Panairi i ‘Klik Ekspo Group’/ Investimet në sektorë strategjikë të ekonomisë, bizneset kosovare: Bashkëpunim për treg unik

272
Sigal

Panairi i Klikut/Bizneset kosovare: Bashkëpunim për treg unik

 

Bizneset kosovare të pranishme në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës të “Klik Ekspo Group”, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, nga data 1-4 dhjetor, shprehen optimistë për zgjerimin e sipërmarrjeve në tregun shqiptar, nxitur edhe nga politikat e përbashkëta midis dy vendeve. Në një prononcim për mediat, Fadil Arifi, Drejtor i shitjeve në kompaninë ERC Trade, me aktivitet në prodhimin e gotave të letrës, tregon se ka filluar të përfitojë nga tregjet brenda Ballkanit dhe më gjerë.

Pjesëmarrjen në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës të “Klik Ekspo Group”, e sheh si një mundësi shumë e mirë për zgjerim dhe bashkëpunim. “Siç dihet tashmë plastika po hiqet nga përdorimi, dhe aktiviteti ynë shkon drejt prodhimeve të duhura, ekologjike dhe jo të dëmshme për shëndetin e njeriut. Momentalisht kemi hapur disa linja për prodhimin e gotave, duke filluar nga sasi të vogla deri në 350 ml, garantuar  cilësi me çmime të favorshme”.

 

 

Sipërmarrja turke, investime në sektorë strategjikë të ekonomisë

Pavijoni i Turqisë, dikur një panair i mëvetësishëm kushtuar ekskluzivisht eksporteve turke në Shqipëri, sot Pavijoni i Turqisë, rikthehet për të pestën here, nën organizimin e Dhomës së Tregtisë së Stambollit, duke sjellë ekspozuesit më të spikatur në fushën e industrisë agroushqimore, tekstilit, materiale ndërtimi, industria kimike. E rralla e këtij edicioni është edhe ndërthurja e ngushtë me kulturën dhe historinë, duke i shtuar prezantimit të kompanive dhe organizimin e evenimenteve kulturore dedikuar promovimit të librave dygjuhësh.

 

Në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, prezantohet një nga kompanitë prestigjioze turke në fushën e paneleve diellore, ODUL Sunreliance. Cagdas Aktas, përfaqësues i kompanisë e sheh pjesëmarrjen si mundësi bashkëpunimi me tregtarë shqiptarë për zgjerimin e aktivitetit edhe në Shqipëri. “Jam për herë të parë në Shqipëri, dhe sipas një studim tregu që kemi kryer shohim se ka interes të lartë për panelet diellore. Mendojmë se do jetë efikas bashkëpunimi ynë, pasi garantojmë produkte cilësore me kosto të ulëta”, tha Aktas.

“Përfaqësues i kompanisë Kalekim, kompani serioze nga Turqia me një eksperiencë 50-vjeçare, në partneritet me kompaninë shqiptare Neon, aktive në sektorin e prodhimit të bojrave, tha se  pjesëmarrja për herë të parë në panair të këtij niveli në Shqipëri, është një përgjegjësi dhe angazhim për të zhvilluar biznesin. “Ne operojmë në tregun shqiptar prej dy vitesh, kemi partner të rëndësishëm në tregun tonë, dhe mundohemi dita-ditës ta konsolidojmë këtë marrëdhënie. Pjesë e kësaj është edhe pjesëmarrja në këtë panair, sikurse e shohim si një mundësi e mirë dhe me interes konsolidimin e një marrëdhënie me aktorët rajonalë siç janë: Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia”, tha Dritan Dulli, Drejtor i shitjeve dhe marketingut për rajonin.

Kompania tashmë prej dy vjetësh ka ngritur fabrikën e saj në Tiranë, dhe prodhon produkte të një cilësie të lartë, që synojnë të tregtohen edhe në vendet e rajonit.

 

 

Stenda e ATSH-së prezanton 109 vite histori në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

Në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës të organizuar nga Klik Ekspo Group është e pranishme me stendë ekspozuese edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare, e cila nëpërmjet fotove bardhezi shpalos historinë e saj 109-vjeçare.

Agjencia Telegrafike Shqiptare merr pjesë edhe këtë vit në këtë panair ndërkombëtar me stendën e saj, ku përmes fotove sjell një pjesë nga historia e saj e hershme, e cila daton që prej vitit 1912.

Arkivi i Agjencisë Telegrafike Shqiptare me lajmet e kohës janë nga më të rrallat jo vetëm në historikun e medieve në Shqipëri, por dhe të kulturës, fotografisë dhe entitetit kombëtar.

Që ditën e parë stenda e ATSH-së ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve me fotografitë e vjetra të ekspozuara, të cilat të kthejnë mbrapa në kohë, duke të njohur edhe me shërbimet e ofruara nga kjo agjenci ndër vite.

Të interesuarit rreth kësaj stende ishin të shumtë, duke parë nëpërmjet fotove të një nga medieve më të vjetra në vend, një pjesë të historisë së kombit tonë përgjatë 109 viteve. Mes vizitorëve të stendës së ATSH-së kishte edhe historianë, artistë, gazetarë, të cilët vlerësuan ATSH-në si një agjenci të lajmit të vërtetë dhe si një lider të informacionit për publikun shqiptar. Stenda e ATSH-së do të qëndrojë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës për katër ditë (1-4 dhjetor), ku vizitorët do të njihen gjerësisht edhe me veprimtarinë e përditshme të kësaj agjencie.

 

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës – CEO i KosovaPress: “Do të rikthehemi gjithmonë në Klik Ekspo Group!”

