Bashkim Caka ishte një jurist i shquar dhe me formin të gjithëanshëm, por edhe njeri i jashtëzakonshëm

10 vjet pa juristin Bashkim Caka

Intervistoi: Bashkim Koçi

Sigal

-Intervistë me juristin dhe ish deputetin Vladimir Metani-

-Në ç’rretana dhe kur jeni njohur për herë të parë me ish juristin BASHKIM CAKA?

-Njohja ime me Bashkim Cakën fillesat e saj i ka në vitet 1972- 1973, kur ne ishim studentë në fakultetin e drejtësisë, pavaresishi, se unë isha një vit më lart.

Bashkimi ishte nga studentët e shkëlqyer të atij kursi. Ai përveçse student i shkëlqyer dallohej për sjellje dhe marrëdhënie shembullore, si me bashkëstudentët e kursit të tij, ashtu dhe me studentët e tjerë të fakultetit.

Njohja jonë në vitet në vazhdim ka ardhur duke u thelluar deri në shoqëri të pandarë, nga viti 1992 deri në 28 mars të vitit 2016, kur Ai u nda nga jeta.

Në vazhdim me ne u bashkua dhe një shok shumë i nderuar dhe i respektuar, deputeti Bashkim Koçi nga Gramshi. Ne na bashkonte një shoqëri e pastër dhe me respekt për njëri tjetrin. Pothuaj se çdo ditë takoheshim bashkë në kafe për rreth 2 orë, duke diskutuar probleme nga më të ndryshmet, përfshi dhe ndonjë shqetësim familjar. Jo në pak raste ne uleshim dhe pinin ndonjë gotë ku kalonim çaste të këndshme me njëri tjetrin dhe në këto raste Bashkimi me humorin e tij të hollë i jepte ëmbëlsi muhabetit.

-Mendimi juaj rreth formimit të tij si jurirst?

-Me Bashkimin, siç e theksova më lart, u takova në vitin 1992 ku së bashku ishim deputetë në Kuvendin e Shqipërisë dhe në vitin 1998, përsëri ishim që të dy anëtarë të Gjykatës së Lartë.  Bashkimi ishte një jurist i shquar. Ai zotëronte shkëlqyshëm të gjitha fushat e së drejtës. Dallohej për aftësi dhe kompetencë në zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara juridike. Diskutonte qetë dhe sillte argumenta bindëse dhe nuk ishin të pakta rastet kur mendimet e tij për zgjidhjen e çështjeve gjenin përkrahje dhe mbështetje nga kolegët.

-Në një mosmarrëveshje njerëzore, kur e drejta nuk mund të qëndrojë në njërën anë, sikurse dhe e padrejta në krahun tjetër, mendimi juaj, si e kapërcente këteë kontraditë juristi Bashkim Caka?

-Siç e thashë dhe me lart, duke qënë i aftë profesionalisht dhe njohës i mire i të gjitha fushave të së drejtës penale, civile dhe administrative, nuk e kishte aspak të vështirë që mosmarrëveshjet në çështjen në gjykim t’i zgjidhte drejt. Ai nuk ndikohej kurrë nga ndërhyrjet e çdo natyre qofshin.

-Opinioni i njerëzve të thjeshte ishte që Bashkim Caka nuk e njihte korupsionin. Mendimimi juaj?

Duke njohur nga afër dhe punuar me të, kam mendimin absolut se ai ishte njeri me integritet të lartë moral dhe professional dhe, si i tille, ai ishte i pakorruptushëm. Për këto cilësi ai gëzonte respekt të veçantë si në opinionin e njerëzve të thjeshtë, të kolegëve dhe të të gjithë juristëve.

-Ai pati rastin të ishte drejtues në sferat më të larta të instituciomeve të drejtesisë. Cila ishte “magjia” që Bashkim Caka arriti të mbetej jurist me reputacion të admirushem?

-Bashkimi, duke qënë një personalitet në drejtësi dhe njeri me cilësi të larta morale, arriti të ngjiste shkallët më të larta të drejtësisë dhe më tej. Duke qënë i tillë atë e caktuan në sferat më të larta të kohës. Ai kudo ka spikatur për drejtim e zgjidhje të çështjeve që ndiqte me kurajo dhe kompetencë.

