Llojdia: Ndodhitë nga Shtëpia e Flamurit, te selia e Qeverisë

315
Sigal

Në 4 dhjetor 1912 formohet Qeveria e Vlorës ku numri i ministrave ishte10, raporti midis feve 5 me 5.

1,

…Mbledhja e rëndësisë shqiptare është mbajtur në shtëpinë e Xh.Vlorës. Në 28 nëntor, pasdite u nënshkrua akti i Pavarësisë rreth 1.5 faqe dhe ju dërgua fuqive të mëdha. Me këtë punë dokumentat citojnë se është marrë Lef Nosi, duke ju dërguar qeverive njoftimin. Në 4 dhjetor 1912 formohet Qeveria e Vlorës. Numri i ministrave ishte10 ministra. Raporti midis feve 5 me 5. Kryeministër I.Qemali musliman, zvkryeministër Dom N.Kacorri katolik. 7 ditë është regjistruar kohëzgjatja e kuvendit të Vlorës, me fillesë 28 Nëntorin, por brenda këtij intervali, data 5 s’ka ndonjë aktivitet. Ministrat ishin të shkolluar në shkollat e Romës,Vjenës, Stambollit, Athinës, Mehmet Pashë Dërhalla, ministër i luftës ishte gjeneral.

2,

…Në këtë kuvend, nuk kanë marrë pjesë patrioti Hasan Prishtina, dhe Idriz Seferi.
Ata ndodheshin të izoluar në burgkalanë e Beogradit, si elementë të rrezikshëm. Nga historianë të kohës së diktaturës është cituar se këta persona kanë qenë prezentë në Vlorë, ndërsa faktet që disponojnë në këtë muze flasin për të dhëna të tjera. Isa Buletini mbriti me vonesë për shkakun e pritave, që i kryenin rrugës. Por erdhi plot me 400 trima,të zgjedhur, që formuan gardën nacionale.

3,

…Në këtë ndërtesë janë zyrat e Lef Nosit,Mehmet Dërhallës, Luigj Gurakuqit, salla e kabinetit ministror, ku mblidhej qeveria e Vlorës.
Gazeta e parë e shtetit shqiptar është :”Pëlindja e Shqipëniës”,botim i Qeverisë së Vlorës, nxorri dritëzën e parë në gusht,viti 1913 deri në 26 mars 1914.
Në këtë gazetë zyrtare kontriboi publicisti M.Grameno i thirrur urgjent nga Vlora ai mbriti aty rreth 2 dhjetorit.
Largimin e Esat Pashës i pakënaqur nga vendi i ministrit të punëve të Brendshme ,Grameno i përgjigjet tek “Pëlindja e Shqipëniës…Shqipëria pasha do të bëhet për shqiptarët gjithë të krishterë e muhamedanë edhe e di fort bukur, që s’bëhet Turqi e vogël…”..Në këto zyra gjenden dokumenta origjinale.
4,

Zyra e kryeminstrit I.Qemali ka karrigen, tavolinën e punës, raftet e librave.
Një foto origjinale I.Qemali dhe qeveria në ballkon, poshtë populli duke pritur me ankth vendimet e konferencës së ambasadorëve në korrik ’12.
Në fillim ministrat punuan nëpër shtëpitë e vlonjatëve. Ministri i Arsimit L.Gurakuqi e kishte zyrën tek shkolla Nr 1, mes nxënësve.
Në kuvendin e Vlorës u zgjodh edhe senati me 19 veta më kryetar Vehbi Dibrën. Përbërja e delegatëve të kuvendit të Vlorës.
14 delegatë ishin nga Kosova,4 nga Çamëria, 6 nga Vlora, 7 Elbasani, 12 Durrësi, 4 Korça, 11 Dibra, 4 delegatë nga kolonitë shqiptare jashtë vendit.

5.

Vlorajt do të përbënin pjesën më të respektuar të burrave të kësaj familje të shquar. Ajo do të vizitohej, sepse është më pranë kompleksit si dhe do të kishte më tepër akses për turistët e vizitorë, të cilët do të shikojnë njëherësh  Monumentin e Pavarësisë varrin e Ismail Qemalit dhe muzeun e Vlorajve. Sheshi i Flamurit me monumentin e tij ende nuk kanë atë pamje dhe formë që duhet të kenë objektet muzeale  si në të gjithë botën. Sheshi i Flamurit ka edhe godinën e bankës, rrugën “Justin Godart, sahatin, godinën e bashkisë, rrugën e hebrenjve etj. Nga shtëpitë e fisit të Vlorajve, fis me degët e tij një prej tyre ishte Ismail beu, kanë ekzistuar këto shtëpi : shtëpia e Xhemil Beut, Syrja Beut, Eqrem Vlorës. Tek shtëpia e Xhemilit, është pritur në jetë ardhja e engjëllit shqiptar Ismail Qemali.

