Por në këtë ditë me krijimin e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, u vendos edhe një gurë themeli që do t’i shërbejë edhe më shumë miqësisë dhe bashkëjetesës mes Kuçovës dhe Skraparit, për të cilën një mik me vlera intelektuale dhe artistike i ka quajtur skrapallinjtë si “njerëz të fortë, të zier dy herë, – kuptohet ball-kazani…!”
Udhëtimi i grupit për “Riorganizimin e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” drejt Kuçovës ishte i veçantë. I njohur si qyteti i naftëtarëve ku u shpua edhe pusi i parë në Shqipëri në vitin 1918, por edhe i MIG- 19 dhe 21, ai është pjesë e qarkut të Beratit. Qyteti i lashtë i Berati është qëndra kryesore, ku veç Kuçovës, si pjesë përbërse e saj është Dimali (Ura Vajgurore), Poliçani dhe Skrapari, ansambli i të cilave duket si pjesë e një shtëpie të përbashkët, që për çati kanë madhështinë dhe shenjtërinë e Malit të Tomorrit. Kjo është edhe një nga arsyet bashkë me atë ekonomike ndër vite, që qindra dhe mijra skraparlinj kanë punuar, banuar dhe vazhdojnë të jetojnë në qytetin e Kuçovës. Por të deleguarit dhe misionarët e mandatuar për ngritjen e degës të SH.A.K. “TOMORRI” për Kuçovën, gëzimi ishte i veçantë pasi ishte tentuar disa herë ngritja e kësaj dege dhe u deshën të vinin ditët e ngrohta të prillit pranveror 2024 që të ngjizej krijimi i Degës më të re të SH.A.K.”Tomorri” për Kuçovën. Rrugëtimi përmes rrugës gjarpëruese nga Tirana në Belshë, me destinacion Kuçovën kishte në sfond pamjen madhështore të Malit të Tomorrit. Bashkëpatriotët tanë kishin dalë që në hyrje të qytetit, tek tregu ku u krye dhe takimi i parë prezantues. Pas urimit të mirëseardhjes, udhëtuam drejt qendrës ku u zhvillua edhe ‘celebrimi” i Shoqatës A.K.”Tomorri”. Ceremoninë e hapjes së takimit e bëri i deleguari i “Grupit për Riorganizimin e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” , Hysen Caka. Më pas Rustem Zyko dhe Ilir Hoxha dhe Kastriot Caka kryen verifikimin dhe regjistrimin e anëtarësisë, firmosjen nga anëtarët të procesverbalit të prezencës dhe pajisja e tyre me Kartën e Anëtarësimit. Procesi zgjedhor pas votimit vendosi për Kryetar të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, dega Kuçovë, intelektualin Neim Zhuri, Zv/Kryetar Fatmir Ismaili, Enea Kajo dhe Dashnor Dume. Sekretar i Shoqatës Asqeri Çollaku. Më pas u votua kryesia, u caktuan delegatët për Kuvendin Kombëtar dhe u bënë propozimet për Kryetar i SH.A.K.”Tomorri”, Hysen Caka, Rustem Zyko dhe Engjëll Musai. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, simboli kryesor që sheh në çdo cep të qytetit vijojnë të mbeten puset e naftës, shumica e tyre funksionalë edhe pse të ndërtuar në vitet ’30-’40 të shekullit të shkuar. Por në këtë ditë me krijimin e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, u vendos edhe një gurë themeli që do t’i shërbejë edhe më shumë miqësisë dhe bashkëjetesës mes Kuçovës dhe Skraparit, për të cilën një mik me vlera intelektuale dhe artistike i ka quajtur skraparllinjtë si “njerëz të fortë, të zier dy herë”, – kuptohet ball-kazani…!”