Niko Gjoni: Si kopjoj Fatos Nano thënien për Ismail Qemalin: “Unë jam Fatos Nano prapa më vjen historia”.

98
Sigal

– Në këto kohëra, kopjimi është bërë rrugë aq sa dhe  doktoraturat mbrohen duke kopjuar, sa majtas dhe djathtas.

-Një e katërta e deputetëve kanë kopjuar doktoraturat dhe çuditërisht janë ende deputetë.

-Kur kopjonim në monizëm në një provim rrinim tri ditë pa gjumë.

-Në monizëm vajzat shkruanin zgjidhjet në kofshët e bëshme dhe i mbulonin me fustane.

-Si m’u lut komshia t’i bëja një hartim vajzës së saj që s’ja thoshte për letërsi!

– Nuk ia thotë shumë për hartime, i ka ngjarë të atit që dhe kur më propozoi, dy fjalë mezi i tha.

Niko Gjoni

Në këto kohëra, kopjimi është bërë rrugë aq sa dhe  doktoraturat mbrohen duke kopjuar, sa majtas dhe djathtas. Janë prej kohësh të njohura kopjot. Nga bankot e shkollës, në universitet, por dhe marrja shabllonë e përvojës në një drejtim të caktuar në politikë, ekonomi, art sigurisht që janë kopjo. Në politikën e këtyre viteve i pari që hodhi teorinë e dukjes së vetvetes ishte Fatos Nano… kur tha:”Jam Fatos Nano, prapa më vjen historia…” Edhe ky tamam origjinal nuk e kishte, marrë nga Ismail Qemali dhe deri këtu dhe përtypej… por politika qënka me një fytyrë dhe më pas dëgjuam Ilir Metën “Jam Ilir Meta unë…. Dhe si për hironi të fatit nuk mbetën këtu. Në sallën e Kuvendit, në parlament ish Sali Berisha që e bëri edhe të dukshëm kopjimin: “Jam Sali Berisha unë, o budallenj… Epo, mendoja me vete. Nuk gjejnë fjali të tjera këta por të njëjtat, kështu as që të bën më përshtypje… Se kush është njëri e tjetri të gjithë e dimë, por që ta pohojnë frazën në gjurmët e njëri-tjetrit më dukej deri diku e pabesueshme. Por, dua t’i lë në zhargonet e tyre politikanët tanë dhe do kthehem në vitet e shkollës. Kur mësuesi pyeste nga banka, shoku nga pas nuk nguronte t’ia tregonte përgjigjen…

-Po hë, mos, më shpejt…kur e di pse nuk e thua po na lë të presim…?

-Po mësues kini të drejtë…. përgjigja e nxënësit tashmë i vlerësuar mirë. Kopjot në provim janë më interesante. Unë isha shumë mirë në lëndët ekzakte, matematikë, fizikë, kimi dhe shoqja ime e bankës dallonte në histori e letërsi. Kur bënim provim profesori ndante pyetjet në dy grupe, a dhe b. Lesiana, më thosh të bëja një herë përgjigjet e pyetjeve të grupit të saj, pastaj të merresha me provimin tim… Ç’të bëja?! Mbetesha ngushtë dhe nxitoja në një fletë fletoreje të jipja zgjidhjet dhe pastaj merresha me provimin tim. Lesiana bënte sikur shkruante dhe kur i jipja ushtrimet apo pyetjet e zgjidhura nxitonte… Nëse kisha dhënë një përgjigje të gabuar, të njëjtin gabim e kishin shtatë a tetë shokë të klasës, sepse fleta kalonte nga rreshti në rresht. Kjo ndodhi dy-tre herë aq sa profesorit i ra në sy. Ngriti Arditin në dërrasë të zezë dhe i tha të zgjidhte ushtrimin e bërë në provim. Ai i skuqur në fytyrë po ngatërrohej…

-Po në provim e ke shkruar tamam…pse ngece…apo dini si kopjoni…Kush ta dha kopjon?

