Krimineli që dorëzoi Persefoni Kokëdhimën, nderohet në Qeparo

1178
7FK-C3-0933-013327 ORIGINAL: Monument of the Partisan Heroes, stone monument depicting 2 women standing heroically with nooses around their neck, Gjirokastra, Albania. The statue pays tribute to 2 teenage girls Bule Naipi and Persefoni Kokedhima who were partisans during WWII providing assistance to the rebel forces in the contryside. Betrayed to the German forces occupying the city they were hanged in 1944. Gjirokastra was settled by the Greek Chaonians, the Romans and Byzantines before becoming an Ottoman city in 1417. Its old town was listed as a UNESCO World Heritage Site in 2005. Picture by Manuel Cohen
Sigal

Veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare

 

Emri i kriminelit që dorëzoi te nazistët gjermanë Persefoni Kokëdhimën, iu vu një rruge në Qeparo!

Nga Dilaver Goxhaj

 

Kisha shkuar në Himarë. Në Qeparo i kanë vënë një rruge emrin “Dhimo Todhri”- po thoshte Xha Thomai i shqetësuar. Të gjithë e përqendruam shikimin drejt xha Thomait, ndërsa Andrea, që ishte habitur me mosprezencën e qeveritarëve në festimin e 10 Korrikut, u mjaftua vetëm me shprehjen: “Ke të drejtë, xha Thoma!” Natyrisht që ne të tjerët kërkuam shpjegimin e revoltimit të xha Thomait. Dhe ai filloi të tregoi:
-Dëgjoni, mor shokë a zotërinj! Më falni që u them, por ne si popull ende nuk po e kuptojmë se deri në çfarë shkalle na ka prishur si njerëz kjo e ashtuquajtura demokraci! E shoh që nuk dini asgjë se kush është ky Dhimo Todhri. Ky ka qenë kryeballisti, kriminel dhe më antishqiptari në Qeparo, për të mos thënë në gjithë krahinën e Himarës. Ju nuk e dini se është ky kriminel që e dorëzoi te pushtuesit gjermanë vajzën heroinë të Himarës, Persefoni Kokëdhimën, të cilën e varën në litar gjermanët, më 17 korrik 1944, bashkë me shoqen e saj të qelisë, Bule Naipin, te sheshi Çerçizit në Gjirokastër.

Dhe pasi u qetësua disi, filloi të na e tregojë ngjarjen sa tragjike aq edhe të dhimbshme: “Që ta dini mirë, me Vendim të Këshillit Bashkiak Himarë, në Qeparo i është dhënë një rruge emri “Dhimo Todhri”. Unë dhe siraja ime nuk e dimë çfarë të mira ka bërë Dhimo Todhri nga Qeparoi për popullin tonë, që pushtetarët dhe politikanët tanë duan ta përjetësojnë atë kriminel! Persefoni Kokedhima, kur iu bashkua radhëve të Brigadës së 6-të Sulmuese. ishe vetëm 16 vjeçe vajzë. Ishte fëmija i katërt i familjes se Petro e Kaliopi Kokëdhimës. Ajo familje ishte e lidhur tërësisht me Lëvizjen Nacional Çlirimtare dhe stani i tyre ishte një nga bazat e forta ku strehoheshin partizanët dhe njerëzit ilegalë të Lëvizjes. Vëllai i dytë i Persefonit, Andrea Kokëdhima kishte filluar qysh në vitin 1942 aktivitetin me rininë antifashiste në Vlorë, më vonë pjesëtar i Çetës së Bregut dhe, me krijimin e Brigadës së 5-të Sulmuese u rreshtua partizan, mitraljer në Batalionin e dytë të saj. Të afërmit e kësaj vajze, Thanas Kokëdhima dhe Ligor Kokëdhima, gjithashtu partizanë. Të gjithë ata shërbyen si shembull frymëzimi për Persefonin, e cila u aktivizua në fshat me Lëvizjen. Në pranverën e viti 1944, së bashku me dy shoqe të tjera nga Qeparoi, Persefoni doli partizane dhe u inkuadrua në Brigadën e 6-të Sulmuese. Që të mos zgjatem shumë, në Operacionin gjermano-ballist të Qershorit 1944, formacioni partizan ku bënte pjesë edhe Persefoni, i zuri pritë një autokolone gjermane në Qafën e Gjashtës, në afërsi të Sarandës. Në këtë pritë Persefoni u plagos rëndë në shpatull dhe shokët e tërhoqën, e mjekuan dhe e lanë tek stani i babit të vet, në Malin e Qeparoit. Ndërsa kryeballisti,Dhimo Todhri, së bashku me Idrizin Jazon nga Kuçi dhe dy a tre ballistë të tjerë, shkuan dhe e arrestuan Persefonin, e cila ishte ende në gjendje tepër të rëndë shëndetësore; e lidhën dhe, për ta turpëruar e prunë tek rrapi, në Qafë, ku gjermani do ta varte në litar!”