Prof. Lavdosh Ahmetaj: Shqipëria politike ekziston falë ndëhyrjes diplomatike të Presidentit Uillson kundër projektit anglo-francez

233
Sigal

Pak shpirt për Uillsonin:

Ky shkrim i kushtohet personalisht Uillsonit dhe Amerikës, e cila është shpëtimtarja e Shqipërisë sime politike, e cila në kushtet më të rënda të ekzistencës së saj politike u gjend një mendje e ndritur, për ta shpëtuar nga thonjtë e diplomacisë së ekuilibrit të forcave shtetërore europiane. Ardhja e Ullsonit në Paris, në vitin 1919 ku zhvillohej Konferenca e Paqes përbën njëherash edhe krizën e diplomacisë së vjetër europiane, e cila bazohej në doktrinën e ekuilibrimit të forcave, në shpinën e kombeve të dobët sikundër ishte Shqipëria e ime e Vogël dhe e dobët. Vështruar në këtë kontekst, është me interes të themi që Uillsoni është konsideruar nga Konica si shpëtimtari i kombit shqiptar, sepse, nuk firmosi projektet e copëtimit të Shqipërisë politike. Kjo ndërhyrje sa diplomatike po aq edhe politike përbën aktin  e madh të zgjidhjes së krizës të diplomacisë së vjetër europiane dhe fillimin e një epoke të re në diplomaci dhe politikë. Konica shprehet se,” Kur të vijë koha që shqiptarët ta marrin vesh se çfarë kontributi ka dhënë Uillsoni për shpëtimin e Shqipërisë politike, do të ndërtojnë një monument në shpirtin e tyre! Besoj se ka ardhur koha që ata ta ndërtojnë me të vërtetë këtë monument shpirtëror

Europa ekuilibriste dhe Shqipëria në zgripin e saj politik:

Në fillim të vitit 1920 politika Jugosllave kishte filluar të shqetësohej, për shkak të presionit që ushtronin Fuqitë e Mëdha, në lidhje me zbatimin e Traktatit të Londrës.Kjo u shoqërua me lëvizjen politike tëTrumbiçit, i cili në 16 janar 1920 kishte zhvilluar një takim me Uallacesi përfaqësues i diplomacisëAmerikane, të cilit i kërkoi ndihmë për të fituar përkrahjen diplomatike  të Uillsonit dhe, në këtë mënyrë ai mund të kundërshtonte hapur ultimatumin e Aleatëve. Diplomati Amerikan pyeti Trumbiçin se, çfarë do të ndodhte nëse ultimatumi refuzohej, Trumbiç iu përgjigj se Aleatët ishin duke bërë bllofin diplomatik në lidhje me Traktatin e Londrës dhe  Clemenso dhe Lloyd George përpiqeshin për ta detyruar atë të pranonte planin e tyre dhe t`ia paraqisnin atë Uillsonit si një marrëveshje Italo-Jugosllave. Uallace pasi kishte folur me delegatët britanikë në lidhje me detajet e planit, i sugjeroi Lansingut që plani i 14 Janarit 1920, duhet të përdorej si një pikë referimi  për ndërmjetësime të mëtejshme. Pasi jugosllavët refuzuan planin e Aleatëve, iu la afat deri në 24 Janar 1920 që të jepnin një përgjigje ose të përballeshin me zbatimin e Traktatit të  Londrës.

Lëvizjet politike të Sekretarit Amerikan:

Kjo vonesë i dha kohë Sekretarit Amerikan të Shtetit, Robert Lansing,  për t`i dërguar një notë Lloyd George dhe Clemenceau, me anë të së cilës i kërkonte informacion rreth ndërmjetësimeve dhe protestoi kundër çdo vendimi, i cili ishte marrë pa miratimin e diplomacisë Amerikane. Në këto kushte ishte rritur shqetësimi i liderit francez dhe britanik, sepse e kishin kuptuar që memorandumi i 9 Dhjetorit 1919 ishte qëndrimi final i Uillsonit, i cili kishte të bënte me  çështjen e Adriatikut! Kurse nga na tjetër përgjigja anglo-franceze ishte pajtuese për shkak se, ky plan bënte ndryshime në ndarjen politike të shtetit shqiptar.

