Ndikimi i klaneve nepotike mbi vendimet e anëtarve të vettingut

64
Sigal

Ja si po baltoset dhe kapet prej fyti “Drejtësia e Re”. Fijet e fshehta dhe ”borxhet” që po u kthejnë anëtarët e KPK, familjeve të gjyqëtarve të korruptuar për gjynahet dhe dosjet e tyre

 Parlamenti shqiptar me konsulencën e BE-së dhe SHBA-ve përgatiti dhe miratoi amendamentin  për një gjyqësor të pavarur dhe  të drejtë, duke respektuar standardet e ndershmërisë, integritetit dhe  profesionalizmit. Por ndryshe nga projeksioni Perëndimor, pritshmëritë e qytetarëve pësuan goditje dhe zhgënjim nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilët e kthyen këtë institucion në një çerdhe të korrupsionit dhe strehë për trafikantët e togave të zeza të Gjyqësorit me lidhje edhe në prokurori. Faktet dhe  veprimtaritë e “ organizatës KÇK” janë të shumta. Ato lidhjen me fije të dukshme dhe të padukshme, bizneset, punësimet dhe veprimtarinë e mëparshme të disa “këshilltarve” me qarqe të ndryshme biznesesh, zyrash avokatie, noteriale dhe përmbarimore. Gazeta “Telegraf”  ashtu si dhe shumë media kanë kohë që po ngrenë alarmin për këto lidhje të fshehta, që do t’i kishin zili edhe bandat më të strukturara mafioze kudo në botë. Dhe kjo situatë bëhet edhe më e rëndë dhe “zullumi bashkë me zhulin” po dalin në sipërfaqe nga dita në ditë, kur  emra të shumëpërfolur  po u vjen radha për të dalë para komisionerëve të vetingut. Pikërisht, të zënë ngushtë dhe në rrjetën e këtij vetingu këta individë po tentojnë nëpërmjet klaneve të tyre të ofrojnë gjithçka të mundur, vetëm e vetëm të shpëtojnë. Është koha kur drejtësia e re duhet të veprojë! Pasi koha, kur gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe funksionarët e tjerë të drejtësisë, gjykonin, hetonin dhe inspektonin gjithkënd, por nuk  kontrolloheshin për vete, ka marë fund. Shumë shpejt të gjithë këta subjekte po  kalojnë në filtrin e ligjit të ri të  për “ Rivlersimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Sipas ekspertëve të së Drejtës , qëllimi i këtij ligji ishte dhe është rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet një procesi të rregullt, me qëllim që të garantohet një sistem gjyqësor i pavarur, i hapur për të gjithë, i drejtë dhe pa korrupsion, që funksionon me eficiencë dhe me standardet më të larta të ndershmërisë, integritetit, profesionalizmit dhe transparencës dhe se ky projekt ligj është i bazuar në projekt amendamentet kushtetuese të paraqitura në datën 04 maj 2016 nga ekspertët e Euralius dhe OPDAT në Komisionin e Posaçëm të Kuvendit dhe Ekspertët e Nivelit të Lartë bazuar në rekomandimet e Opinionit të Komsionit të Venecias 824/2015. Në lidhje me këtë proces ish-shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera pohonte se : Procesi i rivlerësimit (i njohur si vetingu) u fillua me objektivin kushtetues të rikthimit të besimit të publikut në sistemin gjyqësor, duke pastruar radhët e sistemit të drejtësisë nga zyrtarët e korruptuar. Seancat dëgjimore janë publike dhe institucionet e mbajnë publikun të informuar për arsyetimin e vendimeve të vetingut”

‘Drejtësisë së Re” e Genta Bungos !

