Limoz Dizdari: Kam ardhur si misionar i kulturës dhe jo si misionar i batakçinjve

814
Sigal

Intervistë nën dritën e qiririt me Artistin e Madh Limoz Dizdari: Hakmarrja e Rilindjes. Lë pa drita Qendrën e Artit “DEA” të Ksamilit

Agron MEMA

Rilindja e “Piktorit” kryeministër, hakmarret ndaj Artistit të Merituar Limoz Dizdari, në mënyrën më primitive, sesa edhe ndonjë hakmarrje pushtuesi. Me urdhër “Nga lart!”, nga qeveria, OSHEE i ndërpret dritat Qendrës Kulturore në Ksamil, pikërisht në natën që jepet një koncert solidarizimi për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit. Hakmarrja pushtetore ndaj Artistit të Merituar, nuk është ndaj personit Limoz Dizdari, por është atentat i Errësirës së pushtetit kundër Artit, kundër Kulturës! Hakmarrja e Rilindjes ndaj Artistit të Merituar Limoz Dizdari është politike, për shkak të intervistës që Artisti Limoz Dizdari dha para disa javësh në gazetën “Telegraf”, ku kritikoi qeverinë,  Rilindjen, e cila e ka uzurpuar Partinë Socialiste.  Artisti i Madh Limoz Disdari është një nga themeluesit e Partisë Socialiste, një nga personalitetet e saj si deputet, por që nuk u shndërrua në marionetë e Rilindjes. Janë orë të vona të këtyre netëve të gjata e të ftohta të dhjetorit, ndërkohë që ndodhemi në studion e Artistit të merituar  Limoz Dizdari  në Qendrën e Artit “Dea” të Ksamilit. Arsyeja e errësirës është ndërprerja e energjisë elektrike në këtë Qendër Kulturore, ndërprerje që sipas artistit Dizdari vjen si hakmarrje e pushtetit. Ja biseda që zhvilluam me Artistin e Merituar Limoz Dizdari ekskluzivisht për  gazetën “Telegraf”.

-Profesor i nderuar, Limoz Dizdari, ç’farë ka ndodhur në Qendrën e Artit “DEA” që sot jemi në studion tuaj dhe komunikojmë nën dritën e qirinjve?

– Ju përshëndes. Jo vetëm studioja ime, por të gjitha ambientet e qendrës kulturore “DEA” janë në errësirrë. Kanë shkuar dhe kanë prerë dritat të premten 13 dhjetor 2019. Parmbrëmë, këtu në Ksamil, kanë ikur dritat për pak minuta dhe erdhën përsëri. Çuditërisht sot në mëngjes, në orën 08 ikën dritat përsëri. Dhe unë kujtova dhe Adriana ( gruaja) kujtoi se ka ndodhur ndonjë defekt i rastit, gjëra që ndodhin, ndaj na kanë ikur dritat. Në fakt, pas nja gjashtë orësh, aty nga ora 14 e mesditës, marrim vesh që i gjithë Ksamili kishte drita, vetëm neve nuk kishim në Qendrën Kulturore. Interesohem dhe marr shërbimin e klientit pranë OSHEE-së në Sarandë. Unë nuk jam hajdut. Gjejini ku janë hajdutët. Ose më saktë, i keni caktuar dhe dihet ku janë hajdutët, por nuk doni t’i kapni. Nëse bëhen këto lodra politike, mirë, por jo në kurriz të këtij popull

Nuk m’u përgjigjën fare. Atëhere marr drejtorin e OSHEE-së në Sarandë, Ziso Nasho nga Vagalati. Sa i thashë që nuk kam drita, më tha që nuk e kam unë këtë, duhet të marrësh shefen e çmimeve dhe shërbimit të pagesës. Po mirë,-i thashë,-nëm numrin e telefonit dhe e marr atë. Ma dha dhe e mora shefen. I them problemin. Nuk i kam prerë unë,-më tha, e ka prerë qendra. I them që më tha drejtori që e keni ju këtë problem dhe i kini prerë ju. Jo,-më tha,-s’e kam unë e ka qendra. Ata kanë dhënë urdhër dhe kanë prerë korentin. Pse nuk më lajmëruat?-i them…

-Më tej pas kësaj, profesor si rrodhën ngjarjet?

