Rajna Kovaçi: Zemërim dhe dhunë pas vrasjes së gruas iraniane

180
Sigal

Vdekje Diktatorit’: Zemërim, prerje flokësh, dhunë pas vrasjes së gruas iraniane për shkak të hixhadit

 

Në kryeqytetin Teheran, gratë hoqën shamitë e tyre në mënyrë sfiduese, ndërsa grupe të tjera thërrisnin slogane si “Vdekje diktatorit”, “Deri kur vuajtje dhe shtypje pafund”? Përleshje më të rënda pati edhe pasi protestuesit hodhën shishe me lëng djegëse

Forcat iraniane të sigurisë janë të shqetësuara për protestat që shpërthyen në vend pas vdekjes së Mahsa Amini, gruas 22-vjeçare që u rrah për vdekje nga policia morale për shkak se nuk mbante hixhad në kokë. Të paktën pesë demonstrues janë vrarë tashmë nga policia, dhe sipas aktivistëve vendas, në disa zona autoritetet hapën zjarr me armë luftarake kundër protestuesve.

Në kryeqytetin Teheran, gratë hoqën shamitë e tyre në mënyrë sfiduese, ndërsa grupe të tjera thërrisnin slogane si “Vdekje diktatorit”, “Deri kur vuajtje dhe shtypje pafund”? Përleshje më të rënda pati edhe pasi protestuesit hodhën shishe me lëng djegëse. Ndërkohë, në provincën Kurdistan, prej nga ishte edhe gruaja e vrarë Mahsa Amini, forcat e sigurisë raportuan se kanë përdorur armë kundër demonstruesve, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur të tjerë.

Serioziteti i situatës aktuale flet vetë me faktin se vetë guvernatori i provincës së Kurdistanit, Ismail Sarey Koosha, konfirmoi se gjatë trazirave u vranë tre protestues. Sipas tij, protestat ishin pjesë e një “komploti të nxitur nga armiku”, por megjithatë deklarata e tij ishte pranimi i parë i një zyrtari nga Republika Islamike për njerëzit e vrarë gjatë kësaj proteste, si rezultat i seriozitetit të situatës aktuale.

Shpërthimi i zemërimit në mesin e të rinjve iranianë erdhi pasi u publikua lajmi para disa ditësh për vdekjen e saj, pas tre ditësh në koma, pasi ishte rrahur dhe torturuar nga policia morale e vendit, një organ që mbikëqyr respektimin fetar. Gruaja e re kurde, e cila vinte nga qyteti perëndimor Sakez, provinca e Kurdistanit, ishte me vëllain e saj në Teheran të martën e kaluar. Papritur, ata u ndaluan nga policia e moralit, ku Mahsa e akuzoi për një shkelje, sepse veshja e saj nuk përputhej me rregullat e islamit. Normat kërkojnë që gratë të mbulojnë flokët me hixhad ose shami. Pasi e arrestuan e çuan  në qendrën e paraburgimit dhe të riedukimit.  Më pas u rrëzua pa ndjenja në koridorin e qendrës, e shtruan në spital. Më pas e reja ra  në koma, dhe pas pak kohësh ajo vdiq. Policia mohon që Maha ishte dhunuar dhe torturuar, duke pretenduar se vdekja e saj erdhi  si pasojë e “pushimit të papritur të zemrës”. Megjithatë, familja e saj pretendon se ajo para se të arrestohej ishte e shëndetshme dhe në formë të mirë fizike.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Nada Al-Nashif, komentoi se kishte informacion se Aminën oficerët e policisë morale e kishin rrahur me shkop në kokë dhe koka e saj ishte përplasur me një makinë, ndërsa po e ndalonin. Këto sjellje çnjerëzore me një vajzë totalisht të pafajshme.

“Vdekja tragjike e Mahsa Amini dhe akuzat për keqtrajtim duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të paanshme dhe efektive nga një autoritet kompetent i pavarur për të siguruar që familja e saj të marrë drejtësinë dhe të vërtetën,” komentoi më tej Al-Nashif. Ai theksoi se OKB-ja kishte marrë “video të shumta që verifikonin dhunën e rëndë ndaj grave” pasi policia e moralit rriti operacionet muajt e fundit në një përpjekje për të thyer rezistencën ndaj veshjes së hixhadit nga gratë iraniane. Autoritetet duhet të ndalojnë monitorimin, ngacmimin dhe ndalimin, që u bëjnë  grave, që nuk zbatojnë rregullat e veshjes së hixhabit,” shtoi ajo, duke kërkuar shfuqizimin e ligjeve të rrepta që rregullojnë veshjen e grave. Vetë shteti i Iranit u përpoq të shuante tubimet e shumta pas vrasjes së Mahsa Amini.