Në kohën që Uallace ishte takuar me Trumbiç në 21 Janar 1920, ai nuk kishte arritur që ta siguronte për mbështetten e diplomacisë amerikane. Pas këtij takimi, ambsadori amerikan Uallace informoi Uashingtonin se, në rast se amerikanët nuk do ndërhynin deri në 24 Janar 1920, atëherë jugosllavët do i nënshtroheshin  propozimit të anglo-francezëve.

            Modifikimi i projektit të Uillsonit:

Në këto kushte Uallce, në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje, i prezantoi Departamentit të Shtetit sugjerimin për modifikimin e propozimeve të Uillsonit, duke shpresuar që skema do ishte e pranueshme, duke sugjeruar  këto ndryshime:

së pari, të bëheshin ndryshime për vijën bregdetare, në kufirin Istrian.

së dyti, Jugosllavia duhet të merrte një mandat për Shqipërinë Veriore;

së treti, Greqia të merrte mandatin, për krahinën e Korçës;

së katërti, Gjirokastra t’i kalonte Greqisë me sovranitet të plotë.

            Çfarë shprehte Plani i Uallace?

Shprehte politikisht copëtimin  e trojeve shqiptare dhe mendohet që, ky plan të jetë sugjeruar nga Leper: delegat britanik në Paris. Pak a shumë në të njëjtën kohë Leeper i sugjeroi Lloyd George që Uillsoni duhet të pranonte propozimin e 14 Janarit 1920, i cili shprehte ndarjen e Shqipërisë në mandat tre palësh sesa me një aneksim. Njëherash Leeper ishte konsultuar me Venizellosin dhe delegacionin jugosllav dhe arriti të merrte miratimin e tyre. Curzon e aprovoi këtë plan dhe i`a paraqiti atë Lloyd Geroge.

Kur ai iu prezantua, Uillsoni, shfaqi pak entuziazëm për planin e mandatit tripalësh. Meqënëse afati i 24 Janarit 1920 po afrohej dhe Uillsoni nuk kishte marrë asnjë përgjigje, Lansing i shkruante Uillsonit, dhe theksonte situatën e dëshpëruar të jugosllavëve, duke i kërkuar pikëpamjet e tij. Por, duke mos marrë asnjë përgjigje Polkuish i shkruajti Presidentit një note plotësuese, në t ëcilën përfshihej plani i Uallace, për një mandat tripalesh në Shqipëri. Duke prentenduar që plani anglo-francez ishte i papranueshëm, dhe sugjeronte dy rrugë veprimi:

Së pari, tërheqja nga diskutimi për çështjen eAdriatikut pas një orvatjeje përfundimtare  për ta zgjidhur sipas parimit të 9 Dhjetorit 1919,

Së dyti, insistimi që Italia të vendoste kufirin e propozimit të 9 Dhjetorit duke lënë të kuptohet që ndihma ekonomik e Amerikës, do të jepej për Italinë vetëm në rast se, do pranohej propozimi amerikan!

Paralajmërimi Polk:

Megjithatë Polk e paralajmëroi Presidentin, që Departamenti i Shtetit e kishte menduar që qeveria amerikane nuk kishte predispozicion për t`i bërë presion ekonomik Italisë. Një bllokadë ekonomike e Italisë mund të mos kishte rezultatet e dëshiruara. Polk rekomandoi që të orvateshin për të bindur Italinë që të pranonte pozicionin amerikan me anë të “forcës së argumentit të drejtësisë dhe dëshirës për një zgjidhje amerikane për Çështjen e Adriatikut”. Ai arriti në përfundimin që nëqoftëse Amerika nuk ishte e gatshme t`i jepte përkrahje Jugosllavisë, Beogradi duhej të informohej që nuk do lindte ndonjë keqkuptim ndaj politikës amerikane në Ballkan[1]

Përpara se Uillsoni të përgjigjej, Jugosllavët morën një tjeter anullim. Për shkak të grevave në transport që zhvilloheshin në Itali, ishte bërë e pamundur për delegacionin jugosllav që të merrte udhëzimet e nevojshme, njëherash  Fuqitë e Mëdha i kishin dhënë delegacionit jugosllav më tepër kohë që të formulonte përgjigjen e tij.