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës nuk ka mbledhur në kryeqytet vetëm bizneset më në zë të Ballkanit, por ka tërhequr edhe vëmendjen mediatike të agjencive kryesore të lajmeve brenda dhe jashtë vendit.KosovaPress, agjencia më e madhe e lajmeve në Kosovë është prezente tashmë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, që prej datës 1 dhjetor e do të vazhdojë të qëndrojë deri në përfundim të këtij organizimi.
Ky është viti i parë për KosovaPress që ndjek nga afër këtë panir, por siç shprehet edhe Suzana Hashani Rakovica, CEO i KosovaPress, agjencia do të rikthehet çdo herë në këtë panair. “Ne me të vërtetë kemi pak kohë që jemi njoftuar, por duket sikur kemi vite që njihemi me Elonën dhe Luanin. Të dy na kanë bërë të ndihemi shumë mirë, që nga ajo tryezë bisedimi e deri në ditët e sotme në panair!”, – shprehet Rakovica. “Unë jam shumë e lumtur për këtë bashkëpunim sepse në Shqipëri KosovaPress nuk është aq e njohur sa ç’është në Kosovë dhe ne na kanë ndaluar aq shumë njerëz, sa jemi të surprizuar.”
“Shumë thonë se ne jemi të largët, por unë kam parë një afërsi mes biznesit dhe KosovaPress-it. Ne do të qëndrojmë gjatë këtu, sepse pritshmëritë tona janë realizuar nga panairi!”, – tregoi Rakovica. Duket se Panairi Ndërkombëtar i Tiranës nuk është vetëm një vitrinë e mirë e network-ëve të biznesit dhe tregtisë, por edhe e shtypit të shkruar e atij online.

 

Sulmet kibernetike – “Luarasi” trajnim me ekspertizë izraelite dhe certifikatë ndërkombëtare

Shoqëria po ekspozohet çdo ditë e më shumë ndaj rreziqeve të sigurisë kibernetike. Për këtë arsye, Universiteti “Luarasi” ka krijuar Akademinë e Sigurisë Kibernetike dhe zhvilloi një bashkëbisedim me studentët në këtë fushë.Dekani i fakultetit të Teknologjisë, Informacionit dhe Inovacionit në Universitetin “Luarasi” Prof. Dr. Indrit Baholli, tha se studentët do trajnohen përmes ekspertizës izraelite dhe do të pajisen me një certifikatë të njohur në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar. Pjesë e kursit, sipas dekanit mund të bëhen edhe gjimnazistët.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, Atelie “Eli” sjell në Shqipëri aksesorët më në zë të momentit
Vitet e fundit mund të keni dëgjuar apo të keni parë në rrjetet sociale, sikurse nga personazhe të njohur, për aksesorët e punuar nga atelie “Eli”.
Për këtë, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës ka sjellë në katin e tretë të Pallatit të Kongreseve edhe stendën e atelie “Eli”, që të mund të shohim nga afër punimet artizanale të punuara me dorë, të cilët i japin veshjeve dhe pamjes suaj një tjetër hijeshi.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, Shoqata “Bukuria Shqiptare” vlerëson profesionistët e bukurisë në vend.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës nuk mundëson vetëm shkëmbimin e eksperiencave dhe kontakteve mes partnerëve të ndryshëm të biznesit, por edhe vitrinën për evente të ndryshme kulturore.Në kuadër të një sërë aktivitetesh në ditën e tretë të këtij panari, u organizua edhe eventi i shoqatës “Bukuria Shqiptare”, e cila vlerësoi një sërë profesionistësh nga fusha e bukurisë vend.Në fakt, ky nuk është viti i parë që kjo shoqatë bëhet pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, pasi siç shprehet edhe themeluesja e drejtuesja e kësaj shoqate, Deli Cafi Kraja, ajo që  prej vitit 1997 merr pjesë në një event të tillë.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës/ Henri Gjata mbledh dhjetëra vizitorë në masterclass-in e parë të panairit

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës përgjatë të gjithë ditëve të tij të organizimit ka rezervuar një sektor të tërë për bukurinë dhe modën shqiptare. Këtë e ka treguar me një numër të madh eventesh të organizuara përgjatë 3 ditëve të këtij panairi, por “qershia mbi tortë” ishte eventi i make up artistit të njohur, Henri Gjata.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës/ Fatmarrela lë “gojëhapur” vizitorët e Panairit

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës ka sjellë për vizitorët e tij në ditën e tretë të organizimit mjaft evente, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë panairit.
Nga sfiltata e modës te masterclass-i i Henri Gjatës, ka qenë një numër i madh eventesh që janë organizuar në datën 3 dhjetor, mirëpo ajo ç’ka ka lënë me gojë hapur vizitorët dhe organizatorët ka qenë Fatmarrela.Mesditën e sotme, disa vajza kanë parakaluar në stendat e të gjithë panairit të veshura me peshqir duke i lënë vend imagjinatës, ç’ka tërhequr vëmendjen, jo vetëm të vizitorëve, organizatorëve, por edhe mediave të tjera.Ky ishte një “truk” i kompanisë Fatmarrela të Fatma Haxhialiut, e cila u bë pjesë për herë të parë në Panair duke i dhënë një tjetër frymë këtij organizimi.Stendën e Fatmarrelës mund ta gjeni në katin e dytë, ku mund të shihni të gjitha produktet e linjës së parë të kaçurrelave në vend, por jo vetëm kaq, por mund të bëheni pjesë e surprizave që Fatma ka përgatitur për vizitorët e saj.