monopol” ku fitojnë vetëm ata që kanë lidhje me pushtetin, ndërsa qytetari mbetet i humburi i madh.
- Shqipëria e para viteve ’90, me gjithë izolimin dhe varfërinë e saj, kishte një kuptim për jetën publike.
- – Me 3.5 milionë banorë, qytetet kishin frymëmarrje, pasi kishte fusha sporti, lulishte mes pallatesh ku pensionistët ndanin bisedat dhe sheshe lojërash.
- -Makinat sot pushtojnë çdo pëllëmbë trotuari hapësirë midis pallateve, duke detyruar këmbësorët dhe fëmijët të ekspozohen në mes të rrugës.
- -Ngjarja e rëndë në Durrës në humbjen e jetëve të pafajshme të dy fëmijëve dhe një të lënduari rëndë, janë një klithmë për ndryshim.
- -Nuk mund të vazhdohet më me retorikën e modernizimit ndërkohë që qytetet po kthehen në geto betoni pa shpirt.
- -Dy fëmijë humbin jetën duke luajtur, vritet ardhmëria e brezave nga babëzia e ndërtimit…
- Rifat Kullolli
Shqipëria e para viteve ’90, me gjithë izolimin dhe varfërinë e saj, kishte një kuptim për jetën publike. Me 3.5 milionë banorë, qytetet kishin frymëmarrje. Kishte fusha sporti ku rritej talenti, lulishte mes pallatesh ku pensionistet ndanin bisedat dhe sheshe lojërash ku fëmijët vraponin e luanin të lirë. Sot, me më pak se 2 milionë banorë të mbetur në vend, ne po mbytemi. Si ka mundësi që kemi më pak njerëz, por kemi zero hapësirë? Ajo që po ndodh në qytetet tona nuk është thjeshtë urbanizim, është një “virozë” agresive që ushqehet nga babëzia. Lejet e ndërtimit, të firmosura me dorë të lehtë në zyrat e larta, nuk po ndërtojnë shtëpi për njerëzit, por po ngrenë monumente për pastrimin e parave të zeza. Pallatet po vazhdojne të mbijnë aty ku dikur luhej futboll, kullat ngrihen aty ku dikur kishte pemë e tokë me lulishte. Ky nuk bën pjesë në asnjë planimetri zhvillimore , ky nuk është zhvillim. Ky është një proces ku paraja e krimit dhe korrupsionit po blejnë ajrin tonë, dritën tonë dhe, siç e pamë me dhimbje dje në Durrës, edhe sigurinë e fëmijëve tanë. Sot nuk ka vend për të parkuar, nuk ka trotuar për të ecur dhe aq më pak hapësirë për të luajtur. Fëmijët janë të burgosur mes mureve të shtëpisë ose të detyruar të dalin në rrugë, aty ku makinat dhe mungesa e sinjalistikës presin si kurthe. Tragjedia e Durrësit, ku humbën jetën dy fëmijë, nuk është thjesht një aksident. Është dështimi i një shteti që ka prioritizuar betonin mbi jetën. Po zhduken mjedise komunitare, sepse pallatet e reja nuk lënë asnjë metër katror për lulishte. Makinat pushtojnë çdo pëllëmbë trotuari hapësirë midis pallateve, duke detyruar këmbësorët dhe fëmijët të ekspozohen në mes të rrugës. Qyteti sot po shihet si një tabelë “Monopol” ku fitojnë vetëm ata që kanë lidhje me pushtetin, ndërsa qytetari mbetet i humburi i madh. Ngjarja e rëndë në Durrës në humbjen e jetëve të pafajshme të dy fëmijëve dhe një të lënduari rëndë , janë një klithmë për ndryshim. Nuk mund të vazhdohet më me retorikën e modernizimit ndërkohë që qytetet po kthehen në geto betoni pa shpirt. Çdo leje ndërtimi që zëvendëson një fushë sporti është një goditje ndaj shëndetit fizik dhe mendor të brezit të ri. Vdekjet në rrugë dhe aksidentet alarmante janë fatura e përgjakshme e një rritjeje pa rregulla, ku ligjin e bën betoni dhe jo siguria. Është koha që përgjegjësia të mos mbetet vetëm te shoferi i radhës (përjashtoi këtë monstren e Durrësit) , por tek ata që dizajnuan këtë kaos, që shitën hapësirat publike dhe që lejuan që babëzia e ndërtimit të gllabërojë të ardhmen tonë. Pa hapësirë për fëmijët, nuk ka të ardhme për vendin. Sot vajtojmë dy jetë, nesër mund të jetë vonë për të gjithë… Aksidentet e përsëritura në mes të Durrësit, ku shpesh përfshihen edhe fëmijë, tregojnë një realitet të hidhur urban: mungesën e fushave sportive, këndeve të lojërave dhe hapësirave publike të sigurta. Në një qytet të mbingarkuar nga betoni dhe trafiku, fëmijët detyrohen të luajnë mes rrugëve dhe makinave, duke e kthyer argëtimin në rrezik të përditshëm. Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si është menduar zhvillimi urban dhe sa vend i është lënë jetës komunitare në qytetin bregdetar.
Pse ndodh kjo?
Sepse ne vrasim projekte, ata vrasin korrupsionin.
Në këtë cep të Ballkanit, ne kemi një talent të rrallë, dimë të vrasim çdo projekt që ka potencial të bëhet i dobishëm për vendin. Nuk ka rëndësi nëse është investim në energji, bujqësi, turizëm, infrastrukturë apo industri, mjafton që projekti të ketë vlerë, dhe ai projekt është i destinuar të kalojë nëpër filtrin e korrupsionit, derisa të dalë “lakuriq” ose i vdekur.
Vdekjet në rrugë dhe aksidentet alarmante janë fatura e përgjakshme e një rritjeje pa rregulla, ku ligjin e bën betoni dhe jo siguria. Është koha që përgjegjësia të mos mbetet vetëm te shoferi i radhës (përjashtoi këtë monstren e Durrësit) , por tek ata që dizajnuan këtë kaos, që shitën hapësirat publike dhe që lejuan që babëzia e ndërtimit të gllabërojë të ardhmen tonë.
Ne nuk ndërtojmë, ne negociojmë. Ne nuk planifikojmë, ne ndajmë. Ne nuk zhvillojmë, ne shfrytëzojmë. Dhe mbi të gjitha, nuk luftojmë korrupsionin, ne e kultivojmë atë si një kulturë tradicionale, pothuajse si një produkt tipik kombëtar. Nga ana tjetër kinezët, në vendin që ne shpesh e quajmë vendi i Alieneve, ndodh e kundërta. Atje nuk vriten projektet, atje vritet korrupsioni. Nuk ndalen investimet ,ndalet abuzimi. Nuk ndërtohen kompani fiktive, që xhvasin buxhetin, atje ndërtohen vepra gjigande në dobi të buxhetit të popullit…



