Opsioni i Znj. Uillson:

Kjo vonesë kishte krijuar mundësinë e përkrahjes së politikës Amerikane, e shprehur përmes Znj. Uillson, e cila në 27 janar 1920 i dërgone një letër Lansingut përmes së cilës i shpjegonte se,  Presidenti i kishte thënë, që nuk do kishte ndryshime të mëtejshme përsa i përket pozicionit të tij, për çështjen e Adriatikut. Për pasojë shtetet e Britanisë, Francës dhe Italisë u informuan që nuk do kishte më lëshime për çështjen e Adriatikut. Për më tepër Lansing u sugjeroi jugosllavëve që ata të mos bënin më kompromise me francezët dhe britanikët. Ndërmjetësuesve britanikë u ishte thënë që Uillson shpejt do dërgonte një përgjigje për propozimet e tyre Përgjigja e detajuar e Uillson-it ndaj propozimit Anglo-Francez të 14 Janarit 1920 sulmonte  të dy kompromiset e planifikuara dhe ultimatumin e dhënë ndaj Jugosllavisë. Duke treguar  që pikat ishin totalisht të papranueshme, sepse binin në kundërshtim me principin e vet vendosjes së kombeve, aneksimi nga ana e Italisë e një vije lidhëse në Istria, e cila bënte lidhjen e Italisë me Fjumen nuk mund të justifikohej. Pra, Uillsoni e kishte mbështetur me shumë fuqi pavarësinë e Shqipërisë dhe e mbyllte deklaratën e tij, duke këshilluar që zgjdhja e çështjes së  Adriatikut nuk ishte bërë në bazë të marrëveshjes së 9 Dhjetorit 1919

Diplomati i vjetër Millerand:

Diplomati i vjetër francez Millerand dhe Lloyd George i këshilluar nga Lord Grey, në lidhje me reagimin e Uillsonit, po mundoheshin t`i tregonin këtij të fundit që plani i tyre i 14 Janarit 1920 ishte më i mirë sesa ai i memorandumit të 9 Dhjetorit 1919 ose se Traktati i Londrës. Ata argumentuan që pasuria më e madhe e planit të 14 Janarit 1920, ishte që ai krijoi jo një “Shtet të Lirë të Fiumes” por shtet artificial. Në lidhje me Shqipërinë, Jugosllavisë në bazë të planit të 14 Janarit 1920 i krijohej mundësia e kalimit përmes Shkodrës dhe një arterie komunikimi me detin Adriatik. Kurse Britania, ishte për funksionimin në Shqipëri e një skeme tre mandatesh, dhe përkatësisht për Italinë, Greqinë dhe Jugosllinë. Kjo, ishte një orvatj

e për të anashkaluar pikpamjet e Uillsonit për përkrahjen e nacionalizmit shqiptar

Reagimi kritik i Uillsonit ndaj projektit anglo-francez

që rrezikonte Shqipërinë politike:

Ndërsa ndryshimi i notave diplomatike për çështjen e Adriatikut vazhdonte, Uillsoni i përgjigjej sugjerimeve anglo-franceze, në lidhje me planin e mandatit tri palësh në Shqipëri. Në përgjigje të 25 Janarit, ai deklaronte këto pikpamje në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare:

  1. kundërshtonte një marrëveshje reciproke e pranueshme për Italinë dhe Jugosllavinë në lidhje me kufirin e tyre të përbashkët në krahinën e Fiumes, e cila nuk bëhej sipas bazave të kompensimit të shteteve të fuqisë së tretë. Kjofuqi supozohet se është Shqipëria ”
  2. mandatimi ndaj Shqipërisë do ta vështirësonte pavarësinë e saj.
  3. lënia e Shqipërisë Jugosllavisë ishte po aq e keqe sa edhe lënia e Jugosllavisë Italisë.

