Nga varfëria vijmë, në skamje shkojmë

137
Sigal

Analizë nga Engjëll Musai/ Familjet shqiptare kanë shpenzuar 250 mln. euro më shumë në 2022 vetëm nga rritja e çmimit të ushqimeve. Mijëra biznese janë mbyllur dhe qindra të tjera janë drejt falimentimit, por qeveria mburret se do e mbyllë 2022-in me një rritje prej 750 mln. euro më shumë se viti i kaluar nga doganat, tatimet, taksat, akciza etj., ndërkohë që pensionet dhe rrogat janë më diskriminueset në Europë. “Njeriu kur ndien dhimbje është i gjallë, por kur ndjen dhimbjen e një populli të varfëruar, atëherë është njeri…” Ja faksimilet e çmimeve në Shqipëri, krahasuar me çmimet në rajon dhe vendet e BE-së

Familjet shqiptare kanë shpenzuar 250 mln euro më shumë në 2022 vetëm nga rritja e çmimit të ushqimeve. Mijëra biznese janë mbyllur dhe qindra të tjera janë drejt falimentimit, por qeveria mburret se do e mbyllë 2022-in me një rritje prej 750 mln euro më shumë se viti i kaluar nga doganat, tatimet, taksat, akciza etj. ndërkohë që pensionet dhe rrogat janë më diskriminueset në Europë. “Njeriu kur ndien dhimbje, është i gjallë, por kur ndjen dhimbjen e një populli të varfëruar, atëherë është njeri…” Ja faksimilet e çmimeve në Shqipëri, krahasuar me çmimet në rajon dhe vendet e BE-së.

 

Çmimi në Shqipëri për 1Litër vaj ulliri është 500 lekë, në Spanjë 280 lekë.

 

Çmimi në Shqipëri për 1Litër vaj luledielli është 350 lekë, në Spanjë 284 lekë.

Familjet shqiptare kanë shpenzuar 250 milionë euro më shumë në 2022 vetëm nga shtrenjtimi i ushqimeve.