-Mbas kësaj, e pyeta se pse i keni prerë dritat? Po,- më tha –ju keni muajin tetor 2019 pa paguar. Po, në rregull,-i them,-tetori faturohet në fundin e muajit nëntor. Në një dhjetor fillon pagesa. Unë kam qejf ta paguaj me kamatë-vonesë këto 12 ditë të vonuara që kam kaluar nga afati. Prandaj i keni prerë dritat ju, për 12 ditë vonesë? Po,- më tha,-Ju keni edhe një detyrim të pa paguar. Po,- i thashë,- po unë e kam deklaruar atë që nuk e paguaj, kur ju nuk jeni korrekt me njerëzit…

– Çfarë ka ndodhur, si është ky problem i trashëguar debiti?

-Më shkurt e më shpejt është kështu: Në shtator 2012 më vjen një faturë dhe më thonë që ju keni një detyrim pa paguar. Keni muajin maj 2011, keni dhe korrikun po të këtij viti 2011. Muaji maj është 280 mijë lekë të vjetra dhe korriku 733 mijë lekë të vjetra. Të them të drejtën dhe të vërtetën u trondita se thashë që unë nuk jam “KURUM”-i me kaq fatura të rënda. Mbaj mend atëhere që kam bërë deklaratë për shtyp me figurë dhe zë. Dhe ky problem ka vazhduar gjatë. Dhe u kam thënë që unë kam paguar më shumë se 100 muaj, pse kam lënur këta dy muaj? Dhe nëse nuk kam paguar , unë kam deklaruar që unë nuk kam faturë për shumën e kërkuar.

100 vjetorin e Pavarësisë e kalova me qiririn e Naimit, siç jemi dhe sonte. Kjo, pesë vjet më përpra. Unë në errësirë, ndërsa pushtetarët në Pallatin e Brigadave festonin dhe dëgjonin mes zërit të bukur të Saimir Pirgut “Fjalët e Qiririt” të Naim Frashërit me muzikë të Limoz Dizdarit. Mos vallë ishte një hakmarrje bizantine, po pse duhej?!

Ju s’keni sjellë faturat. Dhe ju më keni deklaruar që nuk sjellim neve faturat, ato vijnë nga qendra. Ishte periudha kur drejtonin çekët. Unë e kisha ditur edhe më përpara që bëheshin marifete të mëdhaja. Dhe disa kohë më mbrapa ndodhi që kjo u vërtetua. Plasi sheshit korrupsioni dhe pisllëqet e ÇEZ-it.

-Po ja, tani u kujtuan prap…

-Jo vetëm kaq. Unë po ju them që në mars 2014 ÇEZ-it i kam nisur një letër, sepse e përsëriste gjithnjë këtë mesele, gjithnjë e ngacmonte këtë gjë. Dhe unë i shkrova letrën:

Dhe unë kam ardhur këtu si misionar i kulturës dhe jo si misionar i batakçinjve. Unë nuk respektoj ata që kërkojnë të bëjnë si të duan e çfarë të duan me këtë popull, me këtë vend. Ata nuk i respektoj dhe as nuk i përfaqësoj, as nuk dua t’i shoh me sy, as nuk trembem prej tyre

Letra e Artistit të Merituar Limoz Dizdari drejtuar CEZ në mars 2014

“ Jam një konsumator i energjisë elektrike që prodhon shteti. Këtë faturë e paguaj në kohë dhe rregullisht sipas faturave që më dërgojnë nga ÇEZ-i nëpërmjet një dokumenti përcaktues të asaj ç’ka kam konsumuar. Kështu ka ndodhur në më shumë se 100 muaj. . Në pranverën e vitit 2012 më vjen një njoftim nga ÇEZ-i se paskam një detyrim pa paguar për vitin 2011 në dy muaj. Bëra të gjitha takimet e nevojshme për t’u sqaruar. Më thuhej e njëjta gjë gjithnjë: Ne nuk dimë gjë! Faturat vijnë nga qendra lart. Po pse unë duhet të lija dy muaj pa paguar kur kam paguar rregullisht më shumë se 100 muaj?! Dhe këto rregullisht. Më vjen njoftimi se qënkam debitor?! Kjo pas një viti e gjysëm vonese?! Po faturat pse nuk më kanë ardhur për këto dy muaj të pretenduar si të pa paguara?! Pas shumë debateve dhe sorrollatjeve shterpë u futa në data-bazin e ÇEZ-it dhe mësova se për muajin maj 2011 nuk ka faturim për mua të rregjistruar dhe për muajin korrik 2011 kërkohej një shumë prej 733 mijë lekësh të vjetra…

