Prof. Dr. Alqi Naqellari: Ja universiteti që preferojnë studentët shqiptarë

1238
Sigal

Pse studentët preferojnë Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Prof. Alqi NAQELLARI

Kur flitet sesa i vlerësuar është një universitet, zakonisht shikohet numri i studentëve që e frekuentojnë atë. Në fakt përveç këtij treguesi unë gjykoj se ka edhe disa tregues të tjerë që e plotësojnë këtë dukuri. E them këtë, sepse edhe në Shqipëri ka pasur universitete që kishin mijëra studentë, por që u mbyllën nga qeveria apo në vendet e tjera ka universitete që preferohen nga shumë studentë, për efekt të qëndrimeve liberale dhe thjeshtësisë së marrjes së diplomave. Në këtë mënyrë shumë njerëz e vlerësojnë një universitet, jo thjesht dhe vetëm nga numri studentëve që e frekuentojnë atë, por edhe nga një sërë treguesish të tjerë siç janë:

-Lehtësia e gjetjes së një vendi pune duke marrë në konsideratë emrin e Universitetit.

-Shkalla e punësimit të studentëve që mbarojnë universitetin dhe sukseset që ata kanë arritur në profesionin e tyre.

-Mundësia që u krijon studentëve, për tu përballur në treg, në kushtet e konkurrencës me universitetet e tjera të linjës.

-Mundësia që u krijon studentëve, për tu përballur në treg, në kushtet e konkurrencës me studentët që kanë përfunduar studimet jashtë Shqipërisë.

-Mundësia që u jep për t’u përballur edhe në tregjet e huaja të punës.

-Mundësia që u jep për tu punësuar në institucione të rëndësishme akademike dhe shkencore.

Pikërisht këta janë disa nga treguesit e një universiteti prestigjioz apo elitar.

Po çfarë duhet bërë për të arritur këta tregues rezultativ, cilat janë pikat e forta që çojnë universitetet të arrijnë këtë përgatitje konkurruese të studentëve të tyre në përballjen me sukses të konkurrencës së tregut.

Të gjithë kanë dëgjuar për universitetet elitare, nga më të mirët në botë si Harvard, Oksford, Kenbrixhin, Manchester etj., etj. Po çfarë kanë të veçantë këta universitete. Cilat janë pikat më të forta të një universiteti elitar? Këta nuk janë universitete prestigjioze për llogari të ndërtesave të vjetra e të bukura apo të vendndodhjes së tyre në qytete të mëdha

Pikat më të forta të tyre janë:

  • pedagogët elitarë, akademikë e profesorë të nivelit ndërkombëtar,
  • programe të larmishme e bashkëkohore,
  • biblioteka me literaturë të konsiderueshme të vendit dhe të huaj,tekste bashkëkohore të hartuara nga pedagogët e universiteteve,
  • ambiente studimi me infrastrukturë moderne,
  • lidhja e universiteteve me kompanitë e bizneseve,
  • lidhja e universiteteve me grupin “Alumni”, etj, etj.

Në këto universitete kanë përfunduar studimet e tyre personalitete të mendimit ekonomik ndërkombëtar, udhëheqës politikë dhe shtetërorë.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është një nga universitetet që plotëson një pjesë të mirë të kërkesave për të qenë në grupin e universiteteve prestigjiozë e elitarë. Nuk mund ta krahasoj me Universitetet më trestigjioze të botës, që janë krijuar qindra vjet më parë dhe me eksperiencë të lakmueshme, por mund të them pa frikë se është një nga universitetet më prestigjioze dhe më të kërkuara në Shqipëri. Përfshihet në grupin e universiteteve të mëdhenj, megjithëse ka vetëm 10 vite që është themeluar.

Unë nuk do flas për të gjithë komponentët e një universiteti prestigjioz. Do t’i prek përciptazi por do ndaloj te pikat më të forta që përbëjnë avantazh për UMSH-në.

-Në UMSH kanë përfunduar studimet mbi 10 mijë studentë nga të gjitha rrethet e vendit. Thuajse të gjithë janë të punësuar. Ish-student të UMSH-së punojnë sot thuajse në të gjitha bankat e nivelit të dytë, në institucionet financiare jo bankare, në qeveri, në sistemin doganor, në sistemin fiskal, në ministritë e linjës, në gjyqësor, jashtë vendit etj. Takimi së fundi, i grupit “Alumni” ishte një tregues domethënës.

-Një pjesë e studentëve që kanë përfunduar me sukses nivelin e parë bachelor vazhdojnë masterin e tyre jashtë Shqipërisë, në Gjermani, Çeki, Itali etj.