Familjet shqiptare çdo muaj po shpenzojnë gjithnjë e më shumë nga të ardhurat e tyre, për të blerë të njëjtat produkte. Propaganda qeveritare paralajmëroi rritje të kostos në sektorin e ushqimit; si rrjedhojë edhe rritjen  e çmimeve të mallrave bujqësore, ku pengesat e transportit, rrugëve, çmimi i lartë i karburanteve dhe kërkesa e fortë e konsumatorëve kanë çuar në rritjen më të lartë vjetore të çmimeve të ushqimeve në mbi tre dekada, e cila gjatë viteve 2021 dhe sidomos gjatë këtij viti përbën rritjen më të lartë vjetore të çmimeve të ushqimeve, që nga fillimi i viteve 1990. Edhe pse qeveria dhe kryeministri Rama po mundohen ta justifikojnë këtë rritje të çmimeve, por edhe të inflacionit duke vendosur gishtin tek rritja e çmimeve botërore të ushqimeve, për prodhuesit po krijon pasiguri dhe po shkakton shqetësime tek konsumatorët shqiptar. Kjo situatë tashmë në tregun shqiptar është reflektuar nga ulja e kërkesës konsumatore dhe nga rënia e besimit në ekonomi. Konsumatorët në Shqipëri po përjetojnë rritje edhe më të larta për shkak të varësisë më të madhe nga importet e ushqimeve: çka rrëzon propagandën qeveritare të shiritave të inagurimeve elektorale në bujqësi, por edhe të zhdukjes së miliona eurove që gjoja qeveria po investon me buxhetin e brendshëm. Gjithashtu katastrofa në të cilën gjendet bujqësia shqiptare si dhe frutikultura, tregon edhe abuzimet e mëdha me projektet IPARD, që BE ka dhënë falas për fermerët nëpërmjet projekteve të AZHBR-së, shuma e të cilave arrin në 130 milion euro në vit. Atëherë lind pyetja: -Ku kanë shkuar paratë e BE për subvencionimin në bujqësi, kur në këto 10 vite qeverisje të Rilindjes, shuma e dhënë falas nga BE kap shifrat e mbi 1 miliard eurove? Përgjigja është e shkurtër dhe nuk ka nevojë për komente. Kanë shkuar në xhepat e oligarkisë, të lidhur me pushtetin, ndërkohë që fermerët robtohen arave , fushave dhe kodrave, dhe në fund prodhimi derdhet në kanale. Sepse domatet nuk kanë treg, shalqini nuk gjen ofertë shitjeje, qumështi i blegtorisë është zëvendësuar me qumështin pluhur të Serbisë, mishi i bagëtive është zëvendësuar me mishin nga Amerika Latine, se mollët po kalben dhe fermerët po i presin për dru zjarri, se sitemi frigoriferik mungon, se fabrikat e përpunimit janë rrafshuar dhe tregun shqiptar e kanë zaptuar serbët, maqedonasit, bullgarët, grekët, turqit e kështu me radhë. Ja këto janë shkaqet e vërteta të rritjes së çmimeve: pamundësisë për t’u blerë nga konsumatorët tanë, pasi kanë pensione qesharake dhe rroga të ulta. Ndaj dhe ndjeshmëria e efektit nga çmimet e prodhimit në çmimet e konsumit është më i madh për ekonominë tonë, se për vendet e rajonit, të cilat janë më të organizuara dhe më të zhvilluara se Shqipëria. Për arsye të dobësive që ka tregu shqiptar dhe politikat abuziviste të oligarkëve të importit, të cilët falimentojnë biznesin vendas për të pasur sa më shumë fitime. Dhe për të realizuar këtë, u vjen në ndihmë qeveria, e cila nxjerrë akte ligjore dhe nënligjore që favorizojnë oligarkët e lidhur me kompanitë e huaja dhe gjunjëzon fermerin shqiptar. Pasojat e këtyre politikave janë rritja e papunësisë, nuk ka pagesa për sigurimet shoqërore, ndaj dhe pensionet nuk rriten, nuk ka pagesa për sigurimet shëndetësore ndaj dhe spitalet janë pa ilaçe, familjet e fermerëve detyrohen të ikin të punojnë si argat në arat e tokat e Greqisë, Maqedonisë, Italisë, Gjermanisë, Anglisë, duke shpopulluar vendin. Prandaj ngulmoj që pasojat e keqëqeverisjes dhe mungesa e politikave bujqësore dhe blektorale po falimenton shtetin e shqiptarëve, që dikur mbanin me produkte bujqësore dhe blegtorale, ballkanin dhe një pjesë të vendeve të lindjes. Fermerët shqiptar mashtrohen me lëmoshat e karburantit që i jep ministria e Bujqësisë edhe pse jemi vend i vetëm në Ballkan që kemi prodhimin më të lartë të fushave naftëmbajtëse të karburanteve, por kemi çmimin më të shtrenjtë ndoshta në botë, në krahasim me rrogat dhe pensionet. Dhe kjo ndodh se naftën tonë e kanë në dorë oligarkët dhe kompania Bankers Petrolium, që ka aksionerin kryesor të famshmin Soros. Ndaj dhe qeveria tallet, sepse për të më e shtrenjtë është mbështetja që këta miliardierë i bëjnë qeverisë në aspektin ndërkombëtar dhe e lënë të qeverisë me krim, korrupsion dhe shpopullim të Shqipërisë.

Çmimi në Shqipëri për 1 Kg sallam special është 980 lekë, në Spanjë 220 lekë.

 

Çmimi në Shqipëri për 1 Kg. peshk ‘Merluc’është1400 lekë, në Spanjë 282 lekë.

“Qeveria mburret se ka përfituar nga tatimet, taksat dhe doganat 480 mln euro si 9 mujor nga rritja e çmimeve dhe si 12 mujor, duke patur parasysh edhe festat e nëntorit dhe ato të vitit të ri shuma llogaritet të shkojë në 750 mln euro, shumë që oligarkët dhe shteti e kanë fituar në kurriz të qytetarëve dhe varfërisë së shqiptarëve dhe sidomos pensionistëve.”

Çmimi në Shqipëri për 1 Kg. peshk ‘Koce’ është 1600 lekë, në Spanjë 810 lekë.

