Rajna Kovaçi: Letrat e fshehura të liderëve homseksualë Sovjetikë

975
Sigal

Kush ishin dashnorët sekretë të Leninit e Stalinit dhe komunistët homoseksualë shqiptarë

 

Homoseksualët e diktaturës – Marrëdhëniet dhe letrat e fshehura të liderëve komunistë

 

Vijon nga numri i kaluar

 

“Sipas këtyre fakteve të shkruara – historianit Sokollov – lindën dy pyetje. Kush ka qenë ajo grua nga e cila fshihej në Gjenevë Iliçi dhe Zinovievi? Dhe cili nga të dy ka qenë dashnori aktiv dhe cili nga të dy pasivi? Gjatë vitit 1918 Zinovievi shkruante për këtë grua më konkretisht: “Vova, përherë, kur jam larg teje, vuaj tmerrësisht. Unë vuaj, vuaj shumë për ty. Më duket sikur ti më tradhton me dikë tjetër. E di qe je një mistrec i madh. Ndërsa unë përmbahem dhe nuk e lejoj veten të tradhtoj. Ndërsa gjendja jote është ndryshe – ti duhet të jesh përherë në krah të Nadjas. Të kuptoj drejt…të kuptoj fare mirë se sa të vështirë e ke të shtiresh para njerëzve. Tani e kemi më të lehtë, nuk ka nevojë të fshihemi prej saj. Ashtu si na ndodhi në Gjenevë që na kapi me brekë në dorë….” Ndërsa nga letra tjetër e Zinovjevit duket qartë se cili nga të dy është aktiv dhe cili pasiv. Nga fronti Zinovievi shkruante: “Vova! Mos vallë është rritur bytha jote nga koha e ndarjes sonë? Mos e keni lënë vallë Perëndinë t’u japë frymë gjatë kësaj kohe?… Shpejt do të vijë dhe do të merrem me pastrimin e bythës tënde të dashur.” Në pranverën e vitit 1918, kur të bardhët filluan sulmin, Zinovievi i shkruante Leninit nga Narva. “Vova, do të kthehem shpejt e nuk do të lë më të largohesh prej krahëve të mi. Armiku po largohet nga të gjitha frontet. Prandaj më prit dhe lahu e shpëlahu mirë, erdha më prit.” Por vetëm pas disa muajve mes dy dashnorëve lindën mosmarrëveshje. Kjo bëhet e qartë në këtë letër që Lenini i drejtonte dashnorit të tij: “I dashur Gershell! Mos m’u mërzit. E ndjej që me qëllim vonohesh atje në Kaukaz, edhe pse situata nuk e kërkon. E vërtetë është që jeni i ofenduar prej meje? Por unë s’kam asnjë faj, të gjitha janë produkt i budallallëkut dhe i dyshimeve të kota të tua. Ndërsa për sa i përket lidhjes së Leibit me mua – kjo ishte njëherë e nuk do të ndodhë më…Po të pres me padurim që të pajtohemi në çerdhen tonë të ngrohtë. Përherë i yti Vova.” “Iliç, nuk vonoi dhe i kthen përgjigje nga Vlladikavkaz,- ato nuk janë fare dyshime të kota për ty. E kush nuk ju pa, se si ti i sillesh vërdallë kohët e fundit? Pse nuk të kam parë si të shndrisin sytë, kur ti shikon burra me topa të mëdha. Ti gjithmonë e ke thënë se burrat me trup të imët kanë topa të mëdhenj… Nuk jam i verbër por shoh shumë mirë. Ti je i gatshëm ta harrosh lidhjen tonë për shkak të romancës tënde dashurore me Laibin. Kuptohet tani është pranë teje dhe i jepet mundësia të joshë. Apo mos je ti vallë i pari që e ke joshur?….”

