Hyqmet Zane: Gënjeshtra dhe varfëria si model diktature

304
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Thuhet dhe është e vërtetë se jeta është dhuratë prej Zoti dhe e pranojmë një fakt të tillë. Dhe Zoti e ka dhënë për ta jetuar këtë jetë duke na dhënë të gjitha mundësitë për një jetë normale dhe për ta bërë të tillë duhet të luftosh edhe me realitetin. Por në jetën tonë për të mirat që na duhen garant bëhet qeverisja e vendit. Ndaj shpesh thuhet se si do jetë qeverisja do jetë edhe jeta e një populli. Dhe populli meriton atë qeverisje, që voton dhe mban në pushtet.

Kur nisi jeta e shqiptarëve pas Luftës II Botërore, u tha e çfarë nuk u tha “do hamë me lugë floriri”, pasi populli mbështeti luftën për Shqipërinë e lirë dhe demokratike. Por çfarë ndodhi ? Me lugë floriri hëngri Byroja, Enver Hoxha e kompania e tij e byroistëve, që harruan premtimet dhe krijuan bllokun e famshëm. Pati komunistë të ndershëm që nuk e pranuan një gjë të tillë dhe e pësuan, ikën nga kjo botë nga plumbi i pabesisë së madhe. Por askush nuk mendonte që në vend të togfjalëshit “Për Shqipërinë e lirë dhe demokratike” u bë “Shqipëria e izoluar dhe diktatoriale”. Po kush guxonte të thoshte të kundërtën, kush guxonte të thoshte të vërtetën ? Askush, edhe kush tentoi ndonjëherë si në Konferencën e Tiranës, u masakruan dhe u humbi nami e nishani nga kjo jetë.

Dhe kur një ditë përfunduam tek arrëzat dhe tufëzat, tek tolloni dhe racionimi i jetës, populli kuptoi se ishte mashtruar dhe zhgënjyer dhe një ditë e përmbysi diktaturën për një “Shqipëri si gjithë Europa”. Nisi mbarë, por nostalgjikët e diktaturës nuk mund të rrinin duarkryq. Ata bënë revolucionin e 1997-ës  dhe me dhunë përmbysën pushtetin e votës së lirë. Ndodhi çfarë ndodhi përsëri u premtua se do kthehen paratë e firmave piramidale që për çudinë e të gjithëve nuk u kthyen kurrë, dhe mashtruesi i madh ish kryeministri Fatos Nano që premtoi në fushatën elektorale. Por si çdo sistem diktatorial që vjen nga gryka e pushkës që mashtron, edhe pse u ndërruan tre herë kryeministrat deri më 2005-ën, mirëqenia dhe paratë nuk u kthyen.

“Përsëri mbeturinat e mendësive diktatoriale dhe ata me reminishencat e së shkuarës për hatër të trashëgimisë së tyre, erdhën në pushtet me premtimin “rilindje” dhe kanë ikur jo pak, por 8 vjet dhe sot jemi këtu ku jemi.”

Njerëzit besuan tek qeverisja demorkatike dhe për hir të së vërtetës u arritën shumë gjëra, u ngrit edhe mirëqenia dhe u rri ekonomia deri në 6 përqind. Por përsëri mbeturinat e mendësive diktatoriale dhe ata me reminishencat e së shkuarës për hatër të trashëgimisë së tyre, erdhën në pushtet me premtimin “rilindje” dhe kanë ikur jo pak, por 8 vjet dhe sot jemi këtu ku jemi.

Do të pyes dikush nostalgjik se asnjë të mirë nuk u arrit në këto vite ? Jo, do – i përgjigjem, u arritën ca që në vitin e parë të qeverisjes deri sa njerëzve iu zunë sytë dhe filloi avazi i vjetër me gënjeshtra e mashtrime. Për hir të së vërtetës, u vendosën kuponat nga makinat elektronike për çdo blerje, por blerësit e mëdhenj ata miqtë e pushtetit nuk tregonin asnjëherë se cilat ishin faturat e blerjeve të tyre marramendëse, që të pasurohej arka e qeverisjes. Asnjëherë nuk u tregua pasuria e kryeministrit e deri tek ministrat, sepse gënjeshtrat do të ishin e para mundësi që të besonte populli në ndershmërinë e “udhëheqjes”. Blerjet  e shtëpive dhe vilave nuk kishin faturë që i vërtetonte. Iu “pre” dora atyre që fusnin duart në sahatët e energjisë elektrike, hynë në burg edhe njerëz për 30 mijë lekë të vjetra vjedhje energjie elekririke, por ata vjedhësit e mëdhenj, të pasurisë kombëtare të naftës dhe tenderave me PPP ansnjëherë nuk u futën në burg, por vazhdohet të mashtrohet dhe me shumë zell e bën kryeministri këtë gjë  që t’i mbrojë oligarkët dhe t’i ciklojë ato edhe pse u dalin gënjeshtrat e pasurive që nuk i kanë, por që i vjedhin me tendera rrugësh dhe në shëndetësi, që nuk u bë asnjëherë falas, por më keq akoma u bë zhvatëse e popullit deri tek Tirja. Është e vërtetë që u ndaluan ndërtimet pa leje të njerëzve të thjeshtë, tha edhe Erion Veliaj që nuk do jepte më lejë për pallate, por thonë se janë dhënë mbi 500 leje ndërtimi për oligarkët, që i gjithë popuilli i di e i shikon se si ngrihen pallate shumëkatëshe në qendër të Tiranës dhe kudo ku jep të drejtën Lali Eri me miratimin e kryeministrit piktor.