Por le të shikojmë statistikat zyrtare të rritjes së çmimeve, ku realiteti në treg është krejt i kundërt me realitetin e tregut, që po zbraz xhepat e qytetarëve shqiptar.

Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, ishte 8% në gusht, niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi po vuante pasojat e piramidave.

Kostoja e ushqimeve gjatë vitit 2022 në Shqipëri, bazuar tek INSTAT u rrit me 13.9 % në korrik 2022 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, ndërsa në qershor 2022 kjo kosto u rrit me 13.2% dhe transporti me mbi 25 % , sipas publikimit të fundit të Bankës Botërore. Por sipas ekspertëve të pavarur në realitet rritja e çmimeve duke filluar që nga periudha e pandemisë, pra në këto 2 vite është shumë herë më e lartë dhe për shumë artikuj rritja e çmimeve është mbi 200%. Për 25% të familjeve shqiptare, tashmë disa produkte dhe shërbime janë bërë të paarritshme. Ndërkohë, ndër grupet sociale më të prekura nga efekti i inflacionit janë kategoritë e individëve/familjeve me të ardhura të ulëta, sepse ky nivel i konsumatorëve zakonisht shpenzon një pjesë relativisht të madhe të të ardhurave të tyre për ushqim e pije (45.3% të buxhetit mujor). Në gusht, sipas INSTAT, rritjen më të lartë të çmimeve e shënoi grupi “vajra dhe yndyrna”, me 28.8%; karburantet, me 24.2%; “qumështi, djathi dhe veza”, me 22.3%; “bukë dhe drithëra”, me 20.4%; “sheqer, reçel, mjaltë, shurup, çokollata, dhe ëmbëlsira”, me 15.6%; “peshku”, me 13.7% dhe “mishi”, me 11.2%. Përveç karburanteve, të gjitha produktet e tjera që janë rritur janë ushqime bazë.

Çmimi në Shqipëri për 1 Kg. ‘Kallamar’është 1100 lekë, në Spanjë 660 lekë.

“Në Shqipëri pensionet e qytetarëve janë nga 130 mijë lekë deri në 270 mijë lekë pension për kontributin e dhënë gjatë gjithë jetës së tyre. Gjithmonë po flasim me lekë të vjetra për lehtësi llogarish. Ka edhe pensione të tjera, por që janë një sasi më e vogël që shkon deri në 400 mijë lekë së bashku me pensionet suplementare. që i ka dhënë qeveria në mënyra klienteliste miqve dhe militantëve të saj, ka edhe pensione, që shkojnë nga 700 mijë deri në 1 milion lekë për ish-deputetë, ministra dhe zyrtar të lartë të administratës shtetërore.”

Çmimi në Shqipëri për 1 Kg. ‘Karkalec’ i madh është 2600 lekë, në Spanjë 1200 lekë.

Për janar-dhjetor 2022, shqiptarët kanë shpenzuar 285 milionë euro më shumë për ushqime

Një familje mesatare me 3.6 persona shpenzonte në muaj rreth 84 mijë lekë, sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, të INSTAT, të dhënat më të fundit të së cilës i referohen vitit 2020. Rreth 42% e kësaj shume, apo rreth 35 mijë lekë, një familjeje i duhet për të plotësuar nevojat bazike për ushqim. Në vend janë rreth 769 mijë familje, që mesatarisht shpenzonin në muaj (para rritjes së çmimeve) rreth 27 miliardë lekë (rreth 225 milionë euro) për ushqime. Duke filluar që nga janari deri në gusht 2022 familjet shqiptare kanë paguar mesatarisht nga 1.8 miliardë lekë në muaj deri në 3.8 miliardë lekë në muaj më shumë vetëm për ushqime, ose në total 22.7 miliardë lekë (185 milionë euro) në 8 muaj. Ndërkohë që kësaj shume po t’i shtojmë edhe 4 muajt në vazhdim shtator-dhjetor 2022, llogaritet që shpenzimet të rriten edhe me 100 milion euro të tjera duke e çuar shumën, që oligarkët e produkteve ushqimore u kanë zhvatur qytetarëve në 285 milion euro shtesë në krahasim me dy vite më parë.