Dua të theksoj disa raste ku ai me guxim dhe kurajo ka denancuar shkelje të të drejtave të njeriut nga organet e Sigurimit të kohës si dhe tendecën e këtyre organeve për të dominuar mbi organet e drejtësisë në tërësi, në veçanti mbi ato të hetimit.

Në raste të veçanta, me durim e qetësi, ka zgjidhur dhe konflikte dhe mosmarrëveshje të organeve të drejtësisë në mes tyre dhe me udhëheqjet e komiteteve të partise të asaj kohe në rrethe.

Në pazicionin e kohëve të fundit ai u njoh me mediokritetin dhe paaftësitë e udhëheqjes së kohës. Për këtë do përmend një rast konkret. Ishim në një aktiv me të gjithë prokurorët e Republikës ku merte pjesë nga udhëheqja e lartë e kohës dhe L.Ç. Bashkimi, si njeri i thjeshtë dhe që nuk donte të dukej, ishte ulur në radhët e fundit të sallës, aty ku isha edhe une. Kur L.Ç. po lexonte “mëk – mëk” fjalimin e shkruar mga Bashkimi, unë i thashe atij: Si nuk ja ke korigjuar fjalimin, por e ke lënë me gabime ortografike?

Bashkimi u përgjigj me zë, zë i cili u dëgjua nga të gjithë që ishim në rreshtat e fundit, duke thënë se: ”Ç’faj kam unë që ajo nuk di të lexoje?” Të gjithë ne që e dëgjuam qeshëm, por dhe na la përshtypje thënia e tij e guximshme.

– Bashkim Caka ka qënë dhe debutet i Kuvendit të Shqipërisë. Sipas jush, cila gjë ka spikatur te ai si anëtar i Komisionit të Ligjeve?

-Bashkë me Bashkimin dhe deputetë të nderuar të P.S Bardhyl Agazi, Pandeli Majko dhe Lush Perpali, kemi qënë anëtarë të Komisionit të Ligjeve, i cili drejtohej nga deputeti i nderuar dhe i respektuar Halit Shamata (deputet P.D) dhe zv. kryetar Bashkimi. Bashkimi, përveçse ishte një teknicien shumë i mirë, por në këto përmasa ishte edhe si politikan. Ndimesa e tij në komision ishte e mirepritur dhe merrej në konsideratë dhe nga përfaqësuesit e P.D.  Në saje të qetësisë së tij diskutimet kanë qënë jo të tensionuara. Nuk ka patur asnjë rast acarimi dhe fyerjeje, qe jo ne pak raste degjojme sot në kuvend. Për hir të së vërtetës, Kouvendi i asaj Legjislature kishte në tërësi deputetë të kulturuar e të qytetëruar. Në veçanti në Komisionin e Ligjeve dhe P.D. përfaqësohej nga deputetë të nderuar si Arben Meçe, Tomor Dosti dhe i ndjeri Leka Toto.

– Po si mësimdhënës, si pjese e shkollës për përgatitjen e juristeve të rinj, cili është kontributi i Bashkim Cakës?

-Bashkimi duke qënë nga juristët e shquar dhe me formim të gjithëanshëm, si në fushën teorike dhe atë praktike, ka kontribut të veçantë e të çmuar si mësimdhënës për përgatitjen e magjistratëve të rinj në trajtimin e gjyqtarëve dhe avokatëve. Gjatë mësimdhënies ai punonte me pasion dhe nuk lodhej gjatë trasmetimeve të dijeve të tij. Duke qënë i tille ai gëzonte respekt dhe mirënjohje të thellë në radhët e magjistratëve, gjyqtarëv, avakatëve dhe të mbarë juristëve të vëndit.

– A kini mendimin apo dëshirën që trupat gjykues dhe juristët në tërësi t’i ngjanin sadopak Bashkim Cakës?

-Do ishte një gjë mjaft e mirë dhe me vlera për vendin, që sa më shumë gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë të kishin formimin dhe cilësitë njerëzore të Bashkim Cakës.

