Integrimi/ Ambasadorja e BE-së: Duhet mobilizim për të realizuar reformat e vështira

127
Sigal

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann ka deklaruar se Shqipëria ka përpara një rrugë plot sfida deri në anëtarësimin e plotë në BE. “Është kënaqësi që rikthehem në Kuvend dhe rolin e tij në procesin e integrimit në BE. Shqipëria ka marrë një hap të madh drejt rrugëtimit, me çeljen e negociatave. Unë shpesh kam theksuar se negociatat për në BE janë shumë më shumë se nje proces teknik. Kjo është një fazë që kërkon udhëheqje të fortë politike dhe mobilizim për të vijuar me reforma, që janë edhe të vështira, por duhet për të plotësuar kriteret në BE. Mirëpres qëllimin që ka Kuvendi që të punohet në këtë proces. Ka shumë e shumë pyetje dhe çështje që mund të flas Kuvendi, psh: si mundet Kuvendi që të përmbush rolin për të ndërtuar konsensus”, shprehet ambasadorja. Në Konferencën “Roli i Kuvendit në Integrimin Europian të Shqipërisë”, ambasadorja i ka bërë thirrje politikës, por edhe shoqërisë civile që të bëhen bashkë me qëllim anëtarësimin në BE. “Si do te kete mundësi që të përmirësojë kapacitetet e veta? Sa i përket avancimit të reformave kyçe; sa i përket këtij ndikimi, që do të ketë ligjislacioni i BE; si do te realizojë Kuvendi proceset me të gjithë aktorët? Cilat janë këto ide që do na jepen sot nga këto artikuj që janë përgatitur? Shqipëria ka një dëshirë tejet të madhe për Europën, ndaj të gjithë duhet të bëhen bashkë për të punuar në BE. Delegacioni do të mbetet një partner për anëtarësimin në BE.”, tha ajo!