Pedagogët e universitetit.

Ky është treguesi më cilësor që e dallon këtë universitet nga gjithë universitetet e tjerë. Ka mbi 15 profesorë dhe akademikë. Japin mësim pedagogë titullarë në sistemin bankar të nivelit të parë dhe të dytë, deputetë e ish-deputetë, personalitete të njohura në fushën e ekonomisë, financave e kontabilitetit brenda dhe jashtë Shqipërisë, ish ministra dhe zëvendës ministra me një eksperiencë dhjetëra vjeçare.

Në UMSH, në Fakultetin Juridik drejtojnë dhe japin mësim Profesor Ksenofon Krisafi, i shquar në fushën e jurisprudencës në marrëdhëniet ndërkombëtare, ish-përfaqësues i Shqipërisë në OKB, pjesëmarrës në grupin e përcaktimit të vijës bregdetare me shtetin Italian, Prof.As Shefqet Muçi, ish-Ministër i Drejtësisë, aktiv në mendimin juridik kombëtar, autor i disa teksteve dhe monografive, Prof. As. K. Gazheli, ish-anëtar i Gjykatës së lartë, Profesore Elezi, Profesore Kodra, Profesor Karamuça, Doktor Prifti, Doktor Besmiri, sa pedagog brilant aq edhe avokat i suksesshëm etj., etj.

Në Fakultetin e Ekonomisë Prof Adrian Civici, personazh i njohur publik në fushën e ekonomisë, Profesor Aristotel Pano, krenaria dhe portreti UMSH-së, një nga figurat më të shquara të mendimit ekonomik shqiptar, autor i dhjetëra botimeve brenda dhe jashtë vendit, Doktore D. Hyka, perspektiva e matematikës së aplikuar, Profesor Tole, informaticien, Profesor Premti, matematicien, Profesor Frashëri, Profesore G. Angjeli personalitet i padiskutueshëm në fushën e kontabilitetit, autore dhe bashkautore e teksteve të kontabilitetit dhe financës, ekonomiksit dhe investimeve, Doktor Pano, organizator dhe drejtues brilant, me një eksperiencë të pakrahasueshme aplikative në fushën e marketingut dhe të menaxhimit. Doktore Gjika me aftësi të veçanta drejtuese dhe interpretuese, e pa lodhur, komunikuese që drejton një Departament në madhësinë e një Fakulteti, Doktor Mici, i njohur në fushën e mendimit ekonomik me artikujt e tij problematikë dhe me studimin e kostove në fushën e naftës. Doktore Qurku me aftësi interpretuese të programeve financiare. Doktor Gajo, figurë e njohur, dy herë zv/ministër, drejtues dikasteresh, me aftësi të veçanta në menaxhim. Aurora Sulçe, me aftësi interpretative të lakmueshme, menaxhuese emisionesh televizive, pedagoge marketingu dhe menaxhimi. Po përmend disa nga figurat e vlerësuara publike, në rrafshin kombëtar, si pedagogë të jashtëm Profesor Kristo, Profesor Dhuci, Profesor Ibrahimi, Profesore Sevrani, Profesore Dumani, sih Ministrja e Ekonomisë Profesore I. Shuli, Profesor Sh. Bozdo, Profesore E. Kushi.

Pedagogët e Fakultetit të Ekonomisë nuk janë vetëm interpretues të teorisë ekonomike, por një pjesë e tyre drejtojnë bizneset e veta, zyra kontabiliteti dhe kompani të ndryshme. Kjo e bën shpjegimin shumë aplikativ dhe të kuptueshëm për studentët.