-Më fal, që ju ndërpres profesor Limozi. Pra kjo nuk është se ju erdhi nga administrata e sotme e OSHEE-së, është e trashëguar dhe dikush është kujtuar , ndoshta me qëllim të paracaktuar…

– Jo. Ja të mbaroj letrën…” Kërkova me insistim të më jepej fatura e rregullt për të bërë likuidimin. Nëm faturën të bëj pagesën. Në faturën përmbledhëse dukeshin qartë gjurmët e mashtrimit e të pisllëkut administrativ. Këtë fakt e kam thënë pa dridhur qerpiku. Gjithmonë kam përsëritur me insistim: Më jepni dokumente të rregullta të shkoj të paguaj. Në fund të nëntorit 2012, me urdhër të Sahit Dollapit, që atëhere ishte drejtor i Përgjithshëm, më presin dritat. 100 vjetorin e Pavarësisë e kalova me qiririn e Naimit, siç jemi dhe sonte. Kjo, pesë vjet më përpra. Unë në errësirë, ndërsa pushtetarët në Pallatin e Brigadave festonin dhe dëgjonin mes zërit të bukur të Saimir Pirgut “Fjalët e Qiririt” të Naim Frashërit me muzikë të Limoz Dizdarit. Mos vallë ishte një hakmarrje bizantine, po pse duhej?! Më erdhi keq për çfarë kam bërë dhe për më tepër më erdhi keq për çfarë kam qenë në jetë…Asgjë nuk paska vlerë në këtë Shqipërinë tonë. Më në fund kërkoj faturën me të gjitha elementët dhe sqarimet e nevojshme dhe mbas kësaj të shkoj të paguaj nëse jam borxhëlli. Ju lutem , mos më dërgoni më letra me mbishkrimin. “ Jeni debitor!”. Sepse më duket sikur më thoni ju jeni hajdut, në të kundërt hajdeni preni linjën e këtij produkti të nevojshëm shoqëror e jetik dhe ku, në një Qendër Arti. Dhe unë në këtë Qendër Arti faturën e energjisë e paguaj si biznes”—Mars 2014. Kjo është letra që i kam dërguar atëhere ÇEZ-it ku i kam kërkuar të mos më dërgojnë të tilla letra me etiketime, sepse më duket sikur më thonë: “ Ja hajduti!” Unë nuk jam hajdut. Gjejini ku janë hajdutët. Ose më saktë, i keni caktuar dhe dihet ku janë hajdutët, por nuk doni t’i kapni. Nëse bëhen këto lodra politike, mirë, por jo në kurriz të këtij populli. Dhe unë kam ardhur këtu si misionar i kulturës dhe jo si misionar i batakçinjve.

Dhe unë kam ardhur këtu si misionar i kulturës dhe jo si misionar i batakçinjve. Unë nuk respektoj ata që kërkojnë të bëjnë si të duan e çfarë të duan me këtë popull, me këtë vend. Ata nuk i respektoj dhe as nuk i përfaqësoj, as nuk dua t’i shoh me sy, as nuk trembem prej tyre

Unë nuk respektoj ata që kërkojnë të bëjnë si të duan e çfarë të duan me këtë popull, me këtë vend. Ata nuk i respektoj dhe as nuk i përfaqësoj, as nuk dua t’i shoh me sy, as nuk trembem prej tyre. Nuk e di…Por ama një gjë është e vërtetë: Pse e bëjnë këtë gjë që presin dritat? Të dielën unë organizoj një spektakël. Një spektakël, ku kanë pranuar pjesëmarrjen të gjithë poetët e Sarandës dhe kam gjithë virtuozët e Ksamilit se janë realisht virtuozë të vërtetë që kanë fituar çmime të ndryshme në koncerte dhe konkurse nëpër skenat e vendit dhe të Europës.