-Jo… profesor…

-Hë pra, zgjidhe…

Por asnjë nuk tregonte se nga kush i mori përgjigjet dhe i kopjoi… Unë po kisha frikë se kush dëgjonte më pas drejtorin e shkollës… E kopjot bëheshin edhe në forma të ndryshme. Vajzat shkruanin zgjidhjet në kofshët e bëshme dhe i mbulonin me fustane, djemtë në copa letrash dhe i vendosnin ato poshtë tek thëmbra e këmbës kur vishnin atletet… Ndonjëherë profesori bënte sikur nuk shikonte edhe pse kopjua ishte mbi bankë… Megjithatë nxënësi i mirë, mbetej nxënës i mirë… dhe vlerësimet nuk ishin asnjëherë të njëjta… Teoria dhe praktika e të kopjuarit vazhdon pa problem dhe në provimet e lëndëve të ndryshme kur je student. -Ma thuaj pak kush ishte botuesi i gazetës “Populli”, se nuk e mbaj mend, pyet një student i gazetarisë shokun e tij një banko më lart.

-Muço Qulli, o u djegsh nga qulli, përgjigjet me të qeshur shoku para. Kur dha përgjigjen gjatë provimit me gojë Lenci, profesori i tha: -Po pse nuk ia thua emrin tamam Mustafa….

-E profesor, por unë di që shkurt Mustafait i thonë Muço… Më mirë shkurt. Dhe krijon situatë për të qeshur…Në eventet muzikore na ndodh që të dëgjojmë të njëjtën muzikë të ndeshur vite më parë nga kompozitorë të huaj.

-Po kjo duket si muzikë meksikane? -pyeta një kompozitor.

-Epo, shtatë nota muzike janë. Ngado që t’i kombinosh aty del melodia… ç’të bëjnë kompozitorët… por ama tekstet dhe interpretimi ndryshon… E kopjot edhe sot e kësaj dite të nxjerrin nga situata.

Një mbrëmje troket në derë komshia Ana dhe me vete kish marrë dhe Irisin, vajzën maturante.

-Të lutem…Ti ia thua për hartime se nuk je kot shkrimtar… Nga lart e gjetëm temën që do të shpërndahet

nesër për hartimin, por ime bijë e ka marrë me frikë…Nuk ia thotë shumë për hartime, i ka ngjarë të atit që dhe kur më propozoi, dy fjalë mezi i tha, dhe qeshi….I vështrova të dyja me fytyrat e tyre plot ankth.

-Për kur e do? -Po nesër në mëngjes…pasnesër është provimi…Të paktën ta kopjoj me shkrimin e saj…

-Të më kishit thënë më parë; pastaj vajza di që është shumë mirë me mësime-i thashë.

-Po, por me provimin e hartimit nuk ia shkrep. Gjithnjë ka patur boshllëk…Të lutemi na i bëj këtë nder!

Po ti fli pak më vonë sonte o burrë, derisa ke mundësi t’i ndihmosh. Ne i kemi komshinj për të mirë e për të keq. Hë, pra…Ulu dhe shkruaje…Para më vendosi fletën e bardhë ku ishte shkruar tema e hartimit. U tha të dyjave se të nesërmen në drekë do e kishin gati. Mbeta në hall. I lodhur isha por urdhëri i gruas

nuk të pyet.-Bëje që sot, hiqe qafe, më tha si për të më ngushëlluar. Gruaja ra të flerë ndërsa unë nxorra nga sirtari i komodinës tre fletë formati dhe fillova të shkruaj, por që m’u desh afro dy orë.

Të nesërmen në mëngjes ishte ime shoqe që trokiti në derën e tyre për t’ua dhënë hartimin.

-Sa ju detyrohemi?- pyet komshia. -Po im shoq nuk shet hartime, iu përgjigj gruaja.

Po atë ditë Irisi ua shpërndau hartimin dhjetë shoqeve dhe shokëve maturantë. U bë korrigjimi dhe si përfundim ata hartimet ishin identik…

-Diku do ketë qenë botuar më parë, – tha kryetari i komisionit. Maturantët e kanë gjetur dhe e kanë mësuar përmendësh ose e kanë kopjuar. Megjithatë askujt nuk i shkoi ndërmend se origjinali u realizua në një natë pa gjumë