Laibe është pseudonimi i luftës Lev Trockit, që në pranverën e atij viti u emërua ministër i luftës dhe i Çështjeve Detare, dhe më pas president i revolucionit të BRSS dhe komandoi gjithë Ushtrinë e Kuqe. Më pas e zhvendosën kryeqytetin dhe e bënë Moskën kryeqytetin e BRSS. Lenini dhe Trocki u vendosën në Kremlin. “me Leninin na ndante një korridor- shkruante Trocki në kujtimet e tij. – Me Leninin shkëmbeheshim në korridor me dhjetëra herë në ditë.” “Mos m’u zemëro, Gershell – i shkruante Lenini xhelozit Zinoviev. – Ke të drejtë unë nuk e përballova dot dhe nuk e kundërshtova dot Laibe. Ai është kaq brutal. Ai thjesht më mahniti me përkëdheljet që më bënte. Dhe unë për momentin kam shumë nevojë për to, sidomos në këtë çast politik kaq të rëndësishëm për mua. Unë nuk mund të jetoj pa këtë lloj ëmbëlsie, ndërsa ti u largove, i paaftë. E kështu unë nuk i rezistova dot, por ti do ma falësh këtë dobësi të vogël që kam apo jo Gershel?. Kthehu i dashur, e do ta shikosh se jam plot me dashuri për ty. Vova yt i vogël.”

Por pas pak kohësh Leninit i bënë atentat, shëndeti i tij filloi të përkeqësohej çdo ditë e më shumë. Zinovievi vazhdonte t’i qëndronte në kokë të sëmurit rëndë. Lenini ishte shumë i sëmurë. Por papritur lidhja e tyre u ndërpre. Ishte mesi i vitit 1922. Më në fund Krupskaja i shkroi pa shumë mirësjellje Zinovievit: “Ju lutem mos e shqetësoni më bashkëshortin tim me ato kërkesat tuaja. Ka ardhur koha të zhdukeni. Deri kur do duroj paturpësinë tuaj? Iliçi është i sëmurë dhe ju e dini shumë mirë, dhe ato harbimet e tua pa fre mund ta përkeqësojnë më shumë shëndetin e tij. Ju lutem mos e lodhni më, ato veprimet e tua që e bindët t’u përulej. Shpresoj, ta kuptoni drejt letrën time. E shkrova për kujdesin e burrit tim.”

Megjithëse për dekada të tëra jeta e udhëheqësit të Revolucionit të Tetorit u bë një tabu absolute dhe ai u shndërrua në një një “hyjni”, si produkt i propagandës komuniste. Zbulimet e orientimit të tij seksual që nuk ishin aspak të zakonshme nuk shkaktuan shumë habi. Arsyeja është se ai u bë shumë i njohur për urrejtjen e tij ndaj moralit borgjez, i cili bazohej në vlerat e fesë krishtere.

Lenini kishte kohë që e urrente fenë e krishterë. I ati Ilia Nikollaeviç ishte një i krishterë shumë i zellshëm dhe si rrjedhim edhe fëmijët e tij kishin të njëjtën fe. Por në fëmijërinë e tyre kur ai kthehej në shtëpi, ai i detyronte të shkonin në kishë e të ndiqnin meshën e së dielës. Por e ëma e tyre që e karakterizonte gjakftohtësia me origjinë gjysmë hebrenj dhe gjysmë gjermane, Maria Aleksandrovna, u dha fëmijëve një edukatë revolucionaro-ateiste. Njëherë, duke biseduar me një mik, Ilia Uljanov u ankua se fëmijët e tij shumë rrallë e vizitonin tempullin. “Dru, dajak duhet”-thoshte ai, duke parë Volodjan. Kjo replikë e shqetësoi aq shumë 15 vjeçarin gjimnazist rebel, saqë u largua nga shtëpia. “ Vladimiri që atëherë e hoqi nga qafa kryqin duke e këputur i revoltuar me përbuzje, pështyu me neveri kryqin dhe e flaku në tokë.”- tregonte më vonë bolsheviku Panteleimon Lepeshinski. Që nga ajo kohë e deri në fund të jetës ai u soll si një djall i vërtetë përballë Zotit. “Vetë ideja Zot, i shkaktonte atij një ndjenjë të mbrapshtë, mungesë durimi deri në neveri fizike”, kujtonin të afërmit e tij.

Këshilli i Komisarëve të Popullit nxori një nga dekretet më famëkeq të terrorit të kuq, që përmbante dënimet masive me vdekje, me pushkatim si dhe internimet nëpër kampe përqendrimi, jo vetëm për armiqtë e klasës, por edhe për të “dyshuarit”. Të goditur nga ky dekret ishin edhe klerikët. Sipas Institutit Teologjik të Shenjtë, që ka analizuar ndëshkimet dhe krimet e komunizmit ndaj klerit ortodoks, në bazë të materialit arkivor, u vranë më shumë se 3,000 klerikë. Sipas të dhënave të historianëve deri në fund të viteve ’30 janë vrarë rreth 42,000 priftërinj.