6.

 

Nga kujtimet e Sefa VLORA.

Ismail Qemal Bej Vlora ka lindur në Vlorë me 16 te Vjeshtës së dytë në yjetin 1844 në shtëpinë e Familjes Vlora. Vdiq në Perugia të Italisë më 24 Jenar 1919. Më parë u varros në avllin e teqesë së Kaninës simbas porosis që kish lënë vetë. Më vonë me vendimin e qeveris Mbretërore të Shqipërisë u varros në lulishten popullore të qytetit Vlorës. Lulishtja së bashku me ndërtesat që kanë pas qenë aty ishin prona e Familjes së tij. Këto prona j’u shitën Bashkisë së Vlorës ne vitin 1919. Ismail Beu lindi në godinën e quajtur te Haremeve. Fati i tij dhe i Shqipërisë e solli që të ngrerë Flamurin tonë kombëtar dhe të shpallë pamvaresin e vendit në pjesën e ndërtesave që quheshin Sela-mlleket, n’atë kohë pasuria e Xhemil Bej Vlores. Ismail Beu ish bin i Mamut Beut dhe i Zonjës Hedije, bija e Tahir Beut, nga Arsllan Pashallit — Libohova, vezirë të Janines. Fisi i tij rrjedh nga Sinan Pasha, varrosur në Tyrben e posaçme në avllin e Teqes së Kaninës, duke pushuar midis varreve të birit tij Sulltan Zade Mehmet Beut dhe Shehut që vendosi teqenë. Sinan Pashai u vra në perpiekie detare që u shkaktuan midis flotës Turke dhe anijeve napolitane dhe Raguzane që kishin hyrë në 26 qershor të yjetit 1503 në limanin e Vlorës. Për këtë shkak teqeja është vështruar me dashamirësi nga kjo Familje dhe shumë pjesëtar të saj janë varrosur aty. Deri në yjetin 1944 (mundet ndofta është ende dhe sot) ka qenë një dërrase në hyrjen e teqesë që shkruante në gjuhën turqishte se Ibrahim Pasha Vlora, sanxhak beu (urdhëronjesi) i Beratit, kish bërë meremetimet e teqesë për shpirt të Sinan Pashës, kryegjyshi i Familjes. Dëshira për shvillimin e kulturës ka qenë shumë e madhe në familjen e Ismail Beut. I ati lexonte me shije autorët klasikë. E ëma shkruante mirë greqishten dhe kjo vërtetohet nga dy dorëshkrime të saja që ruheshin në bibliotekën e Syreju Beut në Vlorë. Sikurse e ka shkruar dhe vetë Ismail Beu në frëngjishte  që ruante i biri Ethem Beu ka qenë tre vjeç kur iku nga Vlora i mërguar së bashku me t’ëmën dhe të motrën Ballkeze, në një kosh te vendosur mbi kalin që i mbartte. Nga Vlora i shpunë në Elbasan tek një hallë e të atit. Disa ditë më parë qe arratisur në Korfuz  Mamut Beu për shkak se ushtritë tyrke po vinin me vapore dhe vullnetarë nga Berati dhe rrethet e Tiranës për të shtypur “kazanë” që ndodhej për disa vjet në kryengritje kundër reformave të “Tanzimatit” (Reforma e Madhe). Kjo reformë ndryshonte administratën e perandorisë duke çdukur disa të drejta qe kishte populli si mos pagim taksash direkte dhe të tjera të drejta. Si dihet kryengritja u shtyp nga Turqit. Nga Vlora lajmet ishin shumë të këqia: ushtria turke kish plaçkitur shtëpinë e Vlorës dhe dy kushërinjtë e Mahmut Beut, Selim dhe Mustafa Beu, të rinj ende, u kapnë dhe u dërguan në Anadoll. Kur iku Mahmut Beu për Korfuz mori me vete plaçka të vlejtura të familjes dhe këto ja dorëzoi në mirëbesim një çifuti që njihte. Ngjarjet që pasuan nuk e lanë të lirë Mahmut Bejnë të vinte në Korfuz t’i mirrte këto plaçka. Po Ismail Beut i ra radha që të vejë e të kërkojë dorëzimin e tyre, pasi kaluan shumë vjet. Atëherë çifuti i tha se i kish shitur.  Këtu pastaj ranë në ujdi dhe mori pesë mijë napolona për pjesën e tij dhe më vonë shkuan dhe vëllezërit e tjerë Selimi dhe Mustafai dhe muar dhe ata pjesët e tyre nga 5000 napolona secili …