“OPEN DOORS” trajnon mësuesit/ Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve kërkon përgjegjsi të reja. Nisë vlersimi për drejtuesit e shkollave të Malsisë së Madhe

1128
Sigal

“Open Doors” trainon 20 mësues e drejtorë të shkollave të Malësisë së Madhe

Mësuesit: Koha për t’u trajnuar ndryshe

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve kërkon përgjegjësi të reja

Si do të arrijmë të promovojmë qasjen e shkollave si qendra komunitare? Si do të mund të bëjmë vlerësimin, respektimin dhe dëgjimin e zërit të fëmijëve dhe të problemeve të tyre?  Cilat janë disa nga praktikat për të nxitur pjesëmarrjen e fëmijëve në jetën shkollore dhe  jashtë saj? Çfarë sistemesh duhet të ngremë në mbrojte të fëmijëve dhe në trajnimin e stafit në atë mënyrë që  shkolla të shndërohet në një hapësirë të sigurt  për të gjithë nxënësit?

Këto pyetje ishin në themel të një trainimi që u organizua me 20 mësues e drejtorë  nga 4 shkolla 9 -vjeçare  pilot, për katër ditë me radhë, në Shëngjin.

Qëllimi i projektit “Një karavan për të drejtat e fëmijëve”, ka për bazë promovimin e praktikave të mira dhe modeleve bashkëkohore të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve nga abuzimi dhe dhuna, përmes një qasje gjithëpërfshirëse dhe edukuese. Ky aktivitet është pjesë e projektit për promovimin e të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshires dhe fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile e lokale financuar nga Bashkimi Europian dhe implementuar nga Shoqata Ndërkombëtare për Solidaritet -SHIS.  Një aktivitet i tillë kishte si qëllim krijimin e një bërthame trajnerësh të cilët më pas do të trajnojnë  stafet pegadogjike nëpër shkollat respektive.

Laura Xhaxhiu, projekt menaxhere e Organizatës “Open Doors”,  është e mendimit se të drejtat e fëmijëve janë një temë shumë sensitive, çka na bën të kuptojmë se sa shumë punë kemi për t’u shndërruar  në një shoqëri më të mirë për fëmijët tanë si një grup i brishtë i shoqërisë sonë. Sipas Xhaxhiut,  pikërisht  trajnime të tilla, shërbejnë për krijimin e një bërthame trajnuesish   profesionistë me qëllim vlerësimin, respektimin dhe dëgjimin e nxënësve dhe të problematikave të tyre. Për drejtorin e shkollës  “Vasil Shanto”,  zotin Kujtim Lamthi, bashkëpunimi me “Open Doors”  hap mundësi të reja edhe në fushën e komunikimit  me komunitetin  si dhe me rritjen e rolit të shkollës si një qendër  komunitare. Lamthi thotë së mbrojtja e mirë  e të drejtave të fëmijëve, kërkon që të gjithë të marrin përgjegjësi, duke pranuar se kujdesi dhe siguria e nxënësve,  është supreme për të gjithë” . Në aktivitet ishte e pranishme  edhe  nënkryetarja e Bashkisë  së Lezhës, Oriana Moriseni. Sipas saj, që shkolla  të shndërrohet në një hapësirë të sigurt, duhet një punë sistematike dhe fushata sensibilizuese  për nxënësit, në mënyrë që ata të njohin  të drejtat e tyre bazë,  si dhe me problematikat që ata kanë në përditshmëri. Zonja Moriseni solli edhe praktikën e mirë të Bashkisë Lezhë në drejtim të punës së bërë për miratimin e sistemeve  të mbrojtjes së fëmijëve, si dhe trajnimin e stafit pedagogjik në rrethin e Lezhës.

Gjatë të katër ditëve të trajnimit, mësuesit dhe drejtorët e shkollave  u njohën nëpërmjet  një metodologjie  joformale pune, me shembuj e praktika në funksion  të një informacioni shterrues në drejtim të të drejtave të fëmijëve. Në aktivitet lektuan  edhe shumë  specialistë  të çështjeve sociale, ekspertë  të medies, si dhe sociologë e psikologë.