Bëhet fjalë për një lidhje tjetër midis Leninit dhe një mashkulli tjetër. Për komunistin francez poetin, krijuesin e partisë komuniste franceze, shokun Anri Gillbo. Shoqëria e Anrit dhe e Vollodjas lindi në vitet e emigracionit të tij në Francë dhe në Zvicër dhe u forcua më shumë gjatë kohës kur të dy bënin njëfarë shkollë partie në periferi të Francës. Lenini ka shkruar parathëniet e disa prej librave të shkruara prej Gillbo. Dhe të anasjelltas e bëri Gillbo për Leninin, ai shkroi disa libra për Vollodjan. Gillbo shkoi në Rusi në kohën kur bolshevikët kishin ardhur në fuqi, dhe Lenini ishte në majën e pushtetit …Anri u ledhatua dhe u dashurua nga Lenini ashtu si mund të ledhatohet një vajzë: E strehoi në një banesë të mirë, u kujdes për ngrohjen, për ushqimin e tij, “I dha një karta bianka” i krijoi atij mundësinë për të hyrë në të gjitha institucionet shtetërore sovjetike. Është ruajtur një shënim i Leninit: “Shoku Kamenov! Në dukje furnizimi me dru nuk është bërë në rregull”.

“Na ushqejnë me premtime. Shoku Gilbo ankohet. Do e fus në burg njeriun që nuk i zbaton urdhrat e mia… Në banesën e tij temperatura ishte 0 gradë.” Sipas Infermjeres së Iliçit tre kishin qenë fjalët e fundit që ai kishte shqiptuar dhe ato ishin: “Gilbo…Gilbo…Gilbo.” që ishte Anri Gilbo.” Pas vdekjes së dashnorit të tij Gilbo e la shtetin bolshevik dhe u vendos në Berlin. Menjëherë pas vdekjes së Leninit, dolën fjalë se edhe Anri u sëmur rëndë nga sifilizi ashtu si dashnori i tij, por ky fakt mbetet i pa vërtetuar. Në kohën e Stalinit për sa i përket politikës me homoseksual u vendos një kthesë rrënjësore. “Babai i kombeve” Stalini, urdhëroi personalisht se qëndrimi me homoseksualët do të ishte shumë i rreptë. Rastësisht apo jo, aksidentalisht apo jo, me urdhrin e tij u likuiduan të dy funksionarët e lartë të partisë bolshevike, të akuzuar si dy dashnorët e Leninit; Trocki dhe Zinovjevi.

Stalini dhe anomalitë e tij seksuale

Përballë sfondit mashkullor të diktatorit të tmerrshëm, nëpër analet e historisë shkruhet se edhe për Stalinin ekzistonin dyshime për anomalitë e tij seksuale. Mendohet se, Josif Visarianovic ka patur lidhje intime me Karl Pauker, një hebre hungarez, i cili për 30 vjet ishte kreu i sigurisë së diktatorit. Aleksandër Orllov, një ish rezident që shkonte sa në Austri, Itali, Francë etj. “Në vitin 1937, kur pjesën më të madhe të udhëheqjes së partisë komuniste i kishin arrestuar, rastësisht u takova në një kafene në Paris me G. nënshtetasin hungarez, i cili ishte agjent sekret, i departamentit të kufirit dhe një shok i vjetër i Pauker. Meqë sapo kishte ardhur nga Moska dhe shpresoja se do të dëgjoja lajmet e fundit lidhur me arrestimet që kishin ndodhur atje, unë e pyeta: “Me Paukerin gjithçka në rregull?” “Si mund ta thuash këtë?! – psherëtiu ai thellësisht i tronditur nga fjalët e mia sikur ta kisha ofenduar. “Paukeri ishte për Stalinin diçka më shumë se sa mendon ti, ai për të ishte më shumë se një shok apo se një vëlla. E di me siguri…” –tha ai duke e theksuar pjesën e fundit të fjalisë. “Megjithatë Paukeri u zhduk gjatë kohës së spastrimit gjatë 1937-s. Modeli stalinist lidhur me homoseksualizmin u transferua menjëherë edhe tek ne. Ky fenomen konsiderohej si “mbeturinë borgjeze”, e cila duhet të përfundonte krejtësisht duke e likuiduar deri në homoseksualin e fundit, duke sjellë edhe likuidimin total të vetë “borgjezisë” si dhe mënyrën e manifestimit të tyre të jetesës, si një “shfaqje e huaj dhe mbeturinë mikroborgjeze”. Edhe para se të kishte ndonjë legjislacion të veçantë për homoseksualët, në shumicën e vendeve të kampit komunist, homoseksualët u persekutuan me të persekutuarit e tjerë. Ata kërkonin lista të hollësishme për emrat e homoseksualëve dhe lezbikeve si dhe për ata të dyshimtit.

