Kastriot Kotoni:  “Me nder jush një kushëri”

340
Sigal

Inkurajo njëherë së pari meritokracinë në parti e në shtet, fto dhe krijo një klimë miqësore me botën akademike

 

Bota e mbretërive u krijua nga krushqit e kushërinjtë që si gjithmonë krijojnë një model të pushtetit

 

Kastriot Kotoni

Rreth 5 mijë deputetë dhe ministra e zëvendësministra, drejtorë të nivelit të lartë, me fisi e nipat e mbesat e tyre ia kanë vjelur të mirat e këtij shteti si me punësime e me qoka e ndere

– Ministri i Drejtësisë Mufit Libohova, tek sa i vinin njerëz të diplomuar nga perëndimi, të cilët e përshëndesnin thjesht dhe me korrektësi për të kërkuar punë, Libohova më mirë pranonte fshatarët të cilët sa e takonin i përmendin në fillim nderimin me fjalët: “Mufit Bej, të çojmë selam!”, se sa ata të diplomuarit që e kishin në majë të gjuhës fjalën: “zoti ministër, mirëmëngjes!”

 Nga njëra batutë tek tjetra, siç dihet. Kryeministri Edi Rama e filloi me mësimin e parë drejtuar ministrave të tij me luftën kundër “kushërinjve”, që t’i mbajnë sa më larg tenderave e qokave të pushtetit. Kryeministri e tha këtë batutë pas zgjedhjeve e konkretisht do ishte një “pabesi” ndaj elektoratit që e votoi për mandatin e tretë. Si është thënë e për kë është thënë kjo batutë, duket se fenomeni paska ekzistuar dhe tani duhet vënë dora mbi plagë. Po siç ka batuta që ngjisin dhe bëjnë efekt, ka edhe të tilla, që nuk kanë asnjë efekt, po edhe krijojnë ilaritet në publik. Bota e mbretërive u krijua nga krushqit e kushërinjtë që si gjithmonë krijojnë një model të pushtetit ku dhe sot debatohet se si vazhdojnë aleancat e shteteve si pasojë e tyre. Po le të mos i shmangemi këtij fenomeni që e ka shqetësuar kryeministrin. Së pari, ka arritur kulmin ky fenomen tani apo ka ardhur duke u rritur dhe ka një sinjalizim dhe problemi shtrohet, se si do ta çmontosh fenomenin kur instrumentet e shtetit i ke pasur, duke nisur që nga komisionet e rekrutimit të administratës shtetërore e deri edhe sistemin gjyqësor që nuk të lejon të shkelësh ligjin për të larguar tjetrin nga puna, sepse do t’i paguhen të gjitha pagat një më një. Po inkurajo njëherë së pari meritokracinë në parti e në shtet, fto dhe krijo një klimë miqësore me botën akademike që të ekzistojnë edhe elitat intelektuale, poltike dhe artistike në këtë vend dhe e dyta, nëse ke pasur presion nga militantët dhe deputetët, kjo nuk e justifikon aspak zhvillimin e programit politik, sepse profesionistët nuk i shërbejnë partive politike dhe nuk mund të vihen të gjithë nën ndikimin e partisë fituese. Nëse ke politika ekonomike zhvillimore të mirëstudiuara dhe larg interesave të një grupi njerëzish për të rritur punësimin në industri të qëndrueshme si ajo e agropërpunimit dhe turizmit, prodhimit energjitik dhe fokusimi drejt një produkti apo marke të prodhimit shqiptar si në nanoteknologji apo në teknologjit farmaceutike, përpunim e nxjerrje mineralesh etj.

Po inkurajo njëherë së pari meritokracinë në parti e në shtet, fto dhe krijo një klimë miqësore me botën akademike që të ekzistojnë edhe elitat intelektuale, politike dhe artistike në këtë vend dhe e dyta, nëse ke pasur presion nga militantët dhe deputetët, kjo nuk e justifikon aspak zhvillimin e programit politik, sepse profesionistët nuk i shërbejnë partive politike dhe nuk mund të vihen të gjithë nën ndikimin e partisë fituese.

