Fitim Çaushi: Sot arsimi është degraduar, antikultura, vulgariteti dhe degjenerimi sundon në propagandën e përditshme

24
Sigal

– Sot, fëmijët ngujohen nga gjakmarrja, plagë shekullore, të cilat u zhdukën që në vitet e para të çlirimit.

-Dje asnjë analfabet, asnjë i papunë, nuk njihej korrupsioni, mitmarrja, sot Shqipëria në ditë të zezë!

– Sot populli paguan miliona, për të parë se si luajnë dhe si drejtojnë sportistët e huaj në Shqipëri.

– Shqipëria sot, e ka likuiduar tërë atë industri të rëndë që plotësonte nevojat e vendit

 

Fitim Çaushi

Telegraf.al / Më 7 gusht 1944, komandanti i mbrojtjes kombëtare, Hysni Dema, njoftonte nga Dibra Ministrinë e Brendshme, për prezencën e E. Hoxhës në atë anë. (AQSH, F. 154, d. 146, f. 137)  Tani ishte vonë; nëse më parë e mbrojti populli, tani e mbronte ushtria e rregullt e shtetit të ri shqiptar. Orientimet e SHP, udhëhoqën të gjitha veprimet e luftës së armatosur të popullit e të Ushtrisë NÇ, deri në luftën frontale në çlirimin e qyteteve në tërë territorin e vendit. Në të gjitha operacionet SHP përcaktoi qartë momentin politik dhe ushtarak për përqëndrimin e forcave në drejtimin kryesor më të përshtatshëm për dhënien e grushtit kryesor, karakterin e manovrës, taktikën që duhej përdorur etj. As pushtuesi fashist, as reaksioni i brendshëm dhe as ndërhyjet e presionet e prapaskenat e aleatëve e të agjentëve të tyre, nuk mundën të pengonin zbatimin e stratgjisë e të taktikës, që kish caktuar Hoxha nuk ndaluan zbatimin e detyrës përfundimtare për çlirimin e vendit. Demaskimi i Mukjes, ndalimi kategorik i zbarkimit të aleatëve, dhe i ndërhyrjes së përfaqësuesve të tyre në punët e brendshme të Shqipërsë, kalimi i brigadave patizane në Veri të Shqipërisë dhe shpartallimi i forcave të reaksionit atje, ishte qëndrim largpamës në ato situata dramatike të Shqipërisë. Me guxim hodhi poshtë orvajtjet për ta shndruar luftën e armatosur të populli tonë dhe ushtrinë e tij, në një shtojcë të planeve strategjike të Shtabit Aleat të Mesdheut, po ashtu edhe planeve titiste për krijimin e të ashtuquajturit “Shtab  Ballkanik”, që do ta vinte ushrinë tonë nën kontrollin jugosllav. Ishte kjo vijë e drejtë politike dhe ushtarake, që e shpuri Luftën partizne në fitoren e 29 Nëntorit 1944.

Përballë forcave të mëdha ushtarake nazifashiste, populli shqiptar mundi të fitojë vetëm me bashkimin e tij politik dhe ushtarak, si një bashkim i gjërë i masave popullore, në themel të të cilit qëndronte pavarësia dhe sovraniteti i Atdheut. Balli Kombëtar mbeti jashtë këtij bashkimi, ndarja me Ballin, nuk u bë për çështje të taktikës, por për çështje të strategjisë. Për krimet e Ballit Kombëtar kundër partizanëve dhe popullit që e mbështeti Luftën Antifashiste, ka qindra dokumente, por po mjaftohemi me njoftimin e shërbimit sekret britanik në prill 1944: “Trupat e Ballkomit siç është bërë i njohur u bashkuan me gjermanët në luftën kundër partizanëve…Ballkoni pranoi se shtabi ushtarak i tij ka dënuar me vdekje dhe ka pushkatuar njerëzit e kapur, të cilët ndihmuan partizanët(FO 371/45-3550/39/R7779.)