Ndarja para kohe nga jeta e Bashkimit ishte një humbje e madhe që u përcoll me shumë dhimbje dhe nga rrethi i juristeve të Shqiperisë. Ai la një boshllëk të madh në rrethin shoqeror të tij. Ai kujtohet gjithmonë me respekt nga shokët dhe miqte e tij, por në mënyrë të veçantë nga komuniteti i juristëve të të gjtiha fushave.

 

Njohje dhe kujtime që më kanë lënë mbresa

Nga Prof. Niazi Jaho
Konstitucionalisht dhe Këshilltar Ligjor

Shumë vite më parë Bashkim Caka, jurist i njohur dhe për meritat e tij edhe anëtar i Gjykatës së Lartë, sa herë që përmëndet emri i tij kujtohen cilësistë si njeri: i thjeshtë, i dashur, i aftë dhe me intregritet. Atë e kaam njohur nëpërjet Fehmi Abdiut, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese që vazhdon të mbetyet miku im i vjetër. Ishte kënaqësi të takoheshim herë të tre dhe herë vetëm me Bashkim Cakën. Fliste pak, ndërsa për vete aspak. Nuk nguronte të shprehte lirisht mendimin e tij, edhe pse ti mund të pajtoheshe me të. Ai vetë respektonte mendimin e tjetrit. Në ato raste që takoheshim (dhe ato nuk kanë qënë të pakta﴿ nuk kishte dëshirë të flitej për çështje konkrete të gjykimeve, por për cënimin e tij apo këtij parimi. Ka patur raste që në takimet e ndryshme (mbledhje, konferenca apo debate﴿ kam dëgjuar edhe ndërhyrjet, diskutimet dhe referencat e tij. Më bënte përshtypje fakti se ai ishte konciz, por i qartë. Në një rast kur unë i thashë më pëlqeu diskutimi tënd, mu përgjigj me të qeshur: Ndoshta se nuk i kasha hedhur ujë! Më kujtohet që në takimin që kishim në restorant “Tajvani” (mes Sharvalleve﴿, gjatë bisedës i thashë: O Bashkim! Mora vesh se X-si u ngjit në sfera të larta (u bë funksionar﴿ kur nuk pritej dhe brenda një kohe të shkurtër. Bashkimi mu përgjegj: ti ke të drejtë që çuditesh, por unë dhe të tjerë e dimë se kjo është aftësia e “të ngjiturit”, e bërjes urë “e të shthuruve” që nuk i zë gjumi natën për të arritur aty ku nuk e meritojnë. Më kanë pëlqyer mendimet dhe qëndrimet e Bashkim Cakës kundër servilizmit dhe konformizmit. Më kishin thënë se kishte vendime gjyqësore që ai ngelej “në pakicë”. Edhe pse nuk e dija përmbajtjen, dmth argumentet e paraqitura prej tij, e vlerësoja këtë qëndrim i bindur se kjo kushtëzohej nga integriteti që kishte si person në shoqëri dhe si gjyqtar. Kam qënë dhe jam i mendimit se edukata familjare, si fëmijë dhe si i rritur në moshë, është në përgjithësi përcaktuese. Kam mendimin se kjo ka ndikuar edhe tek vajza e Bashkimit, Fjorialba Caka, aktiviste shoqërore dhe petagoge, e thjeshtë dhe me integritet, e aftë dhe prodhimtare.

Kompetent, human dhe të drejtë

Nga Ermelinda Meksi
Ish zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërise, deputete dhe eksperte e ekonomisë.

