Në Poliçanin e ëndrrave, mes malit të Tomorrit dhe lumit Osum, ‘Rilindi’ SH.A.K.Tomorri

23
Sigal

Engjëll Musai
Kryetar i SH.A.K.Tomorri

“SH.A.K. Tomorri përtej detyrimit zgjedhor dhe statutor ka preferuar në radhë të parë të jetë misionare e qytetarëve të trevës sonë, të njohë, të studiojë, propagandojë dhe të mbaj gjallë  kulturën, arsimin, traditat, zakonet, folklorin, patriotizmin dhe luftën për liri e pavarësi të trevës së “Tomorrit”, historia e të cilit është shkruar me gjak dhe sakrifica sublime.”

Shoqatat Atdhetare Kulturore janë kolonat që mbajnë në këmbë idealet kombëtare, mbrojnë lirinë dhe forcojnë pavarësinë e kombit. Kjo është arsyeja se përse SH.A.K. Tomorri përtej detyrimit zgjedhor dhe statutor ka preferuar në radhë të parë të jetë misionare e qytetarëve të trevës sonë, të njoh, të studiojë, propagandojë dhe të mbajë gjallë  kulturën, arsimin, traditat, zakonet, folklorin, patriotizmin dhe luftën për liri e pavarësi te trevës së “Tomorrit”, historia e të cilit është shkruar me gjak dhe sakrifica sublime. Gjatë rrugëtimit tonë si pjesë e detyrimit që rrjedh nga STATUTI  i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, por edhe rregullores së brendshme të Grupit të Punës për RIORGANIZIMIN e Procesit Zgjedhor në të gjitha degët në Shqipëri dhe më vonë edhe jashtë vendit, po synojmë të evidentojmë edhe kontributin e figurave të shquara sipas periudhave historike të çdo qyteti ku po riorganizohemi. Nëpërmjet individëve me përvojë dhe cilësi të spikatur, iluministë e mëndje ndritur të Shoqatës “Tomorri”, por edhe drejtuesve të niveleve të ndryshme të përfaqësimit zyrtar dhe shoqëror, si pjesë e kombit, po ngremë dhe do të vazhdojmë të rrisim në një shkallë më të lartë ndërgjegjen atdhetare për forcimin e unitetit kombëtar, arsimimin, kulturën dhe diturinë duke i përshtatur edhe me kushtet e sotme të zhvillimit, integrimit euro-atlantik dhe përparimit te mëtejshëm të sistemit demokratik të vendit.

“Por, Poliçani është i gjallë, me njerëz që e duan qytetin e tyre, i pastër, i gjelbëruar, me rregull e disiplinë që të kujton rrugicat e bukura dhe plot hijeshi të Vienës. E për të gjitha këto, meritë kanë të gjithë banorët, por në veçanti Kryeqytetari i tyre, Kreu i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj.”

Pikërisht këto veti të spikatura, të shoqëruara me një ngrohtësi tradicionale të trevës së Tomorrit, e konstatuam gjatë takimeve të së mërkurës së 27 mars 2024, në qytetin e Poliçanit, ku Grupi i Punës për RIORGANIZIMIN e Shoqatës Tomorri ishte i pranishëm. Të rrethuar nga dhjetra qindra qytetarë dhe banorë të Poliçanit, ndjemë nga afër mallin e shoqëruar me nostalgjinë e dashurinë për qytetin, për gurët, pemët, rrugët dhe rrugicat. Për njerëzit që sot nuk janë mes nesh, por edhe të larguarit për një jetë me të mirë si brenda dhe jashtë vendit. Por, Poliçani ishte i gjallë, me njerëz që e duan qytetin e tyre, i pastër, i gjelbëruar, me rregull e disiplinë që të kujton rrugicat e bukura dhe plot hijeshi të Vienës. E për të gjitha këto, meritë kanë të gjithë banorët, por në veçanti Kryeqytetari i tyre, Kreu i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Takimi në ambientet ku do zhvillohej ceremonia për “Rilindjen” e Shoqatës “Tomorri”  me qytetarët e Poliçanit, ku shumica e tyre ishin miq të hershëm të viteve të lavdishme, kur edhe unë banoja në Poliçan ishte e veçantë, plot mall dhe  nostalgji. Bashkë me prindërit dhe gjyshërit, nuk munguan as fëmijët për të na treguar se tradita do të vazhdojë.  Grupi i Punës për RIORGANIZIMIN e Shoqatës “Tomorri” së bashku me të koordinatorin lokal, pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, deklaruan fillimin e  procesit zgjedhor, verifikimin e anëtarësisë prezente, firmosjen konform, dokumentacionin dhe pajisien me Kartat e Antarësimit.  Grupin e Punës e drejtonte Hysen Caka dhe Rustem Zyko, njëkohësisht kandidatë për kreun e shoqatës kombëtare dhe Ilir J. Hoxha. Pas diskutimit të drejtuesve, radhën e kishin votimet, ku në përfundim të tyre,  Kryetar i Degës “Tomorri” për qytetin e Poliçanit u zgjodh Adritik Dashi me 98% të votave, Zv/kryetar: R.Spahiu, P.Shmilli,dhe S.Meço. Sekretar i Degës Poliçan: Erild Hoxha. Gjithashtu u zgjodhën delegatët për në Kuvendin Kombëtar dhe propozimet për Kryetarin e SH.A.K.Tomorri. U larguam nga Poliçani, i cili ndodhet rrëzë malit të Tomorrit me mall dhe premtimin për t’u takuar në aktivitetin e radhës, duke ndjekur rrugën gjarpëruese nën shoqërinë e lumit Osum.