Përse ndodh kështu? Çfarë ndryshoi në jetën e popullit, u pasurua apo u varfërua, gëzohet të rrijë e të jetojë në Shqipëri apo të ikë nga sytë këmbët? Dihet tashmë se sa të rinj kanë ikur se nuk duan të shikojnë më se si gënjen dhe i varfëron kryeministri, që dikur ishte me bluxhinse dhe sot me brekushe mode apo me atlete firmato në sallonet e kancelarive europiane dhe në Parlamentin Europian. Dhe këto nuk bëheshin për të mirën e popullit, por për të mashtruar këtë popull si dikur.

“Hynë në burg edhe njerëz për 30 mijë lekë të vjetra vjedhje energjie elekririke, por ata vjedhësit e mëdhenj, të pasurisë kombëtare të naftës dhe tenderave me PPP ansnjëherë nuk u futën në burg”

“Në këtë rrjedhë të kërkesës për drejtësi me këtë palo veting mashtrues dhe pa asnjë ndryshim, ka momente që favorizimet e një pushteti bëhen edhe përmes deklarave të atilla si për Dvoranin nga DASH. Ashtu si unë që e dua Amerikën, mbetem i habitur”

Duhet të besojmë se të drejtosh një popull drejt  varfërisë, do të thotë ta lesh atë në errësirën e kohës dhe pa personalitet, çka do të thotë se po bën një krim me dëshirë në emër të popullit, për popullin dhe nga populli, siç thoshte dikur diktatori dhe partia staliniste e tij.  Kam bindjen se qeverisja e sotme e Edi Ramës i ngjan asaj të Enver Hoxhës në shumë drejtime që e konsideruan popullin një turmë ku vetëm njëshi flet, ai i di të gjitha, çfarë thotë ai bëhet, se në të kundërt ndëshkohesh. Ky është një krim kundër njerëzimit. Por populli që i ha gënjeshtrat i beson, bashkohet me propagandën me lugë bosh dhe e voton që përsëri të gënjehet ,të mashtrohet dhe të varfërohet gjithnjë e më shumë.

Kur Margaret Thatcher, e mirënjohura kryeministrja e hekurt e Anglisë ka thënë se  “Varfëria është defekt i personalitetit të njeriut”, ajo nuk e dinte se çfarë do të thotë të jetosh në një vend ku populli e ha sapunin për djathë, ku gënjeshtra duartrokitet dhe e vërteta nënçmohet, ku kryeministri i vendit është arrogant me popullin e vet dhe i dashur me oligarkët e vet.

Vërtet jeta është dhuratë nga Zoti, por kurrsesi Zoti nuk mund të lejojë që këtë jetë që e jep ai ta shpërdorojë një njeri i Zotit duke i dalë kundër Zotit. Këtë e ka vërtetuar koha se ndëshkimi për ata që gënjejnë popullin e tyre, është i pashmangshëm. Kështu do të ndodhë ndryshimi i nevojshëm dhe i pritshëm për hir të Zotit dhe të jetës së njerëzve që e duan atë ta jetojnë në vendin e tyre.

Në këtë rrjedhë të kërkesës për drejtësi me këtë palo veting mashtrues dhe pa asnjë ndryshim, ka momente që favorizimet e një pushteti bëhen edhe përmes deklarave të atilla si për Dvoranin nga DASH. Ashtu si unë që e dua Amerikën, mbetem i habitur se ku ka qenë ky kampioni i antikorrupsionit në këto 8 vite, që si gjithë shqiptarët ka parë me sytë e tij se çfarë korrupsioni galopant është instaluar dhe ansnjëherë nuk u ndëshkuan të korruptuarit galopant që kanë mbrojte kryeministrore. Ku ishte ky farë sokoli Dvoran dhe me çfarë etaloni u mat ai si kampion i antikorrupsionit? Nuk di se çfarë emri të vë, por që të mashtrohet opinioni shqiptar në këtë farë feje, këtë nuk e kuptoj, nuk e prisja dhe nuk di se kujt i shërben.