Dokumentet për bashkëpunimin e Ballit Kombëtar dhe Abas Kupit me gjermanët kundër Ushtrisë Nacional-çlirimtare, janë të shumta, po mjaftohemi me dënimin që i ka bërë Abas Kupit Departamenti i Shtetit të SHBA në nëntor 1945: “Ka shumë dëshmi të marra nga shërbimi sekret britanik dhe amerikan, që Kupi dhe pasuesit e tij pas tetorit 1943 u ngatërruan në bashkëpunim me gjermanët dhe regjimin kukull të Tiranës“.(Dokumenti i departamentit të shtetit A. 59/6866/875.01/LL-1445)

Fakti që në skenën politike shqiptare të Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptar nuk u mashtrua nga forcat politike të djathta, por shkoi pas Frontit Nacionalçlirimtar tregon për progamin që i dhanë popullit, për  perspektivën që i çeli, dhe rrugën e nderit që ndoqi. Shqipëria ishte vendi më i varfër i Europës, që trashëgoi një prapambetje shekullore si askush tjetër, ajo doli nga lufta e shkatërruar deri në palcë, ishte pa industri, pa kuadro, teknikë e specialistë. Entusiazmi i luftës ishte një fuqi e madhe lëvizëse, që vazhdoi në 40 vjet, ku Shqipëria u shndrua në një vend të përparuar me industri shumëdegëshe, bujqësi moderne, me një ekonomi të zhvillur dhe të pavarur, që zhvillohej me ritme të larta dhe me nivel jetese vazhdimisht në rritje për masat e gjera punonjëse. Krijimi dhe fuqizimi  i industrisë shumëdegëshe, mbështetur në burimet e brendshme, veçanërisht industria e rendë metalurgjike, minerare dhe energjetikës, ishin vepër monumentale me rëndësi kombëtare dhe historike për brezat. Në të kundërt Shqipëria sot, e ka likuiduar tërë atë industri moderne përveç hidroenergjetikës, ndërkohë që termocentralet   u zhdukën.

Nga një vend i prapambetur bujqësor, Shqipëria u kthye në një vend bujqësor-industrial, me synimin për ta shndërruar në një vend indusrial–bujqësor. Bujqësia intensive me rendimentet e larta, që barazoheshin me ato europiane, siguroi drithërat e bukës, ushqimin e popullit dhe plotësonte nevojat e industrisë së lehtë dhe ushqimore. Në të kundërt Shqipëria sot, ka një bujqësi primitive me përdorime të pesticideve të dëmshme për shendetin e njerëzve, që nuk plotëson as 10% të nevojave të popullit..

Në zhvillimin e ekonomisë u siguruan ritme të larta në rrjen e prodhimit shoqëror, duke u mbështetur në lëndët e para e pasurinë e vendit. Në atë sistem u sigurua një shpërndarje e drejtë e forcave prodhuese në të gjithë territorin e vendit, duke vendosur drejtë përparësitë në zhvillimin e degëve të ndryshme të ekonomisë, me qëllim që të kapëprxehej sa më parë prapambetja e trashëguar, të forcohej pavarësia ekonomike e politike e vendit. Shqipëria në atë sistem nuk njohu papunësi e krizë, borxhe skllavëruese e shtrenjtim të jetesës. Shteti nuk i shtriu dorën për lëmoshë askujt, gjithçka e përballoi me punën dhe djersën e popullit.


Kur shohim pas, vendi i analfabetizmit masiv u bë vendi i arsimit dhe kulturës masive, ku lulëzoi arti i shëndoshë, ku shkencës iu hapën perspektiva. Në Shqipëri kishte  një jetë shpirtërore të pasur, ndërsa sot arsimi është degraduar, antikultura, vulgariteti dhe degjenerimi sundon në propagandën e përditshme. Në socializëm kishim një sport që spikati në Europë me djemtë dhe vajzat shqiptare, ku vajzat e një kooperative si Krutja ngrtihen në nivelin e kampioneve të Republikës. Sot populli paguan miliona, për të parë se si luajnë dhe si drejtojnë sportistët e huaj në Shqipëri!

U shembën kanunet që skllavëronin gruan, u flakën zakonet e vjetra dhe obskurantizmi fetar. Në mendjet dhe zemrat e njerëzve depërtoi botkuptimi materialist, normat e reja socialiste, humanizmi, koleltiviteti, solidariteti, dashuria për njeriun dhe punën. Përkundër kësaj, sot gruaja dhunohet dhe poshtërohet, jo vetëm në familje, por edhe nga trajtimi i qeverive. Sot, fëmijët ngujohen nga gjakmarrja, plagë shekullore, të cilat u zhdukën që në vitet e para të çlirimit.