Gjendja e tyre ishte komplikuar me miratimin e Aktit të ri për shkeljen e ligjit të vitit 1951. Në Nenin përkatës: “Për marrëdhënie seksuale apo kënaqësi seksuale midis personave të gjinisë së njëjtë, dënimi ishte burgim nga 3 deri në 5 vjet. Nëse kjo bëhej përmes dhunës ose duke përdorur një situatë varësie, personi fajtor dënohej me burgim nga 2 deri në 5 vjet “. Kjo situatë ishte në disa vende si në Bullgari, Poloni etj. Sidoqoftë, në periudhën e mëvonshme, ndëshkimet kundër tyre kishin një natyrë më tepër si fushatë. Homoseksualët e kohës së komunizmit nuk ishin “joshës” ishin shumë të mjerë dhe kishin një pamje të pështirë – me rroba të ndyra, flokë të gjata dhe shpesh me sëmundje seksualisht ngjitëse. Në Shqipëri shpesh herë ky lloj “krimi” trajtohej në atë Nenin famëkeq për Agjitacion dhe Propagandë. Pra, marrëdhënia e tyre pas vdekjes së Leninit trajtohej si një krim. Një arsye është se edhe në ato vite të mungesës totale të lirisë së fjalës nuk ishte sekret, se shumë prej tyre nën etikën e homoseksualitetit kishin lidhje me elitën e Partisë Komuniste, edhe pse të maskuar ata i jepeshin dëshirave të tyre të shfrenuara homoseksuale. Gjoja kjo ishte një valë në dukje e liberalizimit gjithëpërfshirës të shoqërisë në fillim të viteve ’60. Atëherë si pjesë e homoseksualitetit, në Bullgari filluan të lejoheshin dhe të ktheheshin si tradita. Si tip feste tradicionale që festohet edhe sot në Bullgari, e ashtuquajtura “dita e pedeve”. Në Shqipëri këto gjëra as që mund t’i mendoje jo më t’i realizoje. 2 shkurti në Bullgari, u kthye në një festë gjysmë-zyrtare. Në Bullgari kanë hyrë në histori katër procese gjyqësore të famshme kundër “homoseksualëve”. Në vitet 1961, 64, 74 si dhe në vitin1 981. Ato ishin procese gjyqësore që u zhvilluan në mënyrë të fshehtë nga populli, me dyer të mbyllura. Por krahas tyre u gjykuan edhe intelektualë të pafajshëm. Pra në këto gjyqe të turpshme u nakatosën edhe njerëz të ndershëm, që nuk kishin asnjë lidhje me homoseksualitetin, por që kishin sjellje snobe, pra shfaqje të huaja, dhe që i tërhiqte snobizmi.

Homoseksualët e diktaturës shqiptare

Të tilla histori të rënda kanë ndodhur edhe tek ne këtu, po kurrë vallë do të vijë dita të merren vesh të vërtetat? Thonë se edhe këtu ka pasur personalitete të larta të shtetit të diktaturës komuniste që kanë qenë homoseksualë dhe shohim dokumentarët e asaj kohe burra që puthen në buzë tammm si gei…. deri kur do të qëndrojë e fshehtë e vërteta e padukshme? Deri kur do të fshihet nëpër bodrumet e fshehta të ministrisë së Brendshme apo nëpër protokollet e fshehta të Komitetit Qendror, deri kur populli shqiptar do të qëndrojë i verbër para këtyre të vërtetave makabre? Të këtyre komunistëve të flaktë që ditën shisnin dhe flisnin për moralin komunist, ndërsa natën zhgërryheshin nëpër pëqinjtë e njëri tjetrit, duke marrë në qafë me qindra e mijëra jetë njerëzish të pafajshëm.

Përgatiti  Rajna Kovaci