Ky koncert është në vijim të solidaritetit të viktimave të tërmetit. Po këta pushtetar çfarë bëjnë? Virtuozët e hajdutve? Pse vjen dhe pret dritat? Domethënë, atij i pret gati…gati kokën. Ai s’ka ujë, s’ka lidhje, s’ka komunikim, ai s’ka dimension, ai s’ka…të gjitha s’i ka. I duket vetja momentalisht i braktisur…jo nga shoqëria dhe nga njerëzit, por nga shteti dhe institucionet…

Dhe ky koncert është në vijim të solidaritetit të viktimave të tërmetit. Po këta pushtetar çfarë bëjnë? Virtuozët e hajdutve? Se ashtu janë këta. Pse vjen dhe pret dritat? Pse nuk vjen të më thuash më përpara që do të presim dritat? E di ç’do të thotë të presësh dritat sot në shekullin e 21 qytetarit? Domethënë, atij i pret gati…gati kokën. Ai s’ka ujë, s’ka lidhje, s’ka komunikim, ai s’ka dimension, ai s’ka…të gjitha s’i ka. I duket vetja momentalisht i braktisur…jo nga shoqëria dhe nga njerëzit, por nga shteti dhe institucionet…

E MEGJITHATË…….KONCERTI U BË….

Qendra e Artit “DEA” të Ksamilit e drejtuar nga artistët  Limoz e Adriana Dizdari paraditen e kësaj të diele dhjetori, ka marrë pamjen magjike që sjell arti. Një dekor i padëshiruar , por që la mbresa të pashlyeshme e të paharrueshme. Prej disa ditësh kjo Qendër Arti është e pushtuar nga terri errësisrës së mungesave të energjisë elektrike të ndërprera nga pushteti për arsyet që janë sqaruar në intervistën me artistin Limoz Dizdari. E diela, pavarsisht shantazhit institucional me energjinë elektrike, nuk ka ndalur poetët dhe muzikantët sarandjotë  të shpalosin vlerat e krijimtarisë së tyre artistike, veprimtari që e ka përshkuar fund e krye solidariteti dhe dhimbja nga pasojat e tërmetit të fundit. Fjalët poetike dhe tingujt muzikorë të lëshuar nga artistët sarandiotë kanë dhënë mesazhin e një ritmi se dashuria dhe mirësia i japin jetës gjithë bukurinë e saj edhe përtej dhimbjes. Një pamje romantike skena nën dritën e qirinjve, dritë si dritë vetëtime që verbon sytë e shpirtëngushtve dhe mediokërve që mundohen t’i vënë gur nën rrota artit dhe kulturës duke u katandisur donkishotër në këtë luftë se harrojnë që arti buron, është ushqim i shpirtit dhe forcën e uraganit të tij nuk ka askush fuqi ta ndaloj. Artistët Limoz e Adriana, së bashku me artistët e Sarandës ja kanë dalë të fitojnë këtë sfidë me errësirrën e imponuar nga shpirterrëtit e pushtetit.

Fjalët e Qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t’u ap pakëzë dritë,
Natënë t’ua bënj ditë.

Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t’u ndrinj mir’ e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.

Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s’e duronj dot.

Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s’dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t’u ndrinj më mirë.

Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall’ e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,

Unë jam në shpirtin tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M’është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,

Se ma k’ënda t’u bënj mirë,
Të mos mbeti n’errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,

Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,

Dua ta djek trupn’ e kretë
Për atë zotn’ e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,

Bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësin’ e urtësinë.

Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjetërin në doni,
Të paudhë mos punoni.

O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t’i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shënjtëron.

Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qënë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë.

Gjithë tuajt’ i kam parë,
Mëm’ e at’ e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrininë më këtë vënt.

Edhe sot nër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam ndruar
E jam përzjer’ e ndryshuar,

Pa jam bërë shumë herë
Zjar e uj’ e balt’ e erë.
Jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.

Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brënda në det qëndronj,
Shumë herë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë

Bënem qëngj e kec i pirë,
Lul’ e bar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t’u them,
Po trëmbem mos i bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët’ e gjuhësë zjarrtë?