Në fillimet e legjislaturës së parë pluraliste, më 1992, ku u zgjodha për herë të parë deputete, pata fatin të njihem me Bashkim Cakajn. një nga 38 deputetët socialistë në Kuvendin me 140 deputetë. Ishin vite sfidash të mëdha, kur Shqipëria hyri në një tranzicion të mundimshëm. Egërsia e politikës shpesh përplasej me vlerat e ligjit dhe drejtësisë. Në këtë kohë të trazuar, Bashkimi u shfaq si një figurë e veçantë: I qetë, i mençur i drejtë, një njeri që çdo fjali e tij e bënte të rëndësishme dhe argumentin të kuptueshëm. Ai ishte një nga zërat më të respektuar të opozitës. Si jurist me experiencë dhe njohuri të thella, përdorte ligjin jo për të goditur, por për të ndriçuar të vërtetën. Së bashku me kolegët Fehmi Abdiu dhe Vladimir Metani, perbënin shtyllën e arsyes juridike të grupit tonë parlamentar, duke ndërtuar betejën tonë politike-juridike me argumente ndaj projektligjeve mediokre e tej politizuara, shpesh të padrejta, në mbrojtje të nteresit publik dhe shtetit të së drejtës. Kujtoj me respekt Bashkimin pergjithsisht i qetë dhe i urtë, të ngrinte herë pas here zërin në debatet me Fehmi Abdiun të cilin e respektonte pafund, dhe mikun e tij Vladimir Metanin mbi argumenta juridike. Për mua, këto debate ishin një shkollë dhe kënaqësi e veçantë, një rast nga i cili mësova shumë për mendimin profesional dhe artin e argumentimit juridik. Megjithëse mbante një ngarkesë të madhe në përgatitjen e materialeve juridike të grupit, asnjëherë nuk refuzoi detyrat e ngarkuara nga kryetari i grupit, Namik Dokle. Për Bashkimin, çdo angazhim qe përgjegjësi dhe mundësi për t’u shërbyer atyre që na kishin besuar, gjithmonë me përkushtim dhe ndershmëri. Bashkimi ishte njeri i qetë, por i palëkundur. Kujtoj me respekt debatet për burgosjen e padrejtë të Fatos Nanos, ku ai shpaloste argumente të guximshme kundër përdorimit politik të ligjit, kur besonte se drejtësia nuk duhej përdorur si armë politike, por qe busull morale e shoqërisë. Bashkimi qe ndër kolegët që prëgatiti argumentat juridike e politike që kundërshtuan referendumin për projekt Kushtetutën, që synonte të vendoste themelet e një pushteti autokratik. Pas fitores së madhe të socialisteve në vitin 1997, Bashkimi Caka u rizgjodh deputet, por së bashku me dy kolegët e tjerë jurist, Fehmi Abdiu dhe Vladimir Metani, të grupit tonë socialist të vitit 1992 menduan se do i shërbenin më mirë jashtë Kuvendit për sistemin e Drejtësisë së re për të cilin kishin luftuar gjatë 5 viteve të një opozite shumë të vështirë, duke u kthyer në profesionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit. Atë kohë u trishtova që kolegët me eksperiencë politike po i largoheshin Kuvendit, disa në Qeveri e të tjerë në Sistemin e drejtësisë, por qeverisja kishte sfida edhe më të vështira. Grupi socialist tashmë ishte rritur mjaft në numër falë fitores plebishitare të vitit 1997. Edhe në detyrën e re Bashkimi mbeti profesionist i paanshëm dhe i pastër moralisht, megjithë pazaret që kishin filluar të ndotnin sistemin. Më vonë mësova, jo pa trishtim, se dha dorëheqjen duke mos pranuar mjedisin e ndotur nga korrupsioni. Kur e takoj një ditë, si ndodhte rëndom para rrugës së Kuvendit me tha se i ishte kthyer mësimdhënies, duke punuar me studentët dhe duke ndarë përvojën e tij me brezat e rinj të juristëve. Mbeti juristi që respektoi njeriun dhe ligjin, ku ligji shërbente si drejtësi e vërtetë dhe humane. Për Bashkim Cakën çdo vendim duhej të reflektonte përgjegjësi dhe ndershmëri, duke qënë shembulli i asaj që një gjyqtar i mirë duhet të mishërojë të jetë: i drejtë, i ndershëm dhe i përulur. Nga studentë të tij kam mësuar se Bashkimi Caka ishte më shumë se profesor – ishte udhërrëfyes në etikën profesionale dhe në virtytet morale. Për të, njohuritë profesionale, dashuria dhe ndjeshmëria njerëzore ishin cilësite që formonin njeriun e plotësuar. Ai besonte se drejtësia nuk është e plotë pa respektin për njeriun, dhe kjo filozofi e udhëhoqi gjatë gjithë jetës. Jo rastesisht ishte dhe mbeti socialist deri në fund. Nga një eksperiencë personale me një cështje gjyqesore, nga Bashkimi mësova se drejtësia mund të ekzistojë edhe në mes të padrejtësisë, dhe se virtyti i një juristi nuk matet me pasuri apo pushtet, por me integritetin dhe respektin që ngjall te të tjerët. Ikja e tij e parakohshme më trishtoi pa masë. Kujtimi i Bashkim Cakës mbetet i gjallë te të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim. Ai nuk ishte vetëm deputet apo gjyqtar. Ai ishte një mik i vyer, njeri i urtë, i drejtë dhe i ndershëm, që përçonte ngrohtësi dhe siguri, një shembull i rrallë i ndershmërisë dhe humanizmit.