Çmimi në Shqipëri për 1 Kg. ‘Midhje’ është nga 1500-2300 lekë, në Spanjë nga 300-1000 lekë

E ndërkohë që çmimet janë rritur, pensionet dhe pagat kanë mbetur në vend, duke i çuar shqiptarët nga varfëria në skamje.  

Qeveria mburret se ka përfituar nga tatimet, taksat dhe doganat 480 mln euro si 9 mujor nga rritja e çmimeve dhe si 12 mujor, duke patur parasysh edhe festat e nëntorit dhe ato të vitit të ri shuma llogaritet të shkojë në 750 mln euro, shumë që oligarkët dhe shteti e kanë fituar në kurriz të qytetarëve dhe varfërisë së shqiptarëve dhe sidomos pensionistëve. Po të llogarisim përfitimet nga akciza e karburanteve, cigareve, pijeve alkolike si dhe shit-blerja e energjisë shuma arrin mbi 1.2 miliard euro në vit, dhe këto para në fund të fundit do të rëndojnë xhepat e qytetarëve të varfër dhe konsumatorëve në tërësi. Por kur folëm për rritjen e çmimeve të ushqimeve, nuk kemi përmenduar rritjen e tmerrshme të karburanteve, ujit, kanalizimeve, taksave të banesave, pastrim-gjelbërimit, transportit, taksat mbi pagat, shërbimeve spitalore, taksës për arsimin, qirave, banesave, shërbimeve të qytetarëve, energjisë me ardhjen e qeverisë së Rilindjes në pushtet etj. Por këto rritje taksash nuk janë përkthyer në shërbime për qytetarët, jetën sociale etj. Të vetmit që kanë fituar nga çmimet janë oligarkët, zyrtarët e qeverisë dhe administrata, të cilët shijojnë jetën e luksit me prona e pasuri në qytete, zona turistike dhe bregdet, ndërkohë që fëmijët e qytetarëve shqiptarë kanë marrë rrugët e emigrimit dhe një pjesë e tyre na sollën në kujtesë gomonet e viteve të zeza pas ardhjes së pluralizmit.

Çmimi në Shqipëri për 1 Kg. peshk ‘Salmon’ është 2800-3500 lekë, në Spanjë 1200-1500lekë. Ndërsa 1Kg ‘Salmon ‘ krudo në Shqipëri është 6000 mijë lekë, në Spanjë 1900 lekë.

 

Çmimi në Shqipëri për 1 kanaçe birre është 330 ml është 60 lekë, në Spanjë 25 lekë.

“Ndërsa në vendet e BE pensionet minimale fillojnë nga 900 euro e sipër, ndihma sociale nga 750 euro e sipër pa llogaritur shtesat  për ushqime, pagesat e energjisë, shkollat falas për fëmijët, pagesa për secilin fëmijë, ilaçet falas, biletat e udhëtimeve në autobuza dhe metro, të cilat shkojnë deri në 600 euro për familje. Ndërsa pagat minimale janë mbi 1300 euro në muaj, plus përfitimet e përmendura më sipër për pensionistët dhe ndihmën sociale, ndërsa paga mesatare arrin 1800 – 2300 euro.”

Çmimi në Shqipëri për 1.5Kg ‘Kos frutash’ është 300lekë, në Spanjë 210 lekë.

Faktet për pagat e pensionet dhe çmimet në Shqipëri dhe krahasimi me vendet europiane dhe ato që janë rreth nesh në Ballkan