Në Fakultetin e Shkencave Politike përmendim Profesor Prparim Kabo, me një sërë monografish, i njohur për intervistat dhe emisionet e tij direkt, problematike dhe origjinale. Profesor Paskal Milo, ish-Ministër i Punëve të Jashtme, personalitet në fushën e historisë dhe të politikës, figurë e njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë, me dhjetëra monografi dhe botime shkencore, Prof.as Dumani, ish-Ministër i punës, N. Malaj, ish zv/Ministre e Arsimit dhe Shkencës, personalitet i njohur Brenda dhe jashtë Shqipërisë. Doktor Hoti pjesëmarrës në dhjetëra emisione në fushën e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, autor i dhjetëra shkrimeve në shtypin e përditshëm. Doktore Mimoza Ahmetaj, poete dhe shkrimtare e njohur, publiciste dhe drejtuese emisionesh televizive, autore e dy disertacioneve brenda dhe jashtë Shqipërisë, Doktor Veshaj, Doktore Arjeta, Doktore Zhaklina etj., etj., personalitete të mendimit ekonomik e politik. Në këtë Fakultet kontribuojnë edhe pedagogë të jashtëm, përfaqësues të Ministrive dhe Enteve Publike. Thuajse 90% e pedagogëve të Fakultetit të Shkencave politike kanë përfunduar studimet jashtë Shqipërisë. Edhe pedagogët më të rinj kanë kualifikime brenda dhe jashtë vendit. Përmend këtu E. Shehu dhe E. Nasi, studente të ekselencës që kanë mbaruar Bachelorin me Medalje Ari. Së fundi janë regjistruar në procesin e Doktoraturës. Puna e bërë prej tyre është e veçantë, E. Shehu ka botuar mbi 15 artikuj shkencorë jashtë Shqipërisë, ku 4 prej tyre janë me faktor impakti, do mjaftonin vetëm këto artikuj që Shehu me mendimet e dhëna, cilësinë e këtyre artikujve problematikë të merrte titullin Doktore.

Ekipi që përmenda është bërthama e UMSH-së, puna e këtij ekipi nuk ka nevojë për shumë reklamë. Mjafton të përmendësh këta emra dhe të gjithë prindërit do t’i drejtojnë fëmijët e tyre në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Mesdhetari nuk ka nevojë për reklamë, reklamën për të e bëjnë vetë studentët që përfundojnë studimet në këtë universitet.

UMSH drejtohet nga personaliteti i Shkencës Shqiptare, ish-Kryetar i Akademisë së Shkencave, themeluesi i INIMËS, Profesor Doktor, Akademik Gudar Beqiri. Rol dhe rëndësi të veçantë ka ideatori dhe themeluesi i UMSH, anëtar i Akademisë së Shkencave Evropiane, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ish-Ministër i Financave, sot Deputet i Kuvendit të Shqipërisë Profesor Doktor Anastas Angjeli,

Grupi i pedagogëve që punojnë në UMSH ka efektin e vet edhe në cilësinë e teksteve mësimore dhe zgjedhjes së literaturës përkatëse. Pedagogët cilësorë hartojnë tekste cilësore, bëjnë studime cilësore dhe japin mendime konkrete me vlera në fushën e profesionit të tyre. Në këtë mënyrë emrat që përmenda kanë një kontribut në fushën e botimit të teksteve mësimore universitare. Kjo është pika e dytë e fortë dhe e veçantë e Universitetit Mesdhetar.

Emrat e pedagogëve të Mesdhetarit janë në mbi 20 tekste mësimore, duke filluar nga tekstet e ekonomiksit dhe duke përfunduar në tekstet e shkencave politike e juridike. Mesdhetari tashmë shikon si konkurrentë të tij Universitetet Shtetërore që kanë një eksperiencë dhjetëra vjeçare. Çfarë të veçantë kanë tekstet e hartuara nga pedagogët e Mesdhetarit?

-E para, janë hartuar tekste nga të tre Fakultetet dhe thuajse në çdo grup lënde.

-E dyta, janë tekste që mbështeten kryesisht në legjislacionin shqiptar.

-E treta, janë tekste që shfrytëzojnë seritë e dhëna nga INSTAT dhe Banka Qendrore për treguesit makroekonomikë (përmendim këtu tekstin e Ekonomiks II). Tekstet e Mesdhetarit marrin frymë shqip.

-E katërta, ka tekste jo vetëm të fushës së përgjithshme por edhe të aplikuara, kështu vetëm në Fakultetin e Ekonomisë, janë Tekstet Unike për Shqipërinë si Marketingu Bankar, me shembuj nga sistemi bankar shqiptar, Analiza dhe Vlerësimi Projekteve, me shembuj nga ekonomia shqiptare dhe legjislacion shqiptar. Ekonomiksi Konkurrencës, me analiza në mbështetje të ekonomisë shqiptare, me analiza të PPP-ve dhe Enteve Publike si struktura të reja tregu.

-Tekstet dhe leksionet e veçanta shoqërohen edhe me studime shkencore të botuara jashtë ose brenda Shqipërisë në Revista Shkencore të njohura.

-Tekstet janë hartuar nga pedagogë që kanë eksperiencë të madhe akademike, një pjesë të të cilëve i përmendëm më lartë.

Tekstet e Mesdhetarit dhe interpretimi i problemeve dhe temave që ato trajtojnë nuk shikohen thjesht në aspektin teorik por edhe në spektin aplikativ. Në këtë mënyrë problemet teorike shoqërohen edhe me të dhëna të ekonomisë shqiptare. Në këtë mënyrë ballafaqohet teoria me shifrat që përfaqësojnë zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Pedagogët e Mesdhetarit kanë meritë, se përbëjnë një grup të dukshëm, në portalet shkencore evropiane. Artikujt e tyre shkencorë janë të vlerësuara botërisht, të lexuara, të përhapura dhe artikuj të referueshëm. Këto janë tregues të specialistëve cilësorë të vlerësuar nga kolegët e tyre të universiteteve evropiane e më gjerë. Mendimi shkencor i pedagogëve të Mesdhetarit është vlerësuar më shumë jashtë Shqipërisë se sa brenda Shqipërisë. Vlerësimi i vetëm i është bërë monografsësë Profesorëve Pano-Angjeli nga ana e Akademisë së Shkencave.

Këtë vit do të rishikohet Teksti i Makroekonomisë. Kjo, sepse Teorinë Keynsiane e shikojnë si teori jo të saktë, teori përgjithësisht të gabuar. Nëse në artikullin e mëparshëm unë provova që Kryqi Keynsian është i gabuar, zhvillimi i mëtejshëm i këtij konkluzioni do jetë të provojmë se edhe Multiplikatori Keynsian është plotësisht i gabuar, ashtu sikurse janë të gabuara të gjitha teoritë e mbështetura mbi këto dy teori. Mendimi ynë do përpunohet dhe do të konkludohet në atë fakt, që Modelet e ekuilibrit Makroekonomik AD-AS dhe Modelet IS-LM janë të gabuara. Këto dy modele përbëjnë pjesën themelore të tekstit të Makroekonomisë së Ndërmjetme. Eliminimi i këtyre dy teorive i mbështetur në teorinë Keynsiane nuk do thotë që këta agregatë të mos studiohen dhe të mos ndërtohen modele të tjera ekuilibri. Studimi jonë do konsistojë pikërisht në gjetjen e rrugës së zgjidhjes së këtyre problemeve. Deri tani janë botuar 2 artikuj në mbështetje të këtyre temave në revista prestigjioze shkencore dhe janë edhe tre artikuj të tjerë në procesin e botimit. Krijimi një grupi botimesh në revista ndërkombëtare prestigjioze na jep të drejtën për rishikimin dhe hartimin e një teksti të ri të Makroekonomisë që të ketë një fytyrë plotësisht shqiptare. Gjithçka që do analizohet në këtë tekst do mbështetet në shifrat e ekonomisë shqiptare, por mund të marrim seri edhe nga vendet e zhvilluara që nga Gjermania, Japonia, Greqia, Italia etj.

Analiza e modeleve do të bëhet duke marrë në konsideratë edhe mendimin e avancuar të studiuesve botërorë, ku do të përmend studiuesit izraelitë dhe studiuesit japonesë, pa harruar edhe studiuesit Austriakë. Këta mendimin që ne kemi për teorinë Keynsiane e plotësojnë me konkluzionet e studimeve të tyre. E veçanta e studimeve tona është se ne e kemi parë nën një këndvështrim tjetër që nuk e ka parë ndonjë autor apo studiues . Testimin e këtyre mendimeve, për llogari të kolegëve të mi po e bëjmë pjesë pjesë në shtypin e përditshëm, duke pritur reagimin e pedagogëve të universiteteve.

Grupi pedagogëve dhe krijimi i një blloku tekstesh të UMSH do bëjë që në të ardhmen perspektiva akademike e tij të jetë e shkëlqyer.

Në këtë analizë përmenda pikat kryesore që përbëjnë avantazh për UMSH, por nuk duhet të lihen në haresë edhe një sërë avantazhesh të tjera që ndikojnë në prurjet e studentëve të rinj.

Ndërtesa e UMSH, ndodhet thuajse në qendër të Tiranës, te 21 dhjetori, midis ndërtesave të dy Universiteteve. Ambientet e brendshme të ndërtesës së UMSH-së janë me një pastërti farmacie. Në të gjitha sallat e leksioneve ka sisteme projektorësh e kompjuterësh stacionarë. Në të gjitha sallat e seminareve ka lap-top dhe projektorë mobile. Ka tre salla ushtrimesh informatike. Biblioteka e UMSH mund të jetë me numrin më të madh të serive të librave të botuar, me numrin më të madh të titujve duke konkurruar bibliotekën e UBT dhe të UT.

UMSH ka marrëveshje bashkëpunimi me dhjetëra Universitete, brenda dhe jashtë vendit. Ai bashkëpunon me Universitete italiane, boshnjake, polake, bullgare, kosovare, maqedone etj., etj.