Kurorëzohen fituesit e “Miss dhe Mister Cildren Albania 2020”

327

 

Spektakli mbarëkombëtar për fëmijë

Kurorëzohen në Durrës fituesit  e “Miss dhe Mister Children Albania 2020”. Flasin: procudentja Albana Çakshiri dhe këngëtari i mirënjohur Ylli Baka

 

Është përmbyllur ndryshe me një edicion të pazakontë por të suksesshëm gara kombëtare “Miss&Mister Children Albania 2020”. Edicioni i 6-të i këtij kompeticioni ka ardhur me një format tjetër duke iu përshtatur kushteve të reja të pandemisë, por njëkohësisht duke mos ndërprerë traditën e krijuar në vite. Agjensia e spektakleve “Albania Event Production” nën drejtimin e Presidentes Albana Çakshiri, njëherësh producente e garës, ka përzgjedhur si vend të organizimit të kësaj gare Kompleksin turistik “FAFA” në Golem, një emblemë e turizmit elitar shqiptar, për ta sjellë edicionin e 2020 me ndryshime në aspektin artistik, por dhe të rrethanave që ka diktuar koha në të cilën jetojmë. Albana Çakshiri producentja e njohur e eventeve për fëmijë dhe jo vetëm, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për gazetën “Telegraf” sfidat me të cilat është përballuar në realizimin e këtij eventi me një Juri profesionale me president botuesin dhe gazetarin e njohur  z. Engjëll Musai, artistin e dashur për çdo shqiptar Ylli Baka, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit në Maqedoninë e Veriut Prof. Dr. Ismail Ali etj,.

Si ka nisur historia e garës së vetme për fëmijë në Shqipëri dhe gjithë trevat shqipfolëse dhe çfarë synon të sjellë ajo për fëmijët?

Historia e garës “Miss&Mister Children” ka startuar afro 10 vjet më parë në qytetin e serenatave nga unë vij dhe mandej u projektua ditë pas dite të kthehej në një konkurs kombëtar, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, i patentuar ligjërisht edhe nga institucionet kulturore shqiptare. Më pas vendosa që qyteti mikpritës i këtij eventi kaq të dashur për fëmijët të ishte Durrësi si një qendër e rëndësishme e turizmit, kulturës, trashëgimisë, por dhe si një nyjë e rëndësishme që bashkon çdo cep të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Mali i Zi. Kjo garë synon të bashkojë fëmijët e kombit shqiptar, të kultivojë shije estetike dhe dashuri për skenën dhe artin tek fëmijët dhe padyshim të zbulojë talente në të gjitha disiplinat e artit skenik.

Nëse këtë projekt do ta krahasonim me një fëmijë sot do ishte 6 vjeç, si ka ndryshuar në vite profesionalisht kjo garë?

Nëse e krahasojmë me jetën e një fëmije do të thoja se rritja e një bebeje derisa është gati të shkojë në klasën e parë, është e mbushur me shumë mund dhe sakrifica gjithashtu. U desh shumë punë që ky format të merte formë, vit pas viti dhe të kthehet në një nga spektaklet më të ndjekura për fëmijë. Sigurisht që këtë që po them e vërtetojnë shifrat, pasi në garën kombëtare të Durrësit në këto 6 vjet jetë, janë ngjitur në skenë mbi 600 fëmijë nga mosha 5-14 vjeç vajza dhe djem, të cilët kanë fituar tituj të rëndësishëm në këtë garë në qytetet e tyre. Dhe nëse vazhdojmë të flasim me gjuhën e shifrave në këtë dekadë kanë provuar përvojën skenike në qytetet e ndryshme të Shqipërisë dhe gjithë trevave ku jetojnë shqiptarët mbi 3 mijë fëmijë. Kjo armatë fëmijësh duket gati e pazakontë, por suksesi i këtij kompeticioni është i padiskutueshëm.

Çfarë risish solli këtë vit?

Ky është viti më i pazakontë që njerëzimi po përjeton. Gjithsecili prej nesh ka nisur një jetë me kushte dhe rregulla të reja. Ndaj në këto kushte vendosa të sillja një format që i përshtatej kohës së re me maska. Por ajo që duhet të theksoj është fakti se interesi ka qenë shumë i lartë i fëmijëve për të garuar, por dhe i prindërve për ti bërë pjesë fëmijet e tyre në këtë eveniment argëtues dhe edukues. Natyrisht që pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë kishte përfaqësuesit e saj, të cilët janë prezantuar me shumë dinjitet. Spektakli ka startuar me konkurentët që kishin vendosur maska për të percjellë mesazhin e fortë se bota nuk dorëzohet dhe se do ringrihet sërish pa virus dhe më e fortë se kurrë. Gara u organizua jashtë në ambientet e një prej resorteve elitare të turizmit shqiptar, Kompleksi “FAFA” në Golem. I shpreh mirënjohjen z. Fatos Çerenishti sipërmarrës i këtij kompleksi, që mirëpriti në oazin e tij prindërit dhe fëmijet garues. Gjithashtu falenderoj dhe median partnere të eventeve tona gazetën e dashur për gjithë shqiptarët “Telegraf” dhe botuesin e suksesshëm të saj z. Engjëll Musai.

 Kush ishte Juria profesionale dhe cilët u shpallen fitues të kësaj gare?