Një ndihmës i udhëheqësit suprem të vendit, Ajatollah Ali Khamenei, vizitoi familjen e gruas së re të hënën për t’i siguruar ata se “të gjitha institucionet do të ndërmarrin veprimet e duhura për të mbrojtur të drejtat që i janë shkelur vajzës,” raportoi media shtetërore iraniane. Madje edhe presidenti i Iranit Ebrahim Raisi telefonoi personalisht familjen për t’i shprehur ngushëllimet prindërve të Mahsës, duke u thënë: “Vajza jote ishte edhe vajza ime”. Raisi ka premtuar një hetim të plotë të rastit.

Megjithatë, pakënaqësia shpërtheu gjatë fundjavës, kur shumë gra filluan të postonin videot e tyre duke prerë flokët dhe duke djegur në mënyrë demonstrative hixhadet e tyre. Me sa duket ky nuk ishte rasti i parë dhe i vetëm që kishte ndodhur në Iran…

Më pas, u bashkuan edhe burrat, duke shpërndarë videot e grave të tyre duke rruar kokën në shenjë simpatie dhe solidariteti me gratë kundër rregullave strikte të policisë “së moralit”. Në rrjetet sociale filluan të shpërndahen edhe video të rasteve të mëparshme të rrahjes brutale të grave nga policia e moralit pa paralajmërim, duke i tërhequr zvarrë nga flokët në makinat e policisë.

Pakënaqësia e popullit u përhap jo vetëm nëpër mediat sociale, por dhe në rrugë, duke çuar në përleshje me organet e zbatimit të ligjit. Në Iran, demonstratat që vazhdojnë për ditë me radhë. Populli i Iranit ka gjetur mbështetje dhe reagime nga përfaqësues të shteteve të tjera. Njerëz nga mbarë bota po tregojnë mbështetje ndaj protestave dhe kundër dhunës ndaj qytetarëve. Një pjesë e zemërimit e ka shkaktuar edhe paqartësia nëse autoritetet do ta kryejnë në mënyrë adekuate hetimin e premtuar për rastin e vrasjes së Aminit. Por nuk ndodhi ashtu. Qeveria e mashtroi jo vetëm familjen e Aminit, por edhe popullin iranian. Trupi i saj u kthye në vendlindjen e saj në Saqez të premten në mbrëmje pa bërë autopsi dhe e varrosën të nesërmen.

 Ky rast çoi në kritika të rënda kundër policisë morale të Iranit dhe kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, duke kërkuar që sjellja e oficerëve të hetohej për të parandaluar incidente të ngjashme.

Sipas mendimit të shumë intelektualëve në Iran, vdekja e Mahsa Amini nuk do të marrë hetimin e duhur nga autoritetet, të cilët do të përpiqen të mbulojnë rastin. “Është gjithashtu e nevojshme të rishikohen metodat e policisë morale”, tha deputeti Moneodin Saedi për agjencinë shtetërore të lajmeve Irna. Ai theksoi në intervistën e tij, duke këmbëngulur që policia morale të shfuqizohet plotësisht, pasi ata nuk ishin në gjendje të “bënin kulturën e hixhabit të kuptueshme e të vlefshme”.

Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, autoritetet në Iran vendosën një kod veshjeje të detyrueshme për të gjitha gratë. Pra të gjitha gratë të mbanin me detyrim shami dhe veshje të gjera në publik.

Njësitë speciale të policisë kanë për detyrë të monitoronin dhe të ndiqnin hap pas hapi standardet morale, që do të thotë veshjen e grave. Ata  vëzhgojnë nëse gratë vishen sipas rregullave të reja apo i shkelnin ato. Kjo polici morale kishte dhe ka të drejtën të ndalojë qytetarët për inspektim dhe t’i arrestojë ato nëse gjykojnë pamjen e tyre, pra sipas veshjesh. Nëse veshja e tyre nuk është në përputhje me rregullat ata veprojnë i arrestojnë dhe veprojnë me ato mënyrat brutale duke i torturuar deri në vdekje. Deri kur do të vazhdojnë këto metoda të rënda? Deri kur do të vazhdojë kjo diktaturë? Përveç flokëve që nuk mund të mbahen të zbuluara, në Iran janë të ndaluara rrobat e ngushta, pantallonat e shkurtra dhe bluzat e zbuluara, apo dekoltetë. Është rreptësisht e ndaluar vendosja e “makijazhit të tepërt”. Dënimet për shkeljen e rregullave janë shumë të rënda, përfshijnë gjoba, burgim apo edhe fshikullim.