Kur “Labëria” takohet me “Manastirin” e Alfabetit

17
Sigal

Përshtypjet që marrim nga intervista të ndyshme për Strugën ku flitej shqip, ndjehej shqip, hahej e pihej shqip të befasonin:”…Na paska bekuar perëndia për këto vende.

Telegraf.al / Shoqata Labëria”Nderi i Kombit”, dega Fier plotëson një nga objektivat më të lakmuara patriotike në kuadrin e njohjes së çdo vendi e ngjarjeje që ka lidhje me Shqipërinë e shqiptarët.

Manastiri i Alfabetit, manastiri i gjuhës shqipe, manastiri i parisë shqiptare, që më vonë mbajti Migjenin; skalitësin e së vërtetës e të mjerimit, do të prekej nga disa njerëz të thjeshtë, pa bujë; por atdhedashës e me zemër të madhe.

Shumë kilometra rrugë për këta veteranë të vuajtur, por edhe djem të rinj (në përbërjen e shoqatës gjen çdo moshë), vetëm për një arsye, të vizitonin; të preknin ndërtesën ku u mbajt Kongresi i Alfabetit Shqip…

Në dukje të qeshur e krenar, fytyra të mësuara me të mirën e të keqen, me mungesën e kamjen, shijojnë bukuritë e vendit të tyre, mundësuar nga ky udhëtim, jo vetëm…

Përshtypjet që marrim nga intervista të ndryshme për Strugën ku flitej shqip, ndjehej shqip, hahej e pihej shqip të befasonin:”Na paska bekuar perëndia për këto vende të banuara nga shqiptarë, ndaj lakmitarët na mbajnë të ndarë…”-dëgjoheshin zëra.

Një kafe buzë liqenit e burimit të Drinit të Zi kënaqi vizitorët labë, se më pas do t’i lodhte pak rruga drejt Kongresit të Manastirit, jo për arsye të navigimit, sesa gjasave të ndonjë dështimi…

Ç’i shtynte kaq shumë për një detaj, për një pjesë të identitetit kombëtar, pse bisedat më të shpeshta lidheshin me mbijetesën e kombit e luftërat e të parëve?

Masakra e Manastirit, qindra bij nënash të vrarë, ata ishin aristokratë shqiptarë-përziheshin zëra në autobus!…

Rruga,”rastësia”na çoi në muzeun e Bitolës. Në qendër të qytetit, vizitohej edhe të dielën. Bukur çdo gjë për vendasit e vet.

Mbërrijmë te muzeu i Kongresit të Manastirit, te shtëpia e Feim Zavalanit, preknim muret, lexonim pllakatën e i gëzonim fatit që na u ruajt ky identitet.

Aty para godinës, para derës që donte pak bojë, bëmë një fotografi, e cila fliste shumë, nuk harrohen rrënjët! Sa heronj ka dhënë ky popull për të shkruar gjuhën e tij; sa mund, djersë e kuvend u duheshin shenjave latine të alfabetit mëmë të fitonin mbi anadollaket arabo-turke, shenjëshkronja; sa kongrese pasuan për të ardhur te shqipja e shkruar sot?

Për këtë ia vlente ky udhëtim, forcën e paskemi brenda vetes, ndaj në të ardhur për në Fier na u duk më ëmbël, më bukur…

Kënga labe vinte herë shtruar, herë me vrull duke u bërë mbretëresha e kthimit.

Së shpejti me vizita në vende e troje të tjera,që bëzajnë shqip.

Në nderim të heronjve

Në përkujtimoren për 80- vjetorin e rënies në LANÇ të heroit Rakip Kryeziu(1922-1944)organizuar në njësinë administrative Seman,në fshatin Grecalli,në Baltëz,ku ndodhet lapidari madhështor i tij.Morën pjesë një grup nga shoqata labëria’’Nderi i Kombit’’,dega Fier,krahas familjarë të dëshmorëve,banorë nga fashtrat përreth si dhe drejtues të pushtetit vendor dhe deputetë.

Rakip Kryeziu u vra në përpjekje për të çarë rrethimin në fshatin Grecalli,më 29 shkurt 1944,së bashku me komisar Andon Profkën dhe Llazi Sukun,ranë pranë njëri-tjetrit.

Me thirrjen lavdi jetës dhe veprës së Rakip Kryeziut u larguan për në Fier