Prof. Dr. Petrit Bara: Universiteti “Luarasi” hap Fakuletin e Shkencave Mjekësore me programet e studimit: Stomatologji, Farmaci dhe Infermieri

1212
Sigal

“Luarasi” sfidon edhe në fushën e mjekësisë!

 

Intervista me Dekanin e Fakultetit Prof. Dr. Petrit Bara.

 

  1. Pas një periudhe kohore si një Universitet Lider në fushën juridike, duke

vlerësuar kapacitet akademike që ka afruar ‘Luarasi’ në fushën e mjekësisë, por mbi të gjitha, duke kuptuar nevojat që ka vendi për stafe të kualifikuara dhe mirëshkolluara në fushën mjekësore, ne vijmë me një ofertë konkurruese në tregun e Arsimit të Lartë, me 3 programe në Stomatologji, Farmaci dhe Infermieri, duke përgatitur studentë të aftë me metodika bashkëkohore dhe të rejat e fundit në shkencat mjekësore. Tashmë Ministria e ka licensuar hapjen për vitin akademik 2021-2022,  të Fakultetit Mjekësor.

  1. Sot vendi ka nevojë në shërbimet mjekësore, në klinikat stomatologjike, në

rrjetin e farmacive, por edhe mundësitë gjithnjë më të mëdha në tregun Evropian dhe kryesisht Gjerman, krijon hapësira për të ofruar këtë arsim cilësor. Në këtë kontekst, ne vijmë me risi, duke përfshirë gjuhën gjermane si kurrikul me zgjedhje, krahas gjuhës anglisht.

 

  1. Fakulteti i Shkencave Mjekësore, vjen me një staf akademik, jo vetëm me grada

dhe tituj akademikë, por mbi të gjitha, profesionistë të njohur në fushën e mjekësisë, me specializime afatgjata, eminenca të shërbimeve mjekësore në vend, si psh: Prof. G. Boçari, Prof. R. Budina, Prof. S. Paparisto, Dr. A. Poloska, Dr. S. Cenameri, Dr. S. Buka, Dr. J. Risto, Dr. B. Murati, etj,. duke ju dhënë një garanci më shumë maturantëve për të aplikuar në Farmaci, Stomatologji dhe Infermieri tek “Luarasi”.

 

  1. Ne e nisim këtë rrugëtim, në një periudhë të vështirë epidemike për vendin

dhe gjithë botën, nga Covidi, dhe kjo ka qenë edhe një shtysë edhe më shumë për të ndërmarrë këtë insiativë për Fakultet mjekësor, e cila ka shumë sfida përpara.

  1. Për të qenë një qendër elitare në formimin e profesionistëve të mjekësisë, ne do të nxisim bashkëpunime në projektet e përbashkëta evropiane apo atlantike, duke mbështetur pjesëmarrjet në programet IPA, WHO, si dhe shkëmbimet e stafit akademik, studentëve për vizita studimore mundësuara nga programet ERASMUS, DAD, etj.

 

  1. Ndaj unë dua t’i bëj thirrje sot, çdo maturanti, që ka dëshirë të bëhet farmacist,

stomatolog apo infermier, që të aplikojë në portal tek “Luarasi”, iu bëj thirrje dhe atyre shumë ish-maturantëve, që kanë pasur ëndërr shkollimin në fushën mjekësore, por për arsye të ndryshme nuk kanë patur këtë mundësi, të vijnë të aplikojnë, ose edhe për degë të dyta apo transferime.

 

  1. Vizioni ynë është përfshirje në stafet tona akademike e të rinjëve të diplomuar në Universitetet Mjekësore ndërkombëtare, si dhe të diplomuarve ekselentë në universitet vendase.

 

  1. Bashkëpunim me Fakultetet homologe në trevat shqiptare të Kosovës,

Meqedonisë së Veriut, duke nxitur shkëmbime të stafit, studentëve, për të kontribuar në krijimin e një hapësire shqiptare të unifikuar në studimet mjekësore, ku përmendim profesorët e ftuar nga Kosova si Prof. M. Gjocaj, etj.

 

  1. Tarifat tona janë konkurruese, duke patur lehtësira dhe ulje për maturantë

ekselentë, për maturantë të spikatur në art, apo sport, dhe si për familjet në nevojë, që kanë dëshirën dhe vullnetin për të mësuar, por mbase nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.

 

  1. Ne ofrojmë mjete didaktike, laboratorë të pajisur me mjete bashkëkohore,

laboratorë specifikë për fushat mjekësore, praktika të dedikuara në shërbimet publike dhe private mjekësore. Bibliotekë të pasur me tituj bashkëkohorë.

 

  1. Sfida ime, ditën e dytë që do fillojë Fakulteti punën në tetor, do të jetë puna

për akreditimin e plotë institucional, dhe unë besoj që shumë shpejt, “Luarasi” do të jetë Lider edhe në fushën Mjekësore, siç është në fushën shoqërore.

 

  1. Në fund, dua t’i siguroj të gjithë studentët e ardhshëm të “Luarasit” në fushën

mjekësore, se dera ime do të jetë e hapur për çdo shqetësim, jo vetëm si Dekan, por më shumë si kolegu i tyre i ardhshëm, dhe unë besoj që ata, do të bëhen profesionistë të zotë që do të na nderojnë kudo që do punojnë.

Të dashur Studentë!

Të nderuar Prindër!

 

Fillimi i rrugëtimit së bashku në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, përkon me një moment të vështirë të pandemisë në mbarë planetin tonë, e cila përveç të tjerash na ka frymëzuar dhe na jep kurajo dhe besim edhe më të shtuar, në këtë ndërmarrje me shumë sfida.

Pas një periudhe të gjatë si Profesor dhe Dekan në UMT, mjek dhe drejtues i Shërbimit të Kardiologjisë në QSUNT, vij në drejtimin e këtij Fakulteti, duke synuar kthimin e tij në një qendër elitare në formimin e profesionistëve të mjekësisë.

Përvojat tona individuale tashmë duhet të vihen në shërbim të një qëllimi madhor, i cili fillon të nesërmen e hapjes së fakultetit, zhvillimi dhe akreditimi institucional i tij.

Ju do të zhvilloni leksione, seminare dhe praktika mësimore, me kurrikula me standarde të certifikuara të cilësisë dhe sigurisë të arsimit të lartë, në ambiente dhe laboratorë të pajisura me mjete dhe teknika bashkëkohore, praktika spitalore, farmaceutike, etj.

Të gjithë ne jemi të ndërgjegjshëm, se profesioni ynë kërkon edhe cilësi humaniste, për të qenë në shërbim të pacientëve. Unë besoj se do ta kryejmë më së miri këtë rol të veçantë, edhe falë dëshirës dhe pasionit tuaj, për profesionin humanist që keni zgjedhur.

Të dashur student, unë besoj se, Arsimi është autostrada e prosperitetit të shoqërisë, dhe ju do të na bëni përherë krenarë, në rrugëtimin tuaj përgjatë karrierës mjekësore.

 

Prof. Dr. Petrit BARA

Dekan i Fakultetit Shkencave Mjekësore

 

 

PROGARAMI STUDIMIT TARIFA VJETORE
STOMATOLOGJI, MSc € 4000
FARMACI, MSc € 3500
INFERMIERI, Bch € 1700

 

 

 

 

Oferta jonë: 30 % zbritje për çdo regjistrim, deri në 31 korrik 2021.

Programi Deri 30.06.2021

Pagesa 1 vit

STOMATOLOGJI € 2800
FARMACI € 2.450
INFERMIERI € 1.200