Ai të ngjallte besim, pa zhurmë e bujë

 

Nga Namik Dokle
Ish deputet, Kryetar i Kuvendit dhe ish zëvendëskryeminister i Republikës së Shqipërisë.

Bashkim Cakën e kam njohur pak kohë pasi ia kisha dëgjuar emrin. Ishte fillimi i vitit 1992 dhe po përgatiteshim për zgjedhjet e 22 marsit të atij viti. Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste u lexua edhe emri i tij si kandidat në një zonë të Skraparit.

“Ku punon ky?”, pyeta kolegun që kisha në krah.

“Është jurist i zoti”, më tha ai.

“Dhe pranon të kandidojë për ne?”

“Besoj se po…”

Pyetja ime kishte të bënte me një shqetësim nga refuzimi që e patëm hasur në mjaft raste; disa nga të propozuarit nuk pranonin të kandidonin për Partinë Socialiste, prisnin ditë më të mira që të turreshin në oborrin dhe korridoret e saj për të marrë “copën e tortës”, për të cilën të tjerë do të sakrifikonin. Mbaj mend një nga kandidatët, mjaft i njohur në publik, që më telefonoi 20-30 minuta para mbylljes së afatit ligjor për dorëzimin e listës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe më tha: “hiqeni emrin tim nga lista.”

Por Bashkim Caka nuk ishte nga ai brumë; ai ishte idealist në kohë të vështira për idealistët, kohë krejt ndryshe nga e sotmja, kur dhjetra e mbase edhe qindra, “kapin udhëheqësit për xhakete”, për të siguruar kandidimin. Bashkimi kishte vizion të qartë mbi sfidat që e prisnin të majtën, por edhe për domosdoshmërinë e qenies së saj në skenën politike shqiptare. Prandaj kishte pranuar të kandidonte për Partinë Socialiste.

Dhe kur doli rezultati i zgjedhjeve, Bashkimi ishte një nga gjashtë kandidatët tanë që fituan drejtpërdrejt dhe jo nga lista e partisë. M’u shtua kurreshtja për ta njohur nga afër. Ende pa filluar punën Kuvendi i sapozgjedhur, ai më erdhi në zyrë. I qetë, i sjellshëm, me një buzëqeshje të lehtë; pa zhurmë e bujë, por që të ngjallte besim. Dhe unë kisha nevojë për atë besim, më shumë se kurdoherë, sepse sapo isha zgjedhur kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe isha përpara një sfide të cilën, kurrsesi, nuk do të mund ta përballoja pa kolegë të përkushtuar, të mençur, gjakftohtë, siç ishte Bashkimi.

Dhe gjatë katër viteve që ishim bashkë në Kuvend, çdo ditë dhe më shumë më rritej ai besim që kisha ndier në takimin e parë me të. Aq sa, shpesh herë, kur diskutonim çështje ligjore, delikate e të rëndësishme, në grupin parlamentar, më mjaftonte vetëm ta shikoja në sy dhe të kuptoja nëse jemi në drejtimin e duhur apo jo.

Një ditë e thirra dhe i thashë:

“Nesër do të shkojmë në Skrapar, në zonën tënde elektorale.”