Në Shqipëri pensionet e qytetarëve, intelektualëve, që i kanë dhënë dije këtij vendi dhe specialistëve që i dhanë energji dhe ndërtuan të mirat materiale si gjatë kohës së sistemit njëpartiak, por edhe pas demokracisë paguhen nga 130 mijë lekë deri në 270 mijë lekë pension për kontributin e dhënë gjatë gjithë jetës së tyre. Gjithmonë po flasim me lekë të vjetra për lehtësi llogarish. Ka edhe pensione të tjera, por që janë një sasi më e vogël që shkon deri në 400 mijë lekë së bashku me pensionet suplementare. që i ka dhënë qeveria në mënyra klienteliste miqve dhe militantëve të saj, ka edhe pensione, që shkojnë nga 700 mijë deri në 1 milion lekë për ish-deputetë, ministra dhe zyrtar të lartë të administratës shtetërore. Nga ana tjetër ka edhe pensione mjerane të ish-kooperativistëve, që shkojnë në 80 deri 90 mijë lekë, si dhe trajtime qesharake sikurse janë përkrahja sociale, ndihma për familjet, që kanë humbur prindërit që shkon maksimumi deri në 70 mijë lekë në muaj për person. Ndërsa pagat në Shqipëri përbëjnë një diskriminim të vërtetë, pasi ato një pjesë janë informale dhe, punonjësit sikurse janë fasonët dhe ata të punës së krahut paguhen deri 200 mijë lekë në muaj, paga minimale zyrtare është 320 mijë lekë në muaj dhe paga mesatare 450 mijë lekë në muaj.

Çmimi në Shqipëri për1 Kg ‘Mish qingji’ është 1200 lekë, në Greqi 680 lekë.

Më të privilegjuarit janë administrata me paga nga 650 mijë deri në 2 milion në muaj, patronazhistët dhe militantët elektoral që janë të punësuar në institucionet shtetërore me gjoja vetadministrim si OSHEE, OST, KESH, FSHZH, AMF, BSH, ku vetëm paga e 1 pastruese shkon deri në 800 mijë lekë dhe e shoferave mbi 900 mijë lekë. Më të paguarit në administratë janë gjyqtarët, prokurorët, qindra të punësuar në organet e reja të Vettingut, bordet e ndryshme si ERE, Albkontroll, Aviacioni Civil, Naftës, ERU, Porteve etj pagat e të cilëve arrijnë deri në 5 milion lekë në muaj, përveç përfitimeve të tjera të luksit, si karburante, qira për shtëpitë, dietat etj

Çmimi në Shqipëri për 1 Litër naftë në gusht 2020 ishte245 lek, në Spanjë për 62.7 litra vlera totale ishte 112.8 euro, të zbrisnin 10% dhe çmimi që paguante drejtuesi i mjetit ishte 100.5 euro ose 183 lekë për litër.

Ndërsa në vendet e BE pensionet minimale fillojnë nga 900 euro e sipër, ndihma sociale nga 750 euro e sipër pa llogaritur shtesat  për ushqime, pagesat e energjisë, shkollat falas për fëmijët, pagesa për secilin fëmijë, ilaçet falas, biletat e udhëtimeve në autobuza dhe metro, të cilat shkojnë deri në 600 euro për familje. Ndërsa pagat minimale janë mbi 1300 euro në muaj, plus përfitimet e përmendura më sipër për pensionistët dhe ndihmën sociale, ndërsa paga mesatare arrin 1800 – 2300 euro. Nisur nga kjo situatë mjaft e paprecedent për konsumatorin shqiptar, ku nga njera anë përballet me kurbën rritëse të produkteve që ata shpenzojnë përditë dhe nga ana tjetër është kurba ulëse e zhvlerësimit të të ardhurave mujore, atëherë nevojitet që të prezantohen opsione për ta parandaluar një krizë gjithwpërfshirëse, ku rënia e konsumit do të ishte humbja e madhe e ekonomisë dhe fillimit të trazirave sociale, të ndikuara nga trokitja e pamundësisë së kostove të rritura në dyert e shumë familjeve me të ardhura të ulta. Ekziston një thënie filozofike, sa e urtë aq edhe humane, e cila do t’i shkonte më për shtat një burrashtetasi, e cila thotë: “Njeriu kur ndjen dhimbje, është i gjallë… Por kur ndjen dhimbjen e një populli të varfëruar, atëherë është njeri…!” Sot më shumë se kurrë ky postulat i adresohet Kryeministrit Rama.

Në plazhet në Shqipëri për të pushuar, duhet të paguash 2 zhezlone me gjithë çadër nga 1000 lekë deri 4000 lekë në zonat e luksit, në Spanjë zero lekë ( 0 lekë )