Po këtu ndodh e kundërta, kushërinjtë e njerëzve që u ke dhënë tendera i ke të punësuar në administratën shtetërore e mos flasim më pas, se ke nga nëntë legjislatura rreth 5 mijë deputetë dhe ministra e zëvendësministra, kryebashkiakë e drejtorë të nivelit të lartë, e fisi e nipat e mbesat e tyre ia kanë vjelur të mirat këtij shteti si me punësime e me qoka e ndere nga më të ndryshmet. Së treti, meqë kali i betejës së opozitës duhet të ishte programi i punësimit të të rinjve, në mënyrë që të shmangej rrugëtimi i tyre për një jetë më të mirë në perëndim, duhet që ju ta merrni si prioritetin më serioz të qeverisjes suaj duke krijuar hapësira për një klimë biznesi sa më lehtësuese dhe me një trend të rritjes së kualifikimit të njerëzve me arsim të mesëm. Nuk do as mend e as kalem që edhe kjo betejë fitohet nëpërmjet luftës kundër korrupsionit, e cila, siç po rezulton nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit është tepër i lartë. Rrisni kualitetin e përfaqësimit të njerëzve në instancat e komisionit të tenderimeve, dhe të atyre të Avokatisë së Shtetit e Arbitrazhit Ndërkombëtar, në mënyrë që paratë e shqiptarëve të mos shkojnë kot e të vazhdojmë t’i kënaqim pensionistët me rritje rroge për të qarë hallin, por mbi të gjitha u rrisim borxhin brezave që do të vijnë. Mihal Gramenoja tek shënjestron problemin e punësimit në administratën e Zogut thumbon Ministrin e Drejtësisë Mufit Libohova, i cili tek sa i vinin njerëz të diplomuar nga perëndimi, të cilët e përshëndesnin thjesht dhe me korrektësi për të kërkuar punë, Libohova më mirë pranonte fshatarët, të cilët sa e takonin i përmendin në fillim nderimin me fjalët: “Mufit Bej, të çojmë selam!”, se sa ata të diplomuarit që e kishin në majë të gjuhës fjalën: “zoti ministër, mirëmëngjes!”. Kaluan vite të tëra mes kësaj semantike deri aty sa thuhej rëndom me një zhargon tejet fyes për fshatarin “Me nder jush një fshatar” e tash mos o zot do themi,- “Me nder jush një kushëri” na e ka zënë derën në këtë Shqipëri tejet të përçarë qysh kur është krijuar shteti shqiptar e ca më shumë nga regjimi komunist edhe sot për shkak të ligjit të pronave dhe ligjit 24/1 e kushedi sa e sa dallavereve të panumërta e punërave të pista, që kanë bërë bashkëatdhetarët tanë dhe ligjeve antikushtetuese, që nxirrni çdo ditë. Ju i doni kushërinjtë të gjithë të pasur e me punëra sa më të mira e mundësisht sa më larg, në fund të botës, që të mos ju shqetësojnë e një zot e di që dikur shqiptari bënte vëllamin (burrazerin) e pinte gjak, pse kish ndarë një copë udhë ose një kafshatë bukë me të apo kishin ardhur së bashku nga kurbeti e kishin kryer burgun apo ushtrinë së bashku. E sot na dilka, se kushëriri e prishka shtetin. Po si do u thuash atyre mijëra të huajve, të cilët janë martuar me shqiptarë, se edhe ata duan ta dinë kush janë kushërinjtë e burrit apo të gruas. Si gjithmonë të gjorët shqiptarë do përdorin shprehjen e ikanakëve: “Shqipëri të kam dhjerë, s’të kuptova asnjëherë” e do të sajojnë lloj-lloj legjendash.