Kryeministri Rama: Investimet e qeverisë në infrastrukturë do ofrojnë të rinjtë tek sporti

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Komitetin Olimpik dhe federatat shqiptare për programin e ri të sportit në shkolla e universitete, ku prezantoi planin për lëvizjen sportive . Do të organizojmë skuadra sportive! Buxheti 2022, adreson 5 milionë dollarë

Kryeministri Rama takim me Komitetin Olimpik e federatat shqiptare: Do të organizojmë skuadra sportive! Buxheti 2022, adreson 5 milionë dollarë

Sigal

 

Kryeministri Rama evidentoi problemet dhe historitë e koncesioneve me pishinat duke thënë se tashmë akuadromi i është rikthyer Bashkisë së  Tiranës. Duke përmendur rëndësinë e bashkëpunimit me Komitetit Olimpik, Edi Rama premtoi angazhim maksimal  për t’i dhënë frymëmarrjen dhe vendin e duhur sportit shqiptar   

 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim me Komitetin Olimpik dhe federatat shqiptare për programin e ri të sportit në shkolla e universitete, ku prezantoi planin për lëvizjen sportive në shkolla dhe në universitete.

Ndërsa kujtoi të shkuarën e tij si sportist, Rama u shpreh se puna do të fokusohet në krijimin e skuadrave në shkolla, për të pasur më pas talentet e ardhshëm në sport.

Më tej kryeministri shtoi se për herë të parë me buxhetin e vitit të ardhshëm adresohen 5 milion dollarë.

Ky fond do angazhojë trajnerë profesionistë , të cilët nëpërmjet klasave sportive  do organizojnë kampionate  me shkollat e mesme  dhe 9-vjeçare të qyteteve . Ky projekt pilot është një risi e ndërrmarrë nga qeveria shqiptare për të nxjerr në pah talentet kampion të volejbollit dhe basketbollit nga shkollat shqiptare në rang kombëtar.

“Është koha të organizojmë brenda shkollave skuadrat sportive. Nuk fl

as për klasat sportive, por flas për ekipet sportive të shkollave dhe universiteteve, duke organizuar gara të të rinjve qoftë në nivelin lokal, qoftë dhe në nivel kombëtar. Kjo është baza dhe ku spikaten talentet për tu ngjitur më pas në majat e sportit profesionist. Universiteti i Sporteve duhet të përfshihet në këtë proces. Është e domosdoshme që gjithë komponentët e këtij mozaiku të vihen në lëvizje. Nga ana tjetër ne sot kemi krijuar një mundësi, ku këtu ka jo pak nga ata me të cilët unë kam pasur nderin të ndaj jetën sportive, më shumë duke i admiruar se sa duke më admiruar. Sjell në kujtesë sot përpara jush për të thënë që në kohën kur ne luanim basketboll, numri i palestrave ka qenë qesharak, më kujtohet ne që ishim në katër, pesëshen, e parë në Kategorinë e Parë të Basketbollit, na duhej të lëviznim për të bërë stërvitje diku tjetër, jo në Pallatin e Sportit, përdornim palestrën e studentit që ishte një palestër me parametra që sot konsiderohen të papranueshme për palestra shkollash”, tha Rama gjatë këtij takimi.

Vëmendja u ktheye dhe tek sporti i notit, ku nga një gjendje e prapambetur po punohet për një infrastrukturë adekuade me investime madhore . Qeveria shqiptare ka ngritur dy pishina, një në Durrës  ku e nga shndërruar në pishinë olimpike dhe  në qytetin e traditës të sportit të notit pishinën, e cila do t’i japi hov të madh këtij sporti në qytetin e Vlorës.

Përpos kësaj Kryeministri mori përsipër që qendrën olimpike që është në  Tiranë t’ja kthej Komitetit Olimpik, duke qenë se ka mundësi më efeikase përsa i përket menaxhimit.

Gjithashtu qeveria u anagazhua në ndërtimin e një qendre të madhe sportive në Shqipëri për Komitetin Olimpik, ku pjesëmarrja do të jetë nga të gjitha llojet e sporteve për tu shëndrruar në shtëpinë  olimpizmit shqiptar.

Nuk mungoi dhe projektimi i  qendrës olimpike të Korçës që po  kompletohet edhe si një qendër që mund të vijnë skuadra për të bërë grumbullimet, por edhe ekipet kombëtare dhe stadiumi që është pjesë e gjesë. Investim ky në shërbim të qytetit të Korçës dhe pjesës juglindore të Shqipërisë.

“Ajo që dua t’iu them është që ambicia ime është që të bëjmë një fshat olimpik shqiptar, që të jetë siç është në qendrën olimpike këtu, rezidenca e Federatës së Futbollit me fusha, të bëjmë një fshat olimpik, ku të jetë infrastruktura e administratës së Federatave, jo si kafazet e Taqos, por të ketë godinën e Komitetit Olimpik, me zyrat e Federatave dhe me gjithë aksesorët e nevojshëm që i flasin gjuhën e të gjitha sporteve.Një fshat olimpik ku të jetë basketbolli, volejbolli, peshëngritja, atletika, mundja dhe aty mundësisht duhet të shtojmë elementin e notit e me radhë.Ky është angazhimi. Unë kam folur pak me Fidelin,” -theksoi Rama.

Këto ishin pikat kryesore të diskutimit ku natyrisht gjatë kësaj kohe qeveria shqiptare ka bërë përmisime në infrastrukturën sportive me realizimin e fushave, stadiumve dhe shkollave të reja  të kompletuara me ambiente sportive.

“Kemi sot një numër të konsiderueshëm palestrash në të gjithë Shqipërinë, që janë me standarde optimale dhe kemi një bazë shumë të mirë për të zhvilluar aktivitetin e lëvizjes sportive të shkollave”, tha Rama.

Ndërkohë që patjetër, vijoi kreu i qeverisë, “kemi nevojë të vazhdojmë ta rrisim numrin e palestrave. Ne po bëjmë inventarizimin e të gjithë palestrave në një data bazë të vetme, ashtu edhe të gjithë terrenet sportive të hapura në një databazë të vetme. Ndërkohë kemi kërkuar nga bashkitë të na vënë në dispozicion të gjithë hapësirat potenciale për ndërtimin e fushave apo mjediseve të reja sportive”.

Ashtu sikundër, shtoi Rama, “do të bashkëpunojmë në këtë program me Komitetin për ndërtimin e objektive të reja të infrastrukturës sportive”.

Kryeministri Rama në përgjigje të kërkesës evidentoi problemet dhe historitë e koncesioneve me pishinat dhe “me sa di unë”, theksoi ai,  tashmë akuadromi i është rikthyer  Bashkisë së  Tiranës. Duke përmendur rëndësinë e bashkëpunimit me Komitetit Olimpik, Edi Rama premtoi angazhim maksimal  për t’i dhënë frymëmarrjen dhe vendin e duhur sportit shqiptar .