4.çështja shqiptare nuk duhet të përfshihej në ndërmjetësimet e drejtpërdrejta ndërmjet Italisë dhe Jugosllavisë.

Pra, nga pikëpamja diplomatike ishte reagimi i Uillsonit, i cili i dha fund kësaj krize, duke bërë të mundur ndarjen e problemit shqiptar nga çështja e Adriatikut. Ndërmjetësuesit të përballur me pak alternativa, në një kohë që nuk mund të bëheshin pazarllëqe me tokën e Shqipërisë, në negociatat e tyre në Konferencën e Parisit  nxitën ndërmjetësime direkte ndërmjet Italisë dhe Jugosllavisë, për zgjidhje. Pra jemi në kohën që racionaliteti i diplomacisë europiane ishte duke kuptuar, që e vetmja rrugë që mund të zgjidhte konfliktin ndërkombëtar për Shqipërinë ishte parimi Uillsonian, i cili bazohej në natyralitetin e formimit të shteteve kombëtare.

Nga ana tjetër, për të kuptuar edhe më mirë se sa e vështirë ishte zgjidhja e krizës shqiptare në kuadrin e politikës ndërkombëtarizuese po rendisim disa pikpamje të Lloyd George në lidhje me politikën e ndërkombëtarizimit të Adriatikut:

së pari, fajësonte përkrahjen, që i kishte dhënë Uillsoni nacionalizmit shqiptar, duke e konsideruar si shkak kryesor për dështimin e ndërmjetësimeve, për zgjidhjen e çështjes së Adriatikut:

së dyti, në kohën që politika serbe do të pranonte kushtet tona në Paris e gjithë çështja do ishte zgjidhur,

së treti, ndërhyrja e Uillsonit, veçanërisht  në lidhje me Shqipërinë Veriore, bëri që Serbët të ndjeheshin të privuar nga çdo mundësi për të pasur dalje në det.

së katërti, Uillsoni për të siguruar politikën e tij, në pellgun e Adriatikut dhe për të mos u shmangur nga politikat Europiane, kishte arritur të luante kartën e fundit – diplomacinë e hapur.

së pesti, Në kohën që Uillsoni kishte deklaruar botërisht dokumentat e formalizuara gjatë procesit të ndërkombëtarizimit të çështjes së Adriatikut, ky veprim kishte detyruar kryeministrat e vëndeve aleate të vepronin  në të njëjtën mënyrë.

Ajo që e kishte bërë problematike zgjidhjen e hartës politike shqiptare ishte fakti se, ishte e lidhur me çështjen e Adriatikut, pra nga pikëpamja ndërkombëtare: ndërmjetësuesit e shikonin zgjidhjen e çështjes shqiptare si një pjesë organike me atë të Adriatikut. Kështu që politikisht Anglia, Franca dhe Italia, të ndikuar nga qëndrimi i Uillsonit u shmangën nga qëndrimi i mandatimit tri palësh dhe ranë dakort që ta zgjidhnin çështjen e Adriatikut, por me idenë, që ta ndanin nga kjo zgjidhje çështjen Shqiptare.

[1]– Lansing teUillson, 22 Janar 1920, U.S. Perfundimi, 8681; Polk te Ëilson, 24 Janar 1920, U.S. Pefundimi, 8681; Polk teËilson, 24 Janar 1920, U.S. Perfundimi, 8833. Gjatejavespasuese Polk-u dergoisugjerimitemetejshmeteËilson per compromise. PolkpretendoiqeJugosllavetkishinrenedakort me keto compromise. Shiko: Polk teËilson, 26 Janar 1920, U.S. Perfundimi, 8833