Doja të njihja Bashkimin mes votuesve të tij. Vura re që njerëzit i flisnin me respekt dhe mirëdashje. Natyrisht, kishte plot nga ata që bënin kërkesa të ndryshme, qanin hallet e tyre. Kjo ndodhte me të gjithë deputetët. Por më bëri përshtypje që shumë prej atyre që e takonin Bashkimin i shprehnin mirënjohje, gjë që nuk e kisha vënë re tek disa prej kolegëve tanë.

” Vajza doli nga spitali, nuk do ta harroj kurrë kujdesin që tregove”, i tha një mesogrua.

” Djali e mbaroi vitin e parë të universitetit”, i tha një burrë, me lumturinë e një lajmi të veçantë për familjen e tij.

”Ah, mor Baç”, i foli një tjetër, “sa mirë bëre me ata grindavecët; për pak sa nuk u vranë për një gardh vreshti.”

”Po tani?”pyeti Bashkimi.

”Tani?! Pinë bashkë dollinë. Edhe për ty e ngrenë…”

Po. Për Bashkim Cakën ngrinin dolli të gjithë ata që e njohën. Edhe unë, sa herë më bie rasti të shkoj në Skrapar, marr një kujtim për të, për mikun tim të viteve të vështira të opozitës, të asaj opozite që e solli për herë të parë në pushtet Partinë Socialiste.

Njeri që respektonte ligjin dhe i çonte gjërat deri në fund

Nga Fehmi Abdiu
Ish deputet dhe ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Veprimtaria ime si i zgjedhur si deputet, në legjislaturën 1992-1996, më solli rastin që të njihesha dhe të komunkoja me kolegë të forcave të ndryshme politike.  Por e quaj veten me fat që në atë periudhë njoha edhe një koleg, i cili ishte përfaqësues i subjktit politik të Partisë Socialiste, juristin e njohur me origjinë nga Skrapari, Bashkim Cakën. Falë aftësive të tija njerëzore e profesionale, ai shumë shpejt u bë miku dhe shoku im më i afërt. Sigurisht Bashkim Caka ishte emër i njohur sepse ai kishte punuar në sferat e larta të organeve të drejtësisë, gjë që edhe për mua, si specialist i asaj fushe, ma solli fati që të njihesha më mirë e të komunikoja jo vetëm si koleg, por edhe si njeri me vlera të larta njerëzore. Qysh në fillim konstatova se ai ishte shumë i përkushtuar ndaj detyrës si i zgjedhur si deputet, pra si përfaësues i zgjedhësve, të zonës që përfaqësonte, Skraparin. Vija re te ai njeri merakun për t’i çuar shqetësimet që vinin nga baza deri në fund, pra ishte shumë serioz në komunikimin më njerëzit dhe nuk pashë asnjehërë tek ai njeri të qëndronte i distancuar nga hallet e njerëzve të thjeshtë. Tek ai kasha vënë re se kompetencat si jurist i mbështeste në Ligj dhe kur vinte puna për të debatuar në fushën e profesionit, brënda përfaqësuesve të forcave të ndryshme politike, ishte tolerant dhe gjithmonë i predispozuar për të respektuar mendimin ndryshe. Në ktë kuadër ai dallohej për të debatuar e për t’u thelluar në problematikat kushtetuese apo ligjore. Për këtë e ndihmonte edhe fakti se për shkak të përvojëse njihte mirë veprimtarinë e organeve të drejtësisë.. Kjo qe dhe një nga arsyet se përse Bashkim Caka të mbetej një nga njerëzit më me emër të veçantë, sidomos në Parlament. Gjatë viteve 1992-1996 Bashkim Caka ishte përfaqësues i Komisionit për problemet Kushtetuese e Ligjore, ku edhe u dallua për kontributin që dha në mbledhjet që zhvilloheshin, e projektet ligjor që dërgoheshin për shqyrtim në seancat parlamentare. Përgatitjen paraprake për punën e Komisionit e vlerësonte me seriozitet, duke e pasqyruar me shënimet e tij, me fletushkat që mbante ne xhep. Me cilësinë e deputetëve të Komisionit të Ligjeve për problemet Kushtetuese e ligjore kemi qënë të ftuar edhe nga Parlamenti Danez. Duke qënë në fillimet e viteve të pluralizmit e pa shumë njohuri mbi demokracinë Daneze, mbetëm të befasuar me pritjen që ata i bënë delegacionit tonë të përbërë nga juristë. Në vizitat e bëra në Pallatin e Drejtësisë, në zyrën e Avokatit të Popullit etj., na tërhoqi vëmendjen tonë modestia e sinqeritteti i tyre në lidhje me ligjëratat e zyrtarëve danezë. Këtë vlerësim po e ilostroj midis të tjerash me një fakt që na bëri të qeshnim. Në ditën e fundit Avokati i Popullit shtroi një darkë për delegacionin tonë dhe sipas njoftimit që kishim marrë, për të shkuar atje në orën e caktuar, na dolën për të na takuar pritësit e vëndit. Në një moment një person, që disa ditë më përpara na kishte pritur në zyrën e tij, zbriti nga një biçikletë që e mbante për dore. Të befasuar nga ky fakt e pyetëm: Përse nuk erdhët me makinë, po me biçikletë? Në pritje se si do të na përgjigjej ai na tha; Këtu në Danimarkë, pas orarit të punës, nuk mund të përdoren automjetet i punës, pra mjeti shtetëror. Ne qëshëm dhe bëmë sikur nuk u çuditëm. Sipas planifikimit qe vendosur një vizitë në Burgun e e Sigurisë së Lartë, i cili ishte disa kilometra larg qyteit. Edhe pse nuk e patëm me shumë qejf, ne shkuam për të zbatuar programin e përgatitur më parë. Në fakt në këtë vizitë ne mësuam shumë gjëra e praktika që përdoreshin për riedukimin e të dënuarve.  Aty të burgosurit banonin veç e veç dhe në kushtë normale si të ishin në banesa personale private. Madje secili mund të gatuante vet sipas dëshirës së tij. Interesant ishte fakti se të dënuarit paguheshin për punën që bënin sipas profesioneve që kishin. Ndërkohë çdo i dënuar mund të merrej edhe me sport ku i kishin edhe kushtet sipas lloit të sportit. Këto hollësira Bashkim Caka i shikonte me shumë interes, gjithmonë me mendimin për t’i zbatuar edhe në Shqipëri. Ishte viti 1994 kur pata mirësinë, që së bashku me Bashkimin, të shkonim me shërbim në Skrapar, të shoqëruar me dy personalitete të politikës, por më së shumti si dy shkrimtarë të nivelit të lartë. Ata ishin Dritëro Agolli e Moikom Zeqo. Ato ditë në Skrapar mbetëm të befasuar jo vetëm nga puna e shkëlqyer e pa pengesa që bëmë si ekip, por edhe na mikëpritja e veçantë, nga ato që dinë të bëjnë vetëm skraparasit. Madje shkrimtari ynë i dashur Dritëroi në një moment nuk nguroi të thoshte: “Këtu në Skrapar duket sikur të majtë e të djathtë nuk mund t’i dallosh dot sepse të gjithë kanë një prerje…” Bashkim Caka, veç punëve të përditëhme ka ushtruar edhe atë të mësimdhënies spse ka qënë pedagog për disiplina të ndryshme e të veçanta për përgatitjen ku dallohej nga të tjerët për seriozitetin gjatë dhënies së leksioneve apo çështjeve të tjera shumë të rëndësishme. Miku im i ndjerë Bashkim Caka, ndonse në dy sisteme punoi në organe delikate, siç ishte ai i Drejtësisë, vazhdimisht ka qënë i dalluar, e madje më i veçantë se të tjerët. Ai mbetet shëmbull për korrektësi në zbatimin e Ligjit. Ai u shqua për profesionalizëm, për këmbnguljen e tij të pazakontë për të përgatitur juristë kompetent e të vendosur në zbatim të ligjit, duke mos e njohur kompromisin dhe korrupsionin. Unë pata fatin të isha i pranishëm kur Këshilli i Bashkisë të Skraparit i dha titullin e larrtë “Qytetar Nderi” dhe aty gjeta rastin të flisja me shpirt e me zemër për këtë njeri me vlera të çmuara jo vetëm për atë krahinë të nderuar, por për mbarë vendin.