Luftar Petoshati: Lufta partizane në Qafë-Shkallë të Kuçit

797
Sigal

Terreni për përhapjen e ideve përparimtare, demokratike në Krahinën e Mesaplikut dhe në Smokthinë ishte krijuar më herët, por me formimin e PKSH, më nëntor 1941, puna ilegale u forcua e mori një vijë politike e organizative. Ajo bëri thirrje të hapur për luftë pa kompromis me pushtuesin. Viti 1942 u krijua këshilli ANÇ i fshatit që zëvendësoi pleqësinë. Njësiti gueril ishte forcë e armatosur e Këshillit ANÇ si pushtet i ri i popullit, që më vonë u kthye në çeta vullnetare. Nga historiku dhe kujtimet e anëtarit të celulës së Partisë Smokthinë (celula me 5 anëtarë) pjesëmarrës dhe drejtues i grupit edukativ të fshatit Shalës, dhe njësitit, Njazi Jasho Canaj theksohet: “Njësiti gueril i fshatit Shalës u krijua, më prill 1942 me 40 pjesëmarrës, më vonë u kthye në çetë partizane. Aty lexohen emrat e Nazo Abdulla Sulaj, Zenel Jazo Spahaj, Baxhul Imer Koçovarfaj, ky i fundit i plagosur në luftimet në Gjorm, dhjetor – janar 1942-43.”

Me formimin e Brigadës V Sulmuese në Igumenicë të Vlorës u rreshtuan 2 batalione. I treti ndodhej në luftime në zonën e Përmetit. Në një skuadër të Brigadës së 2-të Sulmuese të Brigadës së 5-të Sulmuese u rreshtuan Nazo Abdulla Sullaj, komandant skuadre, Zenel Jazo Spahaj, mitralieri i skuadrës, Baxhul Ymer Koçovarfaj, Sabri Xhafer Çinaj, Kanan Rushit Nuraj dhe i gjashti Beqir Alushi, partizani nga Lezhani i Sevasterit. Brigada u tërhoq duke luftuar me forcat gjermane që filluan operacionin e dimrit 1943-1944. Në 20 janar 1944 u bë inaugurimi i Brigadës së 5-të Sulmuese me 5 batalione në Bramyshje, të Tërbaçit ku mori pjesë popullata e zonës që përshëndeti këtë formacion luftarak e që e shikonte si shpresë e fitore që nuk u zhgënjyen, por mbushën me gëzim e fitore. Skuadra partizane, natën e 11 shkurtit 1944, në luftimet e zhvilluara në Qafë –Shkallë të Kuçit me forcat e shumta gjermane nuk mundën të përballonin sulmet e tyre dhe ranë heroikisht duke luftuar partizanët’ Nazo Abdulla Sullaj, Zenel Jazo Spahaj, Baxhul Imer Koçovarfar, Sabri Xhafer Çina, Shaban Banushi dhe i gjashti Beqir Allushi.

Smokthina në 5 vjetët e Luftës, jetike për fatet e shqiptarëve, dha një ndihmesë të çmueshme. Shërbeu përkrah Luftën ANÇ, jo vetëm si zonë e lirë, por edhe si pikë dominuese strategjike. Smokthina u bë selia e shtabeve partizane: Brigadës së 5-të Sulmuese, Brigadës së Parë Sulmuese, Brigadës së 6-të Sulmuese, Brigadës së 7-të Sulmuese dhe të çetave partizane: Djemtë e vajzat e Smokthinës, 215, u rreshtuan në njësitet partizane, kryesisht në radhët e Brigadës së 5-të Sulmuese, dhe të Brigadës së 12-të Sulmuese.

Në çetat vullnetare territorial ishin 220 veta. 229 gra smokthinjote dhanë ndihmesë të veçantë në luftë. Humbjet njerëzore dhe materiale qenë të mëdha. dëshmorë 57, të plagosur 24, viktima e të masakruar 24, të internuar 18, të burgosur 20, 217 shtëpi të djegura etj. Ja kënga që e dëshmon këtë:

Mali Kuçit seç u nxi

Fryn tufan, borë e shi,

Erdh një letër në shtëpi.

Nazoja me shok të ri,

Dhanë jetën për liri,

Zenel Jazo deli djalë,

Sulmon në vijë të parë,

dhe Baxhuli aty pranë.

Ratë atje ku ulet çika

Që të tre astrit me pika!.

 

Luftar Petoshati, Nënkryetar i komitetit të veteranëve të LANÇ të rrethit Vlorë