Spektakli ka patur dy juri që plotësonin njëra-tjetrën. Juria profesionale kishte për president botuesin e njohur shqiptar z. Engjëll Musai, këngëtarin e suksesshëm të këngës popullore Ylli Bak, Prof. Dr. Ismail Ali,  njëherësh sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit në Maqedoni, tetovarja e suksesshme dhe fituese e disa garave të bukurisë në botë, Miss Adriana Ali si dhe Enertila Bekteshi, psikologe. Gjithashtu Juria tjetër ishte Juria Vip Kids, e cila përbehej nga fëmijët më të famshëm shqiptarë produkt dhe zbulim i kësaj gare në vite, njëherësh modele zyrtarë të agjensisë “Albania Event Production”. Fitues të garës gati në unanimitet të plotë janë shpallur dy 12- vjeçarët Krislanda Qaushi dhe Gejsard Aliaj. Shoqërues të dytë janë shpallur Melisa Ugur dhe Enuar Coka, ndërsa shoqërues i parë Alban Omuri dhe Belkisa Quni. Sigurisht që të gjithë konkurentet janë shpallur fitues të çmimeve të rëndësishme kombëtare. Në këtë edicion për çmimin “Best Talent Albania” garuan 20 fëmijë artistë si këngëtarë, kërcimtarë, interpretues, instrumentistë etj,.

Sapo mbyllët një event, por cilat janë projektet e të ardhmes?

Natyrisht që aktivitet kulturore gati janë pezulluar të gjitha, ndërsa kushtet e reja po sjellin koncepte të reja të organizimit të spektakleve. Agjensia “Albania Event Production” është botuese e revistës botërore për fëmije “Vip Kids International” që shpërndahet në disa vende të botës. Gjithashtu jam duke punuar për “Vip Fashion Week” një produksion i imi, që çdo vit shkon në një kryeqytetet të njohur të modës në botë. Jemi duke përcaktuar qytetin e radhës që është midis Europës dhe Azisë këtë herë.

Esmeralda Pirra

Spektakli ka patur dy juri që plotësonin njëra-tjetrën. Juria profesionale kishte për president botuesin e njohur shqiptar z. Engjëll Musai, këngëtarin e suksesshëm të këngës popullore Ylli Baka, Prof. Dr. Ismail Ali njëherësh sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit në Maqedoni, tetovarja e suksesshme dhe fituese e disa garave të bukurisë në botë, Miss Adriana Ali, si dhe Enertila Bekteshi, psikologe. Gjithashtu Juria tjetër ishte Juria Vip Kids

Fitues të garës gati në unanimitet të plotë janë shpallur dy 12 -vjeçarët Krislanda Qaushi dhe Gejsard Aliaj. Shoqërues të dytë janë shpallur Melisa Ugur dhe Enuar Coka, ndërsa shoqërues i parë Alban Omuri dhe Belkisa Quni. Sigurisht që të gjithë konkurentet janë shpallur fitues të çmimeve të rëndësishme kombëtare. Në këtë edicion për çmimin “Best Talent Albania” garuan 20 fëmijë artistë si këngëtarë, kërcimtarë, interpretues, instrumentistë etj,.

Ylli Baka: Investimi për artin dhe kulturën tek fëmijët e sotëm , është  vlerë për kombin nesër

Një nga këngëtarët më të mirë dhe më të preferuar për publikun shqiptar Ylli Baka pak ditë më parë ka marë pjesë në eventin më të madh për fëmijë të zhvilluar në qytetin e Durrsit Miss @ Mister Children, si anëtar i juris në përzgjedhjen e më të mirëve nga gjithë Shqipëria ,Maqedonia dhe Kosova. Ky është eventi i 6-të dhe  u organizuar nga Albania Event Production nën drejtimin e Albana Çakshiri. Në një prononcim të shkurtër për gazetën Telegraf, këngëtari i mirnjohur dhe Anëtari i Jurisë Ylli Baka e vlerson me nota maksimale dhe doza optimizmi organizimin e këtyre eventeve duke nw kwtw spektakwl lulëzuan të gjitha lulet e botës.

Z.Baka, ju ishit pjesmarës në eventin mbarë kombëtar të fëmijve edhe pse angazhimet tuaja në ditën e këtij eventi ishin makimale?

Po është e vërtetë që ditën e shtunë kisha shumë angazhime të cilat mu deshë ti shtyja në orare pasi pjesmarrja në këtë spektakël të Miss & Mister Children për mua ishte më e rëndsishmja pasi këta fëmijë janë nderi ,lavdia dhe krenaria e të ardhmes së Kombit dhe kulturës euro-atlantike për të cilën ne dhe fëmijët tanë aspirojnë të jenë pjesë e saj. Ndaj kërkesën që më bëri znj.Çakshiri e quajta jo vetëm detyrim për kulturën kombëtare dhe sakrificat e jashtzakonshme të saj, por edhe privilegj që mes dhjetra e qindar artistëve ,më përzgjodhi mua si anëtar I jurisë.

Z.Baka, eventi ishte I larmishëm jo vetëm për bukurinë e fëmijëve por edhe për talentin që gjithsecili shpaloste në këtë event. Si do ti vlersonit në syrin e një mjeshtri të skenës shqiptare dhe botërore?

Ishte hera e parë që mora pjesë në cilsinë e një anëtari jurie dhe për më tepër për të vlersuar pjesën muzikore dhe talentin që mbi 90 fëmijë do të shpalosnin në këtë event. Ishin fantastik dhe  mjeshtëror në realizimin e interpretimin e këngëve, madje me një mjeshtëri të jashtzakonshme, çka tregon se e ardhmja e artit, kulturës dhe vlerave kombëtare do të trashëgohen nga brezi në brez. Si përfundim mund të themë se:  Fëmijët janë gjykatësit tanë të ardhshëm.  Çdo fëmijë është një artist dhe çështja është se si të mbetet një artist në rritje. Dhe Albana me eventin Miss&Mister Children është një garanci më shumë për të ardhmen e artistëve të rinj.