Por faktet po tregojnë se një pjesë e mirë e këtyre të korruptuarve janë të lidhur ngushtësisht me anëtarët e  Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të tjerë duke devijuar jo vetëm qëllimin dhe funksionin, por edhe duke rikthyer padrejtësinë në vend të drejtësisë. Sigurisht, kur personazhe të tillë kryejnë veprime të papërgjegjshme dhe shkelin drejtësinë e shumëpritur, tregon se besueshmëri dhe pritshmëria denigrojnë dhe vetë personat, që duhet të jepnin drejtësi për drejtësinë e munguar, janë zhytur thellë në pazaret e pista  të “bandave të KÇK”. Qëllimi i mediave është zbardhja dhe transparenca e së vërtetës, duke mbajtur publikun të informuar, ashtu sikurse theksonte me të drejtë ish-shefja e ONM, Calavera. Nën këtë fokus po trajtojmë dyshen Bungo – Komici, të cilët  janë sot objekti i lojës më të madhe që po bëhet me drejtësinë shqiptare. Lidhjet, kombinacionet e tyre, karakteri dhe morali i dobët ka bërë që një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të “Drejtësisë së Re” kanë kaluar procesin e Vetingut me “bekimin” e  Genta Bungo (Tafaj), dhe Olsi Komici pavarësisht problemeve. Madje, këta anwtar tw KPK po tjerrin lloje-llojë marifetesh me dosjet që kanë ende në sirtarët e tyre që të nxjerrin të palagur, figura të korruptuara dhe shërbëtor të bindur të padrejtësisë. Kjo dyshe një pjesë të vendimeve i merr nga zyrat klienteliste të klaneve familjare dhe në sallat e drejtësisë bëjnë vetëm rolin e spikerit, duke lexuar ato vendime që u janë dhënë gati. Si grup i strukturuar, ata kërkojnë që të shtyjnë në kohë elementë të caktuar, duke tentuar t’u ngarkojnë të tjerve kusuret dhe babëzinë e klientëve të tyre. Një nga kriteret bazë të punës së komisionerëve është pastërtia e tyre dhe shkëputja nga lidhjet e vjetra dhe të reja. Atëherë lind pyetja: Sa e pastër është në ndërgjegjen e saj zonja Genta Bungo? Cilat ishin meritat që e ulën në atë karrike dhe po ja përdorin të kaluarën e saj “grupet e KÇK” për qokat e radhës? Si ka mundësi, që për gjyqtarë të “mirënjohur për bëma”, në shërbim të krimit e pasanikë të korrupsioni këta heshtin?! A po përdoret Genta për të goditur kundërshtarët e tyre të rinj me qëllimin final që t’u shërbejë sekserëve, miqve dhe familjarëve të klanit?! Listat e vetingut, pasuria, historitë e vjetra dhe të reja, ‘llumi” me emrat e Drejtësisë së Re, që kapërcyen ylberin do të jenë pjesë e raportimit periodik, ashtu sikurse e kërkon edhe vetë institucioni i ONM-së. Dosjet e Gentës, që ka në sirtar, por që  presin, të shohin dritën do të jenë pjesë e investigimit të përditshëm.

Komisioneri Olsi Komici njeriu me damkën e “hajdutit me çizme” i zgjedhur në kundërshtim me ligjin Nr. 84/2016

Olsi Komici është proceduar penalisht për falsifikim dokumetash dhe korrupsion  e vërtetuar me vendimin  e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor me Nr 728 datë 07.05.2010, ku Olsi Komici ka qenë i pandehur. Zullumet e Komisionit të Kthimit të Pronave, ALUIZMI-t dhe “gjynahet” që nuk treten kollajë tek Avokati i Popullit janë aq të rënda sa nuk ka lumë, det dhe oqean që i lanë. Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Olsi Komiçi për shkak të lidhjeve të tij kompromentuese është bërë i njëanshëm në vendimmarrje, pasi ndryshe nga çfarë deklarohet, ai është i komanduar nga struktura, të cilat edhe DASH i ka konsideruar si të inkriminuara ndaj edhe mendon vetëm për shoqërinë, interesat e ngushta më shumë se personale, klienteliste dhe financiare. Logjikisht i bie që Komiçi të firmos mbrojtjen e “ katranëve më të zi se qymyri” të porositura nga zyrat private dhe institucione të tjera të zhytur në llumin familjar të korrupsionit, të krimit të organizuar, grabitqarëve të pronave dhe gjithçkaje që mbush xhepat e tij. Pikërisht sot Olsi Komiçi, po u kthen “borxhet”,  gjyqëtarve dhe studjove të familjes së tyre që dikur e mbrojtën për abuzimet. Ky lloj komisionari, dikur  ish- zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t , “ish-bosi” i kthimit të pronave dhe “mjeshtrit” në Agjencinë e Trajtimit të Kredive, është përzgjedhur për të kaluar në filtër gjyqtarët dhe prokurorët që e shpëtuan nga burgu. Por çudia vazhdon, pasi ai nuk i është nënshtruar verifikimit të saktë  të figurës, madje ka manipuluar deklaratat dhe dokumentat. E thënë më drejtpërdrejtë, Olsi Komiçi  nuk i është nënshtruar më parë një hetimi të tillë dhe na rezulton me precedent penal të mëparshëm, që e bëjnë jo vetëm të dyshimt këtë proçes, por na krijon bindjen për kapjen e drejtësisë nga  krimi dhe korporata e të korruptuarëve të drejtësisë . Duke respektuar transparencën me qytetarët për një drejtësi të pastër, “Telegraf” vazhdon të presë ankesa, denoncime dhe gjithçka që ka të bëjë me lidhjet e grupeve të KÇK me Genta Bungon, Olsi Komiçin  dhe anëtarë të tjerë të  Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.