Për Monën, gruan e fortë, humane dhe të kudogjendur për çdo hall

532
Sigal

Mos të shikojmë vetëm gabime te të tjerët, të shohim edhe veprat, të mirat dhe kontributin e tyre, të bëhemi më të mirë duke u bashkuar kundër një të keqe të madhe, si kjo qeveri e ky pushtet tradhëtar

Artan Manushaqe

Kjo zonjë është Mona ose Monika Kryemadhi, Nënë e tre fëmijëve, Bashkëshorte e Ilir Metës, Motër dhe bijë e një Nëne dhe Babai.
Monën kush e njeh nga afër, e di se do të gjejë një grua të fortë, humane dhe të kudogjendur për ç’do hall dhe problem.
E them i bindur këtë gjë, pasi mjafton fakti që është një Nënë e tre fëmijeve dhe ka një familje të shëndoshë.
Dikush nga Ju mund të mos mendoj si Unë, sigurisht, por mos ngatërroni politikën me njeriun.
Meta dhe Kryemadhi  janë dy socialistë me ideale që në zanafillën e demokracisë  së 90′.  Ata në vitet  99 – 2000 – 2001- por dhe më pas, përkrahën me pastërti Edi Ramën, për t’u rritur në politikë,  por asnjëherë për të mbërritur deri këtu.
Edi Rama e shfrytëzoi mjeshtërisht më së mirë, tolerancën, përkrahjen dhe mirësinë e Monës dhe Ilirit,- këtu ata gabuan!
Në politikë nuk duhet dobësi, pasi besimi që i ka dhënë Ilir Meta dhe Monika shumë djemve e vajzave ndër vite,  për t’u rritur dhe ecur në politikë , është shpërdorur në pabesnikëri,  rasti me konkret është ky që kemi sot kryeministër.
Me Monën kemi qenë të ndaluar nga policia e rilindjes në 17 Maj, në orën 04:30 si shumë vajza dhe djem të tjerë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të Demokracisë.
Si asnjehërë më parë, ky kryeministër ilegjitim, ndaloi dhe shoqëroi në polici një Nënë, e më pas një lidere në politikën shqiptare, anipse ajo e ka e promovur atë.
Personalisht,  njeriun e shoh edhe nga Veprimi Konkret përtej asaj çfarë ai shpreh.  Mona është një njeri i Veprimit dhe Aksionit Konkret. Rasti i 17 Majit, ku ka qëndruar aty, në Sheshin e Teatrit, por edhe ditë të tjera, është vetëm një moment në veprimin e saj ku ajo del vetë e para dhe në ballë duke marrë përgjegjësi konkrete si qytetare e më pas politikane.
Mona është burrneshë, një Dibrane  Zonjë  dhe e mençur, me një memorje fantastike.
Mona  për anën organizative ia merr edhe Ilir Metës, dhe nëse do të isha anëtar i LSI-së, e nëse në garë për kreun e saj, do të ishte Mona me Ilirin, padyshim që do të votoja një Nënë dhe zonjë si Mona, e jo atë Skraparliun.
Unë kam zero interesa, ekonomike, politike, apo lloje hamendësimesh me LSI-në,  as më ka blerë kush,  as i jam shitur kujt, -këtë e kam për bilbilat.


Ka vetëm një pikë bashkimi me Monën -Metën;- Dashuria për Kombin dhe një Shqipëri siç i ka hije, me Shtet Ligjor e Demokraci funksionale. Pa Monën dhe Metën, pa Bashën, Dok. Berishën, pa qyetarët dhe Opozitën sot e them me bindje, Shqipëria dhe Kombi do të kishin rënë në greminën e shkatërrimit dhe shpopullimit nga estabilishmenti ndërkombëtar antishqiptar dhe “Deep State”.
Mos të shikojmë vetëm gabime te të tjerët, të shohim edhe veprat, punën, të mirat dhe kontrubutin e tyre, të bëhemi më të mirë duke u bashkuar kundër një të keqë të madhe, si kjo qeveri e ky pushtet tradhëtar.
Jam i bindur, se bashkë me Monën, Bashën, me qytetarët dhe opozitën e bashkuar pa harruar edhe Presidentin që e kam pak inat, do ta mposhtim këtë bandë, e do të rikthejmë ditë më të mira për Shqipërinë.